• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mezi po e presin të gjithë, kjo është shenja që tregon fundin e epidemisë së koronavirusit

nga Fast News
5 years më parë
në Bota
0
Mezi po e presin të gjithë, kjo është shenja që tregon fundin e epidemisë së koronavirusit

Italian soldiers wearing sanitary masks patrol Duomo square in downtown Milan, Italy, Monday, Feb. 24, 2020. At least 190 people in Italy’s north have tested positive for the COVID-19 virus and four people have died, including an 84-year-old man who died overnight in Bergamo, the Lombardy regional government reported. (Claudio Furlan/Lapresse via AP)

152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ekziston një parametër që mund të na tregojë nëse më e keqja është pas nesh: është pikërisht numri i njerëzve që secili pacient mund të infektojë. Nëse ky numër është më pak se një, kjo do të thotë që epidemia gradualisht po largohet. Por tani për tani nuk duket se jemi akoma në këtë faze. Ekspertë nga e gjithë bota po mundohen të parashikojnë se kur do të përfundojë përhapja e Koronavirusit dhe është pikërisht ky parametër i ri i cili mund të tregojë realisht fundin e epidemisë.

Të gjithë duan të dinë se si po shkon epidemia dhe kur do të tejkalohet kulmi, dmth pika ku është regjistruar numri maksimal i të infektuarve. Pas kësaj me sa duket do të ketë një fazë në të cilën ky numër mbetet i palëvizshëm me kalimin e kohës dhe më pas do të bjerë, pra jo vetëm që nuk do të ketë diagnoza të reja, por numri i përgjithshëm i pacientëve në përgjithësi do të ulet dhe shërimi do të rritet. Për momentin, edhe duke parë tabelën dhe të dhënat e OBSH-së që nga 25 shkurt (më poshtë), nuk duket se jemi akoma në këtë fazë, duke pasur parasysh që ka ende raste të reja dhe numri i të infektuarve është akoma në rritje, megjithëse pak.





Diagnostikimet e reja ditore po bien.

Por gjithçka po ndodh me më pak shpejtësi. Nuk është rastësi që Tedros Adhanom Ghebreyesus, drejtori i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetit në 20 shkurt tha se “të dhënat nga Kina vazhdojnë të tregojnë një ulje të rasteve të reja të konfirmuara”, megjithëse si gjithmonë nuk është koha për të ulur vigjilencën. Sidoqoftë, nuk janë rastet totale që bien, por diagnozat e reja ditore, kështu që ne nuk jemi akoma në fazën e zbritjes së kurbës që përshkruan epideminë.

Koronavirusi, shkalla neto e riprodhimit

Por çfarë mund të tregojë që e kemi kaluar përfundimisht kulmin (numri maksimal i të infektuarve) dhe që po arrijmë zbritjen? Ekziston një element kryesor, i cili është thelbësor për ta kuptuar atë, siç lexojmë në një artikull në Business Insider. Është një parametër për të cilin kemi folur tashmë dhe është numri i njerëzve që mund të infektojë secili pacient, i ashtuquajturi numri bazë i riprodhimit ose ndryshe shkalla neto e riprodhimit. Ideja është që, nëse kulmi është tejkaluar, ky numër duhet të jetë më i vogël se 1. Nëse ky është rasti, secili pacient mund të infektojë më së shumti një person tjetër ose asnjë, dhe kjo do të thotë që në afat të gjatë infeksioni shuhet. Në të kundërt, nëse numri është më i madh se 1, sëmundja është akoma duke u zgjeruar.

Nga kulmi në shkallën neto të riprodhimit

Por vlerësimi i shkallës neto të riprodhimit është i vështirë, gjithashtu numri ndryshon në bazë të rajonit të marrë në konsideratë (Kina ose vendet e tjera, dhe madje edhe brenda Kinës mund të ndryshojë). Një raport i fundit nga Qendra Kineze e Kontrollit të Sëmundjeve zbuloi se kulmi në Kinë do të arrihet më 1 shkurt, megjithëse siç shkruajnë autorët kinezë mund të ketë një rikuperim (dhe për këtë arsye kulmi do të ishte vetëm i pari nga dy ose mes disa të tilla).

Shumë studime kanë vlerësuar shkallën neto të riprodhimit, duke e konfirmuar atë në mbi shifrën 1. Sidoqoftë, duhet të specifikohet që këto kërkime i referohen të dhënave nga një periudhë para publikimit, prandaj ato nuk azhurnohen deri në datën aktuale. Megjithatë rezultati final është se kulmi i epidemisë nuk është kaluar ende.

Kulmi, së shpejti.

Me pak fjalë të gjithë gjendemi në një gjendje pritjeje të vazhdueshme. Sipas fizikanit Alessandro Vespignani, ekspert për sistemet komplekse dhe drejtor i Institutit të Shkencave të Rrjetit të Universitetit Verilindor në Boston, kulmi mund të vinte në fund të shkurtit ose fillim të marsit, siç raportohet nga Ansa në një intervistë. Ndërsa Zhong Nanshan, një epidemiolog që dihet se ka zbuluar Koronavirusin e Sars, më 11 shkurt tha se maja mund të mbërrij tani afër rreth fundit të muajit. Tani për tani, megjithatë, janë ende hipoteza, thjesht duhet të prisni. (Wired/ Përshtati Scan)

 

 

Pas

Albin Kurti ‘me dorë të hekurt’, nis procedurat për shkarkimin e Hashim Thaçit

Para

Për kë ndryshon Tirana?

Para
Për kë ndryshon Tirana?

Për kë ndryshon Tirana?

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar