• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Skandali seksual në shkollën në Fier/ PD: Heshtja e qeverisë tregon se nuk ka kontroll

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Skandali seksual në shkollën në Fier/ PD: Heshtja e qeverisë tregon se nuk ka kontroll
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Partia Demokratike ka dalë me një deklaratë për mediat ku denoncon heshtjen e qeverisë duke mos e dënuar abuzimin seksual të një mësuesi me nxënësen e mitur në një shkollë të qytetit të Fierit. Kjo heshtje sipas PD-së është një tregues se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat. Ndër të tjera, ish-deputetja e PD-së Oriola Pampuri, tha sot se Ministrja e Arsimit Besha Shahini duhet të ishte shkarkuar.

Sipas Pampurit, ky rast i rëndë, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë– me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE

Emisioni investigativ “Stop” ka treguar para shqiptarëve me një seri denoncimesh të abuzimit seksual me fëmijët në shkollën e muzikës në Fier se sistemi arsimor është degraduar nga politizimi dhe paprekshmëria e militantëve të partisë në pushtet.

Rasti i shkollës në Fier zbuloi një rrjet mësuesish dhe drejtuesish të shkollës, që ishin në dijeni të abuzimit seksual me vajzat e mitura nga mësuesit e shkollës dhe heshtnin. Sepse drejtoresha e shkollës, një militante politike, e emëruar nga partia socialiste, ishte bashkëshortja e njërit prej mësuesve abuzues.

Ky rast i rëndë, i denoncuar nga emisioni investigativ Stop, duke mos qenë një rast i veçuar, nxjerr një nga problemet më të thella dhe më të rënda të shoqërisë – me politizimin kapilar të sistemit arsimor, shkolla po humbet rolin edukativ, mësimor dhe mësuesi nuk po shihet më si model për shoqërinë.

Rasti i abuzimit seksual në bashkëpunim në shkollën e muzikës në Fier, heshtja e qeverisë duke mos e dënuar këtë ngjarje të tmerrshme, akuzat e Ministres së Arsimit ndaj denoncuesve të skandalit janë tregues të drejtpërdrejtë se qeveria nuk ka më kontrollin mbi shkollat dhe, për shkak të emërimeve partiake, i fsheh problemet.

Në papërgjegjshmëri politike dhe njerëzore, Ministrja doli në krah të abuzuesve dhe sulmoi denoncuesit, duke përforcuar dyshimet se ka qenë në dijeni të ngjarjeve dhe ka fshehur të vërtetën. Rasti i abuzimit seksual nga mësuesit me fëmijët në shkolla apo keqtrajtimit të tyre nuk është rast i izoluar. Por edhe sikur të ishte një i vetëm, Ministrja e Arsimit duhet të ishte shkarkuar. Jo pse nuk mundi të parandalojë një skandal të tillë, por se e fshehu atë dhe sot akoma nuk ka asnjë qëndrim që të tregojë distancim nga abuzuesit në shkolla, militantë të partisë në pushtet.

Partia Demokratike e kërkon shkarkimin e Besa Shahinit në mbrojtje të fëmijëve, për t’u bërë zëri i çdo vajze dhe i çdo djali të mitur që ngacmohet në shkollë nga mësuesit, i çdo fëmije dhe prindërve të tyre, që nuk gjejnë siguri dhe mbështetje nga drejtuesit partiakë të shkollave.

Ajo që ka ndodhur në Fier mund ta shohim edhe në filma, siç thotë njëra nga ministret e Edi Ramës, port ë paktën në filma, dikush mban përgjegjësi. Ndërsa në filmin horror të rilindjes së Edi Ramës, abuzuesit e fëmijëve, drejtuesit që i fshehin këto ngjarje të rënda, mbrohen nga Ministrja e Arsimit.

Pas

LAJM I FUNDIT/ Ndahet nga jeta në moshën 99-vjeçare Nexhmie Hoxha

Para

Kush e priti Nexhmije Hoxhën kur doli nga burgu (Video)

Para
Kush e priti Nexhmije Hoxhën kur doli nga burgu (Video)

Kush e priti Nexhmije Hoxhën kur doli nga burgu (Video)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar