• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Lubonja: “S’ka bir nëne që të më bindë”/ Ja në cilin sektor bëhet pastrimi i parave (VIDEO)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Lubonja: “S’ka bir nëne që të më bindë”/ Ja në cilin sektor bëhet pastrimi i parave (VIDEO)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Analisti Fatos Lubonja e shikon atë që po ndodh me OFL si kulmin e një padrejtësie, hipokrizie që pretendon se po bën drejtësi. Në “Real Story”, Lubonja kujtoi thënien e filozofit grek Platoni, ndërsa tha se pastrimi i parave bëhet në sektorin e ndërtimit. Sipas tij, kjo është një qeveri që bën pastrimin e parasë bashkë me krimin dhe bashkëpunon me krimin.

“Secili ka dhe një përjetim të vetin si e pret pavarësisht nga maxhoranca e cila njëherë ka të drejtë e njëherë s’ka. Mua më kujtohet një thënie e Platonit. Padrejtësia më e madhe, thotë Platoni është kur ai që e bën pretendon se po bën drejtësi. Unë e përjetoj si kulmin e një padrejtësie, hipokrizie që më revolton dhe më shumë. Ja po kapim ca kriminelë. Në qoftë se unë dua të shikoj krimin… boll të shikosh ato makinat Range Rover dhe e regjistron, pastaj bën një hetim. Por më shumë se Range Rover-at këtu janë grataçelat dhe pallatet që po na ngre kryebashkiaku dhe kryeministri. Nuk ka bir nëne që të më bindë mua që këto gratacela dhe pallate po i ngre ekonomia shqiptare në lulëzim, njerëzit që kanë nevojë për strehim, për të hapur supermarkete. Nuk ka bir nëne që të më bindë mua që këto nuk janë pastrim parash. Për pastrim parash të krimit të organizuar. Ka një lidhje shumë të thjeshtë, ky që jep lejen e drejtimit nuk e dika fare kujt ia ka dhënë lejen, pse po ndërtohet kjo? Ja ku u bë lidhja. Merr sa leje ka dhënë Veliaj këto 3-4 vitet e fundit, me qindra, që nuk kanë lënë qoshe në Tiranë pa ngritur, s’ke nevojë shumë për të kuptuar që kjo është një qeveri që bën pastrimin e parasë bashkë me krimin dhe bashkëpunon me krimin. Lidhjet i kemi dhënë. Policinë që bashkëpunon me Vangjush Dakon e kriminelët për votat. Tani na del një operacion që do luftoka krimin. Meqë kemi prokurorin këtu që i njeh ligjet, unë tani pashë një aksion 600 makina brenda një dite, të sekuestruara, të blinduara… Si u zhvilluan këto njerëz kështu me 600 makina të blinduara si erdhi kjo punë. Me një ditë 600? Pyet çik këto pallatet sa i shesin, 7 mijë euro metri katror, 2 mijë euro. Kush janë këta që i ndërtojnë dhe që i blejnë? Kemi ndonjë ekonomi tjetër që po zhvillohet gjithë kjo”, theksoi Lubonja.





Më pas shtoi se OFL nuk ka ndryshim nga ligji anti-mafia i miratuar në kohën e Berishës që u kundërshtua atë kohë nga Vasilika Hysi, sot deputete e PS, atëherë kryetare e Komitetit të Helsinkit.

“Ore di të më thotë prokurori, çfarë ndryshimi ka ky ligj OFL-ja, KÇK më duket tmerr të thuash, nga ligji antimafia, të cilin më duket se e ka bërë Berisha por s’ka rëndësi dhe Vasilika Hysi e ka sulmuar si ligj që prek të drejtat e njeriut…çfarë ndryshimi ka nga ky? S’ka asnjë ndryshim më rezulton mua por do të bësh një show”, tha Lubonja.

Pas

Bilisht/ Përfshihet nga flakët një pallat, rrezikohen banorët

Para

“Kam pirë hashash para dy ditëve”/ Arrestohet modelja e njohur

Para
“Kam pirë hashash para dy ditëve”/ Arrestohet modelja e njohur

“Kam pirë hashash para dy ditëve”/ Arrestohet modelja e njohur

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

nga Fast News
14:10 | 22/08/2025
0

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

nga Fast News
09:00 | 22/08/2025
0

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

Sigurimi i detyrueshëm i banesave, ja rezervat e Dhomës Amerikane të Tregtisë

nga Fast News
08:30 | 22/08/2025
0

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

Si ndikojnë mediat sociale tek të rinjtë?

nga Fast News
08:00 | 22/08/2025
0

Recent News

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

Më pak të huaj hyjnë në Shqipëri, më shumë shqiptarë largohen

14:10 | 22/08/2025
Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

Femrat mbajnë peshën kryesore në bashkitë e vendit/ 77% e stafit me gra, kryesojnë ato në shërbime sociale

09:00 | 22/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar