• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Vëmendje shoferë! Ndryshojnë sërish targat e makinave, ja elementet e reja që do shtohen

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Vëmendje shoferë! Ndryshojnë sërish targat e makinave, ja elementet e reja që do shtohen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një lajm i ri vjen përtë gjithë drejtuesit e automjeteve, ku thuhet se targat e makinave do të ndryshojnë sërish.

Njoftimi është dhënë nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimit të Transportit Rrugor, ku thuhet se targat e reja janë të standarteve të Bashkimit Europian, kanë prioritet sigurinë publike dhe janë të pa-falsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë.

Ndër të tjera në njoftimin e DPSHTRR thuhet se targat e reja nuk do të nxjerrin nga qarkullimi ato aktuale por secili nga shoferët që kërkon të vendosë targa të tjera, do të jenë me elementët shtesë.

Disa nga elementët e targave të reja janë, standardit europian me alumin që të jetë pa asnjë efekt negativ për ambientin, ka hologramë  të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, çdo targë do të ketë një barkod, dhe DPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit.

Ky fakt është konfirmuar edhe nga drejtori i DPSHTRR Blendi Gonxhe, i cili njofton se ky investim do të mundësohet pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve.

POSTIMI I BLENDI GONXHES

Targat e reja shqiptare, furnizimi i ri (sasia deri për 31.12.2022), janë më të sigurtat në rajon dhe superojnë standardet edhe të shumë vendeve të BE, si prioritet për sigurinë publike, investim strategjik i DPSHTRR – MIE sëbashku me UPGRADE të sistemit operativ informatik e DPSHTRR, në implementim! Targat e reja janë të pafallsifikueshme, të patjetërsueshme, me numrin më të lartë të elementeve të sigurisë (15 të përfshirë në prokat + kuposje + stampim) dhe me standarde rekord cilësie e certifikuar (CE):

– Të standardit europian me alumin AW1200 (Free of Chrome) pa asnjë efekt negativ për ambientin.

– Me Hologramë të personalizuar me logo enti dhe logo kombëtare, ndryshe nga modeli i mëparshëm i cili ishte vetëm gjenerik. (Ishte vetëm me një pullë universale)

– Çdo prokat/targë ka të stampuar një barkod dhe një numër serial unik. Barkodi është i standardizuar dhe identifikon prokatin/targën përkatëse. (Çdo mjet që paiset me dy targa, ka dy barkode progresive, të lexueshme e identifikueshme. Sistemi informatik eDPSHTRR do regjistrojë për secilin mjet dhe barkodet përkatëse të targave të mjetit. Informacioni shërben për verifikime nga organet e kontrollit rrugor dhe përditësohet sa herë mjeti ndrron targat. Barkodi lexohet me barcode reader dhe gjenerohet numri serial që do korrespondojë me numrin serial të stampuar në prokat dhe do lidhet me të dhënat e mjetit) Ky opcion respekton privacine dhe garanton çdo verifikim në terren.

– 2 sinusoida horizontale virtualisht të lëvizshme, ndryshojnë pozicion në këndvështrime të ndryshme!

– Simbole katrore, me shqiponjë dhe me A, të shpërndara në gjithë sipërfaqen e prokatit, të dallueshme në disa kënde shikimi.

– Syprina fosforeshente e prokatit, material i certifikuar nga kompania 3M, e vetmja në botë me elementin VST (Virtual Security Thread)

– Ngjyrimi me nxehtësi i karaktereve të kuposura të targës ka elemente sigurie, simbolet AL, reflektuese.

– Karaktere me elemente sigurie unike nga kuposja në prokat, etj.

Ky ndryshim cilësor dhe ky investim si nga ana materiale ashtu edhe për UPGRADE të sistemit eDPSHTRR mundësohet nga DPSHTRR pa rritur tarifat ekzistuese për regjistrimin e mjeteve! Respektojmë Direktivat e BE, rrisim standardet, kredibilitetin dhe prestigjin e flotës shqiptare të mjeteve rrugore, rrisim sigurinë publike dhe aftësinë identifikuese në kohë reale nga kontrollet rrugore e forcat e rendit!

Targa e modelit të ri aplikohet për çdo regjistrim të ri mjeti ose kur ka ndrrim targash ekzistuese nga dëmtime apo humbja!

Pas

I dha fund lidhjes me Jonida Maliqin, Romeo kapet ‘mat’ me një tjetër këngëtare (FOTO)

Para

Tragjike në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të

Para
Tragjike në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të

Tragjike në Tiranë/ I riu i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i 9-të

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

nga Fast News
12:01 | 20/11/2025
0

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

nga Fast News
11:38 | 20/11/2025
0

Si të prezantohesh në 15 sekonda

Si të prezantohesh në 15 sekonda

nga Fast News
08:00 | 20/11/2025
0

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

Mot i keq, Ministria raporton për situatën: Gjendja në kaskadën e Drinit, port dhe aeroport vijon normale

nga Fast News
18:30 | 19/11/2025
0

Recent News

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

“She’s Next” Women Leaders Breakfast, Ministria e Ekonomisë dhe kompania Visa diskutim për të fuqizuar sipërmarrëset shqiptare

12:01 | 20/11/2025
GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

GJKKO pezullon nga detyra Belinda Ballukun

11:38 | 20/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar