• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Edhe një element tjetër i kulturës iracionale ne varrime!

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Teprimet dhe e drejta e një opinioni mbi zgjedhjet Evropiane dhe pamundësinë për të votuar në Tiranë!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga ARTUR NURA

Pa dyshim që në kulturën tonë socio-kulturore gjen elemente të prejardhura si nga Lindja ashtu dhe nga Perëndimi dhe ato tashmë janë pjesë e së tërës kulturë shqiptare, e cila nuk shfaqet e njësuar ngado midis nesh.





Për shembull, zakonet dhe tradita e varrimit në Shqipëri shfaqet e ndryshme në Jug nga Shqipëria e Mesme e në Veri dhe sigurisht anasjelltas. Vdekja dhe respekti ndaj të vdekurit si institucion filozofik tradicional është e lidhur drejtpërdrejt me kulturat përkatëse, të cilat bashkëjetojnë në shekuj me shqiptarët.

Kjo dukuri pa dyshim është i lidhur me kulturën kristiane dhe myslimane, por edhe elemente të tjera socio-kulturore ndikojnë pa dyshim. Në fakt, pavarësisht se Shqipëria është vend i vogël, mund të gjesh elemente të ndryshme të zakoneve të njëjta për zona të caktuara gjeografike pavarësisht përkatësisë së njëjtë fetare.

Parimisht, kjo duhet të ketë ndodhur edhe për shkak të periudhës ateiste të Shqipërisë, e cila ka tentuar me forcë të njësojë kulturën e shoqërisë nën diktaturë. Ndoshta tek kjo periudhë mund të gjenden disa nga shkaqet e përzierjes dhe ndryshimeve të këtyre traditave.

Por përtej kësaj, duket se traditat evoluojnë edhe sot në mënyra të caktuara dhe nga shkaqe të caktuara. Në fakt, nuk ka si të jetë ndryshe, ndërsa sot shqiptarët kanë një numër shumë të konsiderueshëm emigrantësh, kryesisht në Evropën Perëndimore nga ku marrin dhe japin.

Në një varrim në Lezhë

Personalisht mora pjesë në varrimin e nënës së tre djemve në qytetin e Lezhës. Sipas zakonit të kësaj treve, gratë nuk shkonin në varreza, por megjithatë pjesëmarrja atje ishte e jashtëzakonshme, pavarësisht përkimit me një nga ditët më të nxehta të vitit.

Të tre djemtë janë me origjinë nga Lezha, por tashmë jetojnë dhe punojnë në Tiranë, ku kanë një pozitë shoqërore mjaft të vlerësuar. Në atë varrim kishin ardhur mjaft miq dhe dashamirës nga Tirana, përgjithësisht me automjetet e tyre duke krijuar një karvan pa fund, i cili bllokoi rrugën e amortizuar të varrezave të Lezhës.

Edhe miqtë e vjetër lezhjanë nuk mungonin në atë mort, por edhe ata në pjesën më të madhe kishin ardhur me automjetet personale. Dy autobusë, njëri nga Lezha dhe tjetri nga Tirana, ishin pothuajse bosh.

Por, përtej kësaj panorame, në këtë histori masive në momentet e fundit dhe më delikate, pranë tre vëllezërve ishin vetëm rreth njëzet vetë, të cilët dukeshin që e përjetonin edhe ata dhimbjen për vdekjen e zonjës së nderuar së bashku me bijtë e saj. Me ta ishte edhe hoxha i cili sipas ritit mysliman shoqëronte momentet prekëse duke u falur me zë të ulët. Hoxha kishte një veshje të kollarisur të cilën personalisht s’e kisha parë më parë. Pjesa tjetër e të pranishmeve bisedonte sipas rastit dhe për gjëra krejt të tjera duke pritur radhën të ngushëllonin të tre vëllezërit për ikjen e nënës së tyre nga kjo jetë.

Zakoni i qytetit të Lezhës e donte që të mos jepej dora apo putheshe në faqe ndërsa ngushëlloje familjarët dhe radha e gjatë e njerëzve mbaroi shpejt. Personalisht këtë zakon të përshëndetjes vetëm me dorën pranë kokës e gjykoj më inteligjent dhe më higjenik se ajo të cilën praktikojmë në Tiranë duke dhënë dorën dhe në disa raste duke puthur në faqe.

Një eksperiencë personale në Tiranë

Në varrimin e prindërve të mi të paharruar ne respektuam bindjet e tyre personale dhe i shoqëruan në momentet e ndarjes nga jeta me një nga hoxhallarët më të nderuar në kryeqytet.

Hoxha i Tiranës nuk kishte veshjen e hoxhës së Lezhës dhe artikulonte në mënyrë shumë më inteligjente. Edhe riti i hoxhës së kryeqytetit ishte i ndryshëm nga ai i qytetit të Lezhës, por pa dyshim edhe në varrimin e prindërve të mi për arsye të ngjashme me rastin e Lezhës, pjesëmarrja ishte e jashtëzakonshme dhe masive.

Hoxha i nderuar në të dyja rastet e prindërve tanë, duke nënvijëzuar për miqtë e pranishëm këtë fakt të pjesëmarrjes masive në varrim dhe duke u kujtuar se kjo gjë nuk kishte të ngjashme në kulturën perëndimore, u tha atyre se ky është një fenomen njerëzor për t’u përshëndetur dhe mbajtur gjallë.

Por a është kjo praktikë më racionale gjithashtu?

Personalisht, i bindur që miku im, i cili kryen punën shumë të nderuar të hoxhës beson sinqerisht në ato ç’ka thoshte, dua të analizoj racionalisht këtë fenomen-traditë të shqiptarëve me të gjithë lexuesit qofshin këta të besimit mysliman apo kristian.

Fillimisht, duhet të them se përgjithësisht sipas praktikës perëndimore (sigurisht, me ndryshime të caktuara) ndarja me të dashurin e ikur përgjithmonë bëhet zakonisht në morg! Më pas, përgjithësisht vetëm të dashurit e tij apo të saj dhe pak miq të të gjithëve shkojnë deri në kishë apo varreza.

Është krejt e qartë që pjesëmarrja në varreza në Perëndim është pa dyshim shumë modeste kundrejt traditës shqiptare. Aty përgjithësisht të gjithë të pranishmit në këto momente të vështira janë vetëm ata që e ndiejnë thellësisht ndarjen e fundit me të dashurin e paharruar që ikën përgjithmonë.

Pjesa tjetër e miqve, kolegëve zakonisht merr pjesë në hidhërim vetëm duke ngushëlluar nga pas aparatit telefonik. Në fakt, kësaj kategorie të miqve dhe kolegëve në praktikën perëndimore i përkon ai grup shoqëror shqiptar i cili vjen personalisht apo familjarisht për të ngushëlluar në varrim dhe në shtëpi.

Kjo, sipas zakonit tonë, ndodh brenda javës së parë, në të cilën të duhet të presësh ngushëllime që nga mëngjesi deri në darkë, pastaj të dyzetat apo gjashtëmujorit. Kush e ka provuar këtë eksperiencë, e di që përgjithësisht vihet për ngushëllim dhe flitet për gjëra krejt të tjera, ashtu sikur je në zyrë, kafe apo diku tjetër.

Pa dyshim të gjithë e bëjnë për të respektuar dhe duhen falënderuar sinqerisht për këtë. Por, nëse praktika perëndimore për këtë element të së njëjtës dukuri njerëzore është më racionale se jona apo jo, këtë dua ta lë ta gjykojë secili nga lexuesit sipas opinionit të tij. Mua personalisht, më rezulton se pavarësisht përkatësisë fetare që kanë shumë nga shqiptarët që punojnë dhe jetojnë në Perëndim e gjykojnë atë si më racionale se jona.

Pas

Koronavirusi/ Dhoma e izolimit për personat e dyshuar në portin e Durrësit është gati (VIDEO)

Para

Koronavirusi në Itali, një mister/ Asnjë nga të prekurit s’ka qenë në Kinë

Para
Koronavirusi në Itali, një mister/ Asnjë nga të prekurit s’ka qenë në Kinë

Koronavirusi në Itali, një mister/ Asnjë nga të prekurit s’ka qenë në Kinë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

nga Fast News
16:04 | 08/09/2025
0

Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

nga Fast News
15:58 | 08/09/2025
0

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

Disa shpjegime: Pse çmimi i arit po arrin në nivele rekord?

nga Fast News
15:12 | 07/09/2025
0

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

Rruga e re Qukës-Qafë Plloçë, Rama ndan këtë video

nga Fast News
14:59 | 07/09/2025
0

Recent News

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

Parlamenti mblidhet më 12 shtator, ja mesazhi i Presidentit për deputetët

16:04 | 08/09/2025
Si (nuk) duhet nisur një email?

Si (nuk) duhet nisur një email?

15:58 | 08/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar