• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

750 mijë euro për lirimin e vëllezërve Aliko/ Si doli zbuluar Henri Çili, vëllai i të dashurës organizoi takimin në Tiranë

nga Fast News
5 years më parë
në Të gjitha
0
750 mijë euro për lirimin e vëllezërve Aliko/ Si doli zbuluar Henri Çili, vëllai i të dashurës organizoi takimin në Tiranë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia arrestoi sot një numër të madh personazh me akuzën e ndikimit të paligjshëm në Sistemin e Drejtësisë, mes të cilëve ishin edhe botuesi Henri Çili si edhe biznesmeni i njohur Seit Fishta. Çili u arrestua bashke me avokatin e tij Ilir Korbi dhe pasi u mbajt disa orë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës dhe më pas është dërguar në Gjirokastër.

Sipas dosjes, hetimi ka zgjatur nga shtatori 2019 deri në shkurt 2020.





Në qendër të hetimit kanë qenë fillimisht kunati i Henri Çilit Gazmir Ajdinaj dhe vëllezërit Aliko. Grupi ku ishte përfshirë Ajdinaj merrej me trafik të lëndëve ekskplozive dhe drogës. Grupi ushtronte aktivitet në Gjirokastër, Këlcyrë dhe Shkodër.

Gjatë përgjimeve, është konstatuar një telefonatë mes Gazmir Ajdinajt, i cili rezulton të jetë vëllai i bashkëjetueses së Henri Çilit dhe Adil Alikos nga Lazarati, i cili rezulton të jetë babai i Arbion dhe Alban Alikos, të dënuar respektivisht me burgim të përjetshëm dhe 18 vite burg për vrasjen e efektivit të RENEA-s Ibrahim Basha gjatë operacionit kundër kultivimit të drogës në Lazarat.

Në dosjen hetimore rezulton se gjatë telefonatava të përgjuara, babai i vëllezërve Aliko i ka kërkuar ndihmë Gazmir Ajndinajt për lirimin e djemve duke theksuar se i kërkonin 1 milion euro.

Gazmir Ajdinaj merr përsipër që ta ndihmojë dhe ndërmjetëson një takim të Adil Alikos me Henri Çilin.

Në dosjen hetimore theksohet se takimi është kryer në 7 dhjetor 2019 në Tiranë.

Biseda është përgjuar dhe filmuar nga prokurorët. Gjatë kësaj bisede, mësohet se shuma e cila do të përdorej për lirimin e vëllezërve Aliko do të zbriste nga 1 milion euro në 750 mijë euro, ku një pjesë do të jepej CASH dhe pjesa tjetër me prona.

Sipas dosjes hetimore, rezulton se në 10 janar 2020, Henri Çili i ka dhënë një prokurorë për të vepruar në emrin e tij, bashkëpunëtorit Betim Shkupi për marrjen e dy pronave në formë dhurimi nga shoqëria “Fishta sh.p.k” në Velipojë.

Pas këtij dhurimi, Henri Ccili komunikon me Gazmir Ajdinajn dhe i thotë se gjithçka ka shkuar për mrekulli dhe se meritonte një shpërblim.

Prokuroria ka konstatuar se më datë 3 shkurt 2020, Henri Çili ka komunikuar me Drejtoreshën e Kadastrës së Shkodrës duke i kërkuar që të veprojë me shpejtësi për regjistrimin e pronave.

“Kjo shtetase, pasi i premton se do të veprojë shpejt, i kërkon që të dërgojë dokumentet”, shkruhet në dosje.

Disa ditë më vonë, prokuroria konstaton se Henri Çilit i janë dorëzuar edhe 30 000 euro për të ndikuar në vendimin për Alikot. Prokuroria ka kapur edhe një rast tjetër të tentativës për të ndikuar mbi vendimin që do të jepej për Feti Yzeirajn, i dënuar me burgim të përjetshëm. Jazo Liko është përgjuar duke mbledhur 1 000 000 lekë nga familjarët e Yzeirajt me qëllim dorëzimin tek Gazmir Ajdinajt për llogari të Henri Çilit.

Shuma prej 1 000 000 lekë nuk u dorëzua pasi Lazo Liko u ndalua në momentin që do të dorëzonte paratë.

Pas marrjes së pronave dhe parave, sipas prokurorisë, Henri Çili ka zhvilluar një takim më datë 14 janar 2020 me një drejtues të lartë të Sistemit të Drejtësisë në një hotel në Tiranë.

Edhe ky takim është përgjuar.

Nga përgjimet është konstatuar se Henri Çili i kërkon zyrtarit të lartë që të zgjidhë çështjen e vëllezërve Aliko dhe Yzeirajt sa më parë dhe ai i siguron se ata (Alikot) do të jenë në 50 dosjet e para që do të shqyrtohen.

Disa ditë më vonë arrestohet pikërisht Gazmir Ajdinaj teksa policia i kapi dy kallëpe tritol në makinë.

Arestimi erdhi pasi prokuroria ka përgjuar një telefonatë mes Arbion Alikos nga burgu i Burrelit dhe Gazmir Ajdinajt për një sasi tritoli.

Në 23 shkurt 2020, Ajdinaj shkon në Gjirokastër dhe mori disa sende nga Adil dhe Amarildo Aliko. Policia ndaloi makinën e tij në Tepelenë duke i gjetur aty dy kallëpe tritol si edhe fitil zjarrpërcjellës. Operacioni i djeshëm është faza e dytë arrestimeve të bëra ndaj grupit ku bënte pjesë edhe Ajdinaj.  /abcnews.al

Pas

Ulje temperaturash dhe shi, ja surprizat që rezervon moti për orët në vazhdim

Para

E rëndë/ Helmohen 7 nxënës gjimnazi, dërgohen urgjent në spital

Para
E rëndë/ Helmohen 7 nxënës gjimnazi, dërgohen urgjent në spital

E rëndë/ Helmohen 7 nxënës gjimnazi, dërgohen urgjent në spital

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

nga Fast News
09:30 | 20/08/2025
0

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

nga Fast News
09:00 | 20/08/2025
0

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

Ligji i ri për administratën publike, pakësohen institucionet e varësisë

nga Fast News
08:30 | 20/08/2025
0

Metodat më kreative për të kursyer para

Metodat më kreative për të kursyer para

nga Fast News
08:00 | 20/08/2025
0

Recent News

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

Pse po përkeqësohen valët e nxehtësisë? Ngrohja e oqeaneve po përshpejton krizën klimatike

09:30 | 20/08/2025
Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

Ligji “Për Kontrollet Zyrtare” në konsultim publik, synohet reformimi i plotë i sigurisë ushqimore

09:00 | 20/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar