Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Si kryesues i Superiores/ Flet Egbo pas fitores: Le ta di gjithë Shqipëria, Tirana dhe bota

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Si kryesues i Superiores/ Flet Egbo pas fitores: Le ta di gjithë Shqipëria, Tirana dhe bota
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në takimin që u zhvillua në “Air Albania”, Tirana ka mundur Kukësin me rezultatin 1-2 dhe ishte transfertë për bardeblutë. Ndërkaq, të paktën sipas kalendarit të Superiores, pasi në stadium gjendeshin më tepër tifozët kryeqytetas.

Verilindorët kaluan të parët në avantazh pas autogolit të Kristi Vangjelit në minutën e 53, që ishte i pafat në atë devijim. E kur të gjithë e panë takimin si të përfunduar, erdhi edhe përmbysja. Fillimisht do të ishte Teqja që do e linte Kukësin me një lojtar më pak pas dy kartonëve të verdhë. Në atë goditje dënimi, Batha dha një magji të vërtetë duke e ndalur topin në rrjetë. Vetëm dy minuta më vonë ishte Torrasa që e kishte si lojë fëmijësh për të gjetur golin, pasi Kobina e nxori me portën e boshatisur.

Një festë e madhe dhe e papërmbajtur ishte edhe nga trajneri Egbo, që me gishtin drejtuar në qiell, ia faturon vetëm Zotit gjithë këtë mrekulli të ndodhur në pak kohë dhe atëherë kur askush nuk e priste. Tirana kryeson Superioren pas kësaj fitore, duke lënë pas Kukësin me dy pikë larg.

Egbo (Tirana): “Nuk e di nga t’ia filloj, jam pa fjalë. Le ta di e gjithë Shqipëria, gjithë Tirana dhe bota. Është Zoti atje lart që ka bërë gjithçka dhe na dha këtë sukses, lavdia është për të. Zoti e ka bërë punën në kohën e tij, pasi nuk i bën asnjëherë të zakonshme si njerëzit. E ka parë sakrificën e lojtarëve tanë. Situata u ndryshua edhe pas futjes së Ngos. Golin e pësuar nga ne nuk mund ta quaj naiv dhe nuk ishte gafë e Vangjelit, por nisi që në krahun e mbrojtjes që depërtoi lojtari i Kukësit. Partizani? Le t’i lëmë lojtarët sot të qetë dhe nesër futemi sërish në stërvitje. Nuk besoj se do futemi në eufori. Nëse i bëni gjërat e drejta, si duhet dhe i fut lojtarët si duhet, atëherë Zoti i bën gjërat e tij dhe e shikon. I thashë Vangjelit që mos u mërzit, vetëm të vazhdojmë kështu sepse ka besim te vetja”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Pas

Roza Lati nuk “përmbahet”/ Poston foton shtrirë në shtrat me Stresin

Para

Shqipëria futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

Para
Shqipëria futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

Shqipëria futet sërish në listën gri të pastrimit të parave

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

nga Fast News
19:16 | 04/11/2026
0

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

nga Fast News
19:11 | 04/11/2026
0

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

Raporti i KE: Ekonomia shqiptare u rrit me 3.7% në 2025, turizmi mbajti peshën kryesore

nga Fast News
14:02 | 04/11/2026
0

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

Rama takon Rutte, rikonfirmohet Samiti i NATO-s në Tiranë

nga Fast News
11:37 | 04/11/2026
0

Recent News

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

KE: SPAK tregon pavarësi në hetimin e korrupsionit, sfida në konfiskimin e aseteve

19:16 | 04/11/2026
Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

Rama: Shqipëria vlerësohet më lart se kurrë nga Komisioni Europian, detyrat mbeten të shumta

19:11 | 04/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora