• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Rrëmbimi i Jak Prengës/ Ky është i dyshuari kryesor, emër i njohur dhe për drejtësinë amerikane

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Rrëmbimi i Jak Prengës/ Ky është i dyshuari kryesor, emër i njohur dhe për drejtësinë amerikane
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Ne aksionin e djeshem te RENEA ne Shijak u shpall ne kerkim aktori kryesor i pengmarrjes se ndodhur pak kohe me pare ne Kamez. Ai sipas burimeve nga Policia është Altin Hajri, një emër mjaft i njohur për drejtësinë shqiptare dhe amerikane, nuk u arrit të gjendej, duke u shpallur në kërkim.

Të njëjtat burime thanë dje se nga hetimet e kryera që prej momentit kur Jan Prenga u rrëmbye në Kamzë, pasi u dhunua nga dy persona të maskuar që e futën me forcë në makinë, dyshohet se ngjarja lidhet me një sasi prej 60 kg kokainë.

Sasi kjo që, sipas Policisë, ishte marrë në dorëzim nga njëri prej vëllezërve të Prengës, i cili për shkak se u arrestua në Londër, në vitin 2017, nuk arriti t’ua dorëzonte personave që ia kishin besuar.

Por c’ndodhi ne ate kohe? Një operacion ndërkombëtar i Drejtorisë së Antidrogës shqiptare dhe asaj italiane, në bashkëpunim me Guardia di Financa u finalizua në orët e para të mëngjesit të 28 tetorit 2015, duke vënë në pranga 16 persona.

Operacioni i koduar “Enigma”, i koordinuar njëkohësisht në dy shtetet, u realizua në zbatim të 21 urdhrave të arrestit të lëshuar nga Gjykata e Venecias, pas 5 vitesh hetimi intensiv. Bilanci i këtij aksioni fliste për mbi 500 kilogramë drogë të sekuestruar, nga të cilat 206 kg heroinë, si dhe 10 milionë euro pasuri të sekuestruara, që dyshohej se ishin ndërtuar me të ardhura nga kjo veprimtari.

Dy vëllezërit Altin dhe Emiljan Hajri, nga Shijaku, u dyshuan në atë kohë se drejtonin trafikun e heroinës që nga vendi ku sigurohej në Afganistan, duke u blerë më pas në Turqi e kaluar transit në Shqipëri me destinacion final Italinë.

Sipas Policisë italiane, vëllezërit shqiptarë kanë drejtuar grupin në një mënyrë të ngjashme me ato të organizatave mafioze, me qeliza të ndryshme, ku të gjithë e dinin se çfarë duhej të bënin, por vetë drejtuesit, kryesisht vëllai i madh, Altini, nuk kishte asnjë kontakt me pjesën tjetër të rrjetit. Jo vetëm për shkak të mënyrës që ka pasur sistem i komunikimit, që ripërtërihej nga koha në kohë, por edhe nga mënyra se si funksiononte organizata. Në rast se njëra qelizë zbulohej, atëherë tjetra vazhdonte punën, pa rënë në gjurmët e Policisë.

Historia e organizatës ishte e lidhur ngushtë me të shkuarën e dy vëllezërve, të cilët duke u larguar nga realiteti i vështirë para 20 vitesh, emigruan drejt Italisë, duke përzgjedhur terrenin ku do të ushtronin aktivitetin kriminal, por edhe njerëzit e tyre të besuar. Altin e Emiljan Hajri konsiderohen nga hetuesit italianë si persona me karizëm, shkathtësi dhe vendosmëri. Shumë prej anëtarëve të grupit nuk e kishin parë asnjëherë Altinin, madje nuk i kishin dëgjuar as zërin, pasi gjithçka ishte e koduar.

Policia pati zbuluar 5 vite më parë se vendi i origjinës së heroinës që trafikohej drejt Italisë, ishte Afganistani. Por asnjë prej anëtarëve të grupit nuk shkonte vetë atje, pasi çmimi ishte i arsyeshëm edhe në Turqi.

Droga blihej në Turqi me 5 mijë euro për kg, duke sjellë një fitim gati 10-fish, pasi merrej parasysh se vlera e shitjes me pakicë është 40 mijë euro për kg (40 euro doza). Të gjitha paratë që përfitoheshin nga kjo veprimtari, transferoheshin në Shqipëri, duke u investuar në sasi të tjera heroine apo pasuri të patundshme.

Gazeta Panorama

Pas

Akademik Anastas ANGJELI/ Marrëveshja SHBA- R.P. e Kinës – Hap drejt normalizimit të marrëdhënieve. Ja çfarë përmban marrëveshja e tregtisë

Para

Kërkesa e Agim Kajmakut nga arratia, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës

Para
Kërkesa e Agim Kajmakut nga arratia, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës

Kërkesa e Agim Kajmakut nga arratia, ja çfarë vendosi Gjykata e Tiranës

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Recent News

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025
Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar