Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Rregulla të reja për emigrantët në SHBA, ja sa preken shqiptarët nga ky ndryshim

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Rregulla të reja për emigrantët në SHBA, ja sa preken shqiptarët nga ky ndryshim
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Më 24 shkurt administrata Trump do të nisë zbatimin e rregullave të reja për emigrantët që janë përfitues të programeve për ndihmë shtetërore në Shtetete e Bashkuara.

Rregulli i ri do të ndikojë në procesin e marrjes së vizës emigruese ose leje të përhershme qëndrimi në Shtetet e Bashkuara nga qytetarë të vendeve të huaja me të ardhura të vogla.

Muajin që shkoi ky rregull mori dritën e gjelbër nga Gjykata e Lartë amerikane.

Rregullat e reja u japin autoritet zyrtarëve të emigracionit të refuzojnë aplikimet për ndihma në para ose forma tjera të asistencës nga Shtetet e Bashkuara.

“Ata që kanë më shumë pasuri janë më pak në rrezik, ndërsa ata që janë më pak të shkolluar, që kanë familje të mëdha ose të ardhura të vogla janë në rrezik të refuzohen”, tha Marg Greenberg nga Instituti për Politike të Emigracionit.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Analisti Greenberg thotë se aplikantët nga shtete të varfa, me popullësi jo të bardhë janë në rrezik të refuzimit të vizave ose lejes së përhershme të qëndrimit, e njohur si karta e gjelbër.

“Kjo do të ketë ndikim më të madh negativ tek përfituesit e kartës së gjelbër nga Meksika, Amerika qëndrore ose Karaibet, krahasuar me Evropën, Australinë ose Zelandën e Re”, tha ai.

Mbështetësit e rregullit nuk e shohin atë si paragjykues.

“Është rregull neutral që aplikohet tek njerëzit e çdo race, është e njëjta për çdo vend. Nëse jeni një person i pasur i një race në një vendi, ju do të jeni më mirë krahasuar me një person të një race tjetër dhe vendi tjetër”, tha zoti Howell nga Fondacioni Heritage.

Më pak viza dhe leje të përhershme qëndrimi pritet të miratohen me rregullin e ri.

Sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, aplikuesve u rriten mundësite për vizë emigruese pasi shfaqin dëshmi të pasurive financiare, të hyrave, dëshmi të sigurimeve private shëndetësore, oferta punësimi në ShBA apo zotimin për mbështetje financiare nga dikush jashtë Shteteve të Bashkuara.

Disa këtë e shohin si mundësi për të ruajtur fondet publike dhe përmirësimin e tregut të punës për amerikanët.

Korporata të mëdha amerikane cilësuan rregullin si pengesë për punëdhënësit amerikanë që duan të angazhojnë talentë të huaj.

Rregulli po hyn në fuqi pasi drejtori i zyrës së menaxhmentit dhe buxhetit në administratën Trump, Mick Mulvaney, u citua të thotë se SHBA ka nevojë për emigrantë të ligjshëm.

Të hënën fillon zbatimi i rregullit në të gjitha shtetet amerikane, përveç Ilinoit, që është në pritje të vendimit nga gjykata federale.

Voice of America (VOA)

 

 

Pas

Çfarë ndodhi në koncertin e Noizyt? Këngëtari në panik, ndërhyjne rojet e sigurisë (VIDEO)

Para

Alarmi nga koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë, shtyhen edhe 3 ndeshje të Serisë A

Para
Alarmi nga koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë, shtyhen edhe 3 ndeshje të Serisë A

Alarmi nga koronavirusi ‘mbërthen’ Italinë, shtyhen edhe 3 ndeshje të Serisë A

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

nga Fast News
18:30 | 12/03/2026
0

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

nga Fast News
18:09 | 12/03/2026
0

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

Pse njerëzit duan me çdo kusht të bëhen dikushi…

nga Fast News
18:00 | 12/03/2026
0

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

Nafta kalon 100$ për fuçi pas tensioneve me Iranin, bien tregjet globale të aksioneve

nga Fast News
17:27 | 12/03/2026
0

Recent News

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

Qytetet më të mira të Europës në vitin 2026

18:30 | 12/03/2026
Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

Po fëmijët tanë kush i mbron, AKU apo SPAK?

18:09 | 12/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora