• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Mbi forcën e ligjit ndaj të fortëve të krimit

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Mbi forcën e ligjit ndaj të fortëve të krimit
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mentor Kikia

Operacioni forca e ligjit është tema kryesore e diskutimeve, jo vetëm publike sot. Falë një gjetjeje PR, policja bjonde me syze të errëta u bë magneti i kësaj risie shtetërore.

Ne shqiptarët kemi të gjithë arsyet të jemi dyshues ndaj çdo gje që bën qeveria apo shteti. Por unë dua të jem në anën e këtij operacioni kësaj radhe. Pa pjesën e shoët, patjetër.

Unë nuk i kam inat të pasurit. Por, për ata që kanë ndërtuar hotele, resorte, apo saraje luksi, duke shitur drogë, duke shfrytëzuar vajzat si prostituta, duke vrarë e grabitur, duhet bërë edhe “drejtësi financiare” veç asaj penale(nëse është bërë). Unë nuk i kam inat ata që kanë makina të shtrenjta, pse makina ime rri më shumë me mekanikun se me mua, por ata që shpenzojnë qindra mijëra euro për një makinë, nga paratë e drogës, prostitucionit apo krimeve të tjera, duhet ti nënshtrohen edhe “drejtësisë financiare”.

I keni parë vajzat e bukura të ekranit, muzikës apo modës(modele thonë të gjitha që janë, por se di ku sfilojnë), që pa punuar fare apo me ca punë modeste ngasin makina nga 200 a 300 mijë Euro? I keni parë postimet e fotove që u kapin “paparacët”, ndërsa pushojnë në vendet më luksi të botës, apo nëpër jahte? Pas tyre janë shpesh sponsorët e parave të drogës dhe krimit.

Unë se kam inatin me vajzat, por ato janë sot modeli i rinisë. Ato ftohen nëpër emisione e studio për të treguar “eksperiencat” e Dubait e ishujve Maldive, ndërsa vajzat e vërteta plasin kokën pas librave për të marrë rezultatet më të mira, e nesër nuk gjejnë dot punë.

Paraja e krimit ka shkatërruar hierarkinë e shoqërisë, ka prodhuar modelin më të keq të mundëshëm. Paraja e krimit shkatërron konkurencën, pasi dikush përllogarit çdo qindarkë në një investim, e dikush lan në ar parmakët e shkallëve.

Po kaq kontribues sa bota e krimit në këtë deformim të shoqërisë, është edhe bota e korruptuar e politikës dhe pushtetit. OFL ka bërë shumë mirë që nuk e ka në fokus këtë grup, pasi do të paragjykohej menjëherë. Të shpresojmë që do të jetë SPAK që do tua numërojë makinat politikanëve.

Pas

Tre ditë në grevë urie punonjësit e nënstacionit të Poçemës, rëndohet gjendja e tyre

Para

Zjarr në Shkodër nga rrjeti elektrik i amortizuar/ 20 familje të varfra mbesin pa shtëpi (VIDEO)

Para
Zjarr në Shkodër nga rrjeti elektrik i amortizuar/ 20 familje të varfra mbesin pa shtëpi (VIDEO)

Zjarr në Shkodër nga rrjeti elektrik i amortizuar/ 20 familje të varfra mbesin pa shtëpi (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar