• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vrasjet në Rrëshen/ Motra e Saimir Jakut reagon ashpër: Na u thërmua shpirti, ndihem e kërcënuar nga…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vrasjet në Rrëshen/ Motra e Saimir Jakut reagon ashpër: Na u thërmua shpirti, ndihem e kërcënuar nga…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Motra e Saimir Jakut dhe tezja e Kreshnik Gjinit, Adelina Sali Jaku, ka reaguar ashpër duke sulmuar mediat në lidhje me dy njerëzit e saj të shtrenjte.

“Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin”, siç shprehen ata, nxisin makabritete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë vrasësit, që nuk u gjendën deri tani!





Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vellait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, MUND TË NA SHENJONI SI TARGET TË MUNDSHËM PËR KRIMIN E RADHËS TË CILIN DO TË NXITONIT TA BËNIT LAJM!”, shkruan ndër të tjera motra e të ndjerit Sajmir Jaku, në letrën dërguar Mapo.al.

Letra e plotë e saj:

Jam Adelina Sali-Jaku, motra e Saimirit, kriminel dhe tezja e Kreshnikut trafikant.

Lavdi zotit që djali im është vetëm 10 vjeç sot se kush e di çfarë do të ishte sipas Koldianave, Dorianëve, Andeve, e lloj lloj medie të “fjalës së lirë”.

Nuk më ka pëlqyer kurrë të shoh edicionet e lajmeve, të ndjek portale plot me informacione pa vlerë, veçanërisht këto 3 vitet e fundit kur unë humba 2 nga njerëzit e mi të shtrenjtë. Vëllain, Saimirin dhe nipin Kreshnikun. Ngjarje tronditëse por që në jetë ndodhin. Nuk gjetëm shpjegim, nuk gjetëm arsye, nuk u gjetën as vrasës.

Me këto humbje të pashërueshme të shpirtit hoqa dorë nga leximi i lajmeve online apo i ndjekjes së tyre në Tv kur pashë se si këta dy njerëz që ne humbëm, na i shndërruan në kriminelë, banda kriminale etj-etj, pavarësisht se pa mbledhur kurrfarë informacioni të saktë apo fakti, për çfarë shkruajtën. Pa pyetur sigurisht nëse për këto shpifje disa njerëz të gjallë denigrohen! Pa e vrarë mendjen (sepse kjo merr kohë dhe energji) bënë lajme, fituan klikime dhe audiencë…

Nuk po ndalem të sqaroj si qe jeta e tyre e shkurtër sepse ata njerëz që vërtetë na njohin, e dinë fort mirë se qe e ndërtuar me sakrifica, mundime e dhimbje…

Shokët dhe shoqet e klasave të tyre, ish-kolegë, i kanë njohur nga afër. Ata ishin dy të rinj me ëndrra, njerëz normalë për moshën e tyre, sigurisht jo shenjtër, por as ata sikurse i shitën gazetat e televizionet! Nuk ishin as kriminelë, e as trafikantë dhe për këtë nuk gjendet asnjë akuzë ndaj tyre e jo më dënim i faktuar për trafik e banda, përveç lajmeve të “profesonistëve” pas vdekjes së tyre.

Na u thërmua shpirti, por siç tha nëna ime: “Mos Dëgjoni më lajme e llafe pazari, por të mbledhim thërrimet e zemrave t’i bashkojmë e të vazhdojmë jetën, sepse ajo nuk është vetëm dhuratë por edhe detyrë për njerezit”.

Dhe ne të gjithë, në heshtje ashtu bëmë, duke filluar ajo me shembullin e saj, motra jonë e madhe që ka dhe plagën dyfishe të humbjes së vëllait e të djalit, dhe të gjithë ne, bijtë e bijat e saj.

Sot pas më shumë se tre vitesh nga tragjeditë që kaluam, ndihemi të sulmuar të kërcënuar e shumë të lënduar, këtë herë jo prej plumbash, por nga një tufë gjallesash, nuk e di nëse mund t’i quaj spiker, folës, zhurmues, sepse të më ndjeni për ashpërsinë, por njerëz nuk mund t’i quaj!

Nuk mund të quaj njerëz, disa “gazetare investigative” që transmetojne një ngjarje tjetër tragjike në Shqipërinë tonë dhe pa një rrjedhë logjike ndërtojnë “kronologji datash” skenarë të tërë vrasjesh të cilat ndodhin mes dy ”bandave kriminale!”!

Do të doja t’i pyesja Klodianat, Dorianat, Andet, Lalat, Bezatet, Borat e shirat e shumë të tjerë si këta, kush ishte banda e Saimirit? Kush ishte banda e Kreshnikut? Kur janë gjykuar sa qenë gjallë për trafik të lëndëve narkotike? Kur janë dyshuar për të tilla krime??? Kur???!!!! Por nuk mundem, nuk mundem se në mes të kesaj dhimbje të thellë që kam në shpirt, me qeshet. Po po, më qeshet në mënyrën më të pështirë se sa të MJERE janë! Ata nuk kishin kurrë një dyshim për të tilla akuza sa jetuan e jo me dënim të faktuar!

Unë ende sot nuk e di kush m’i vrau familjarët dhe pse??? Jam ende në hijen e dyshimeve, por nëse duan, këta gazetarë që “dinë gjithçka”, le të na e thonë!

Gazetarë që ushqehen me fatkeqesitë e njerëzve në mënyrën më të paskrupullt, që kërkojnë të pinë gjak edhe nga të vdekurit!

Pyes veten nëse e dinë zonjat dhe zotërinjtë profesionistë, dhe mediat ku ushqehen, se SHPIFJA NDAJ TE VDEKURVE të cilët tashmë nuk mund të vetëmbrohen, përbën vepër penale! Gjithsesi unë me këmbëngulje dhe durim do të përpiqem t’ua kujtoj nëpërmjet personave që i kanë njohuritë e nevojshme ligjore.

Nuk besoj se u bëhet vonë se duke sajuar këto “hasmëri familjesh që kontrollojne qytetin”, siç shprehen ata, nxisin makabritete të tjera dhe bëhen më të rrezikshëm se vetë vrasësit, që nuk u gjendën deri tani!

Më dhimbsen për paaftësinë që kanë si fillim për të qenë njerëz që mendojnë, e më pas për të qenë edhe profesionistë! Vite dritë larg me të dyja.

Dua të sqaroj që neve si familjarë, nënës tonë, motrave e vellait, nuk na ndryshoni asgjë në jetë me të pavërtetat që shpifni por, MUND TË NA SHENJONI SI TARGET TË MUNDSHËM PËR KRIMIN E RADHËS TË CILIN DO TË NXITONIT TA BËNIT LAJM!

Për ta mbyllur duhet t’i kërkoj falje nënës time e cila pavarësisht se për këtë shkrim mund dhe të mos njoftohet, sigurisht që nuk do të ishte dakort që ta shkruaja! Nuk do të ishte dakort sepse ajo “nuk do t’i fryj zjarrit”.

Më fal nanë, por barra që na kanë vu asht shumë ma e randë se na takon e unë nuk po mundem ma!!!!

Autorja e letres – motra e Sajmir Jakut: Adelina Sali-Jaku

Pas

Ekzekutimi i Kastriot Reçit/ Ministri Lleshaj kritik me mediat: E transmetuan qindra herë, sikur po na bënin kurs për snajp

Para

Kërkohej nga Interpoli prej vitesh/ Arrestohet shqiptari në Itali që trafikoi 22 kg kokainë

Para
Kërkohej nga Interpoli prej vitesh/ Arrestohet shqiptari në Itali që trafikoi 22 kg kokainë

Kërkohej nga Interpoli prej vitesh/ Arrestohet shqiptari në Itali që trafikoi 22 kg kokainë

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar