• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tiranë/ “Kopshti Nexhmije Pagarusha”, mbillen 100 pemë në nder të Bilbilit të Kosovës

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
Tiranë/ “Kopshti Nexhmije Pagarusha”, mbillen 100 pemë në nder të Bilbilit të Kosovës
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Qyteti i Tiranës ka nderuar figurën e këngëtares kosovare Nexhmije Pagarusha, e cila u nda nga jeta më 7 shkurt të këtij viti. Një kopsht me 100 penë iu dedikua bareshës. Gjatë mbjelljes së pemëve ishte kryebashkiaku Erion Veliaj dhe këngëtari i mirënjohur kosovar, këngëtarja Shyhrete Beluli dhe Violeta Kukaj.

“Skena të sjell kënaqësi, por profesioni më i rëndësishëm që ka njeriu në jetë është profesioni i qytetarit. Unë besoj se një artist i vërtetë nuk është vetëm në skenën e këngës dhe muzikës, por në çdo skenë. Sot jam vërtet i bekuar që jam rrethuar nga artistë të vërtetë, nga vëllezërit dhe motrat nga Kosova, që e kanë lidhur një pjesë të jetës së tyre me kryeqytetin tonë, Tiranën, që sapo ka mbushur 100-vjeç”, tha Veliaj.



Kryebashkiaku u shpreh se kjo është mënyra më e mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, duke lënë pas urrejtjen dhe ndasitë. “Nuk ka mënyrë më të mirë për ta nisur shekullin e dytë të kryeqytetit tonë, jo duke mbjellë sherr, inat, ndasi, por duke mbjellë pemë, hijeshi dhe bukuri. Dua t’i falënderoj shumë për këtë dhuratë që i kanë bërë Tiranës dhe shpresoj shumë që, si fëmijët e vegjël që sapo takuam, të kuptojmë se ky është misioni i gjeneratës sonë: Ta lëmë Shqipërinë, Kosovën, Tiranën, Prishtinën, më mirë se ç’e gjetëm”, theksoi ai.

Veliaj shtoi se ky transformim është një punë në progres për t’i lënë gjeneratës së re një pajë të bukur. “Edhe qyteti është si një shtëpi, sa më shumë të punosh, aq më shumë zbulon që duhet bërë. Por, pyetja është: A bëmë çdo ditë diçka për ta bërë më të mirë se dje? A bëri çdo gjeneratë më shumë, për t’ia lënë gjeneratës tjetër më të mirë se ç’e gjeti? Sot përgjigja është po!”, deklaroi Veliaj.

Artisti i njohur Sabri Fejzullahu shtoi se në Tiranë po bëhen gjëra mira dhe një ndër to është nisma për të shtuar gjelbërimin.

“Si çdo kosovar, e dua Shqipërinë nga kur kam lindur, tani si 75-vjeçar. Dëshira ime dhe e familjarëve të mi për të ardhur çdo dy javë në Tiranë nuk shuhet sepse nëse nuk vij më mungon diçka, një pjesë e jetës time. Kur vij këtu plotësohem. Jo për t’ju thënë fjalë të bukura, por ju përgëzoj për vullnetin, vizionin. Unë po shoh, po prek gjëra të bukura, gjëra fenomenale europiane, që janë të një niveli shumë të lartë, që nëse krahasojmë ekonominë këtu dhe atje, këtu ekonomia është shumë e vogël, por bravo që po na jepni dashuri neve. Ju jeni ozoni i popullit shqiptar, ju jeni frymëmarrja, jeni mushkëria jonë, e fëmijëve tanë. Sinqerisht po. E dua gjelbërimin”, tha ai.

Këngëtarja e njohur, Shyhrete Beluli përgëzoi kryebashkiakun Veliaj për vizionin dhe theksoi se ky shembull duhet të ndiqet edhe nga të tjerët. “Unë jam shumë e nderuar që jam në mesin e kolegëve të mi, në mesin e gjithë shqiptarëve, se me Shqipërinë u rritëm me ëndrrën me e pa, por s’kishim se si. Tani na erdhi dita që të vijmë edhe të japim kontributin tonë, dashurinë tonë, të mbjellim diçka që jeton përgjithmonë. Përshëndes kryetarin vizionar, që duhet të jetë shembull për gjithë të tjerët”, tha Beluli.

Pak kohë më parë, bilbili i Kosovës dhe mbretëresha e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, u prit në Bashkinë e Tiranës në një ceremoni të veçantë, ku kryebashkiaku Erion Veliaj i dha “Çelësin e Qytetit”, në shenjë mirënjohje për gjithçka ajo ka bërë për muzikën dhe artin shqiptar, si simbol i pakontestueshëm i artit, kulturës edhe i asaj çka përfaqëson Shqipëria dhe shqiptarët.

Pas

A u vetëvra Kaçifas? Prokuroria e Gjirokastrës përgënjeshtron lajmet

Para

Në mes të Zvicrës Ariola mban ‘hopa’ Xhodën: Po më merr gruaja xhiro (Video)

Para
Në mes të Zvicrës Ariola mban ‘hopa’ Xhodën: Po më merr gruaja xhiro (Video)

Në mes të Zvicrës Ariola mban 'hopa' Xhodën: Po më merr gruaja xhiro (Video)

Të Gjitha

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

nga Fast News
17:00 | 16/05/2025
0

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

nga Fast News
16:45 | 16/05/2025
0

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

Kush janë 10 sportistët më të paguar në botë në 2025? Cili kryeson?

nga Fast News
16:30 | 16/05/2025
0

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

Si të paraqiteni më të mençur sesa jeni?

nga Fast News
16:15 | 16/05/2025
0

Recent News

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

Përfitimet nga Samiti, ga politikat për të rinjtë tek tregu i përbashkët

17:00 | 16/05/2025
Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

Ku t’i kaloni pushimet këtë verë?

16:45 | 16/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar