Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Takimi i fshehtë mes Muharrem Haklajt dhe Azem Hajdarit, çfarë u tha mes tyre?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Takimi i fshehtë mes Muharrem Haklajt dhe Azem Hajdarit, çfarë u tha mes tyre?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Lufta që kishte nisur mes dy fiseve të njohura në Tropojë kishte ekspozuar në konflikt edhe deputetin demokrat Azem Hajdari. Haklajt dyshonin se ai ishte i implikuar në vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.

Në 5 Qershor të atij viti, Hajdari udhëton drejt Bajram Currit me Pjetër Arbnorin dhe Jozefina Topallin për të vizituar refugjatët nga Kosova. Ai ishte paralajmëruar nga Ministri i Brendshëm i kohës Perikli Teta se i rrezikohej jeta. Hajdari ishte përgjigjur se askush nuk e ndalte dot të shkonte në vendlindje. Mbrojtjen e tij nuk e mori përsipër as Shefi i Rendit, Jaho Mulosmani, një prej njerëzve më të afërt të Haklajve. Informacionet rezultuan të sakta. Mjeti i Hajdarit sulmohet me breshëri kallashnikovi në lagjen Patizani. Ai shpëton pa lëndime por mbetet i plagosur gazetari i Radio Televizionit Shqiptar që e shoqëronte, Bardhyl Pollo. Asokohe Hajdari akuzoi për ngjarjen drejtpërdrejtë Haklajt dhe strukturat shtetërore.

“Nuk kanë pas ndonjë motiv, ndonjë gjë pse ti bënin atentat Azemit”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Kjo ngjarje, si shumë të tjera në këtë histori nuk u zbardh nga drejtësia.

Autoriteti i padiskutueshëm i Fatmir Haklajt deri në instancat e larta shtetërore kishte shqetësuar së tepërmi Azem Hajdarin. Pasi i shpëtoi një atentati në Bajram Curri ai tashmë ndihej i rrezikuar. Më 2 Shtator të vitit 1998,  ai bën një lëvizje për tu pajtuar me Haklajt.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

“Baba kishte shkuar në Tiranë për punë personale dhe disa persona i kishin treguar Azem Hjadarit që Muharremi është në Tiranë, dhe ai kishte dërguar persona i kërkoi takim”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Muharremi futet në selinë e Partisë Demokratike, vizitë që tërhoqi vëmendjen. Takimi u zhvillua kokë më kokë. Plaku i Haklajve deklaroi pas disa vitesh se Azemi i ishte shfajësuar për vrasjen e Shkëlqimit në Qafë Luzhë.


“Azemi është shfajësuar, që nuk kam lidhje në vrasjen e Shkëlqimit, por autori është këtu në zyrën e PD, duke ia dedikuar Sali Berishës. Azemi i ka dhënë babait kasetën e mitingut të vitit 1997”, – tregon Zylfije Haklaj, motra e Haklajve.

Bëhet fjalë për të njëjtin material që Shkëlqimi kishte siguruar nga persona brenda Partisë Demokratike fill pas mitingut të qershorit të vitit 1997.

Për këtë takim, i njohur në publik ka qenë vetëm versioni i plakut të Haklajve. Vetë i ndjeri Hajdari nuk ka dhënë detaje sa ishte gjallë./Top Story

Pas

Ekzekutimi i majorit të UÇK-së Ilir Konushevcit, një prej miqve të Haklajt

Para

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe përse Fatmir Haklaj ndodhej atë ditë në Tiranë?

Para
Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe përse Fatmir Haklaj ndodhej atë ditë në Tiranë?

Kush e nxori në pritë Azem Hajdarin dhe përse Fatmir Haklaj ndodhej atë ditë në Tiranë?

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

nga Fast News
14:54 | 09/04/2026
0

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

nga Fast News
14:48 | 09/04/2026
0

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

nga Fast News
14:47 | 09/04/2026
0

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

nga Fast News
11:28 | 09/04/2026
0

Recent News

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

14:54 | 09/04/2026
Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

14:48 | 09/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora