• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të tjerë” Basha bën deklaratën e fortë: Po na ndihmojnë ndërkombëtarët

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Po hetojmë 15 kryebashkiakë të tjerë” Basha bën deklaratën e fortë: Po na ndihmojnë ndërkombëtarët
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Janë 15 kryebashkiakë të Partisë Socialiste, të cilët po kalojnë në filtrat e Partisë Demokratike”.

Kështu është shprehur ditën e sotme kryetari i PD, Lulzim Basha në një prononcim për ABC News.





Basha mes të tjerash i bëri thirrje PS, që sipas tij të tërhiqet nga gremina që e ka çuar lidershipi i saj. I pyetur në lidhje me zërat kundër brenda PD, për çështjen e sistemit zgjedhor, Basha tha se opozita është e bashkuar në qëndrimet e saj.

Intervista e plotë e kryetarit të PD-së, Lulzim Basha:

AbcNeës: Basha këtë javë keni denoncuar një kryebashkiak me rekorde kriminale, ndërkohë që keni deklaruar se keni të dhëna edhe për kryebashkiakë të tjerë. A ka emra konkretë dhe a keni besim se këto raste do të ndiqen nga drejtësia shqiptare?

Lulzim Basha: E para që duhet të them është që të gjithë këta njerëz përfaqësojnë Edi Ramën. Të gjithë janë të përzgjedhur nga Edi Rama dhe nuk është rasti që njeriu që sot duhet të flasi, hesht. Edi Rama heshti kur kryebashkiaku i Lushnjes u sulmua me granatë në zyrën e tij, hesht për kryebashkiakun e Mallakastrës, të dy kryebashkiakë të emëruar nga ai dhe jo të zgjedhur nga populli, i cili është provuar me rekorde kriminale në shtetin grek. Ndaj sot është dita që mikrofonin tuaj dhe të gjithë mediave të tjera t’ia drejtoni njeriut që i emëroi këta njerëz në këto zyra, njeriut që hesht dhe pretendon sikur s’ka ndodhur asgjë. Kur në fakt është një provë më shumë se me Edi Ramën do të kemi vetëm kryebashkiakë me rekorde kriminale, deputetë me rekorde kriminale, drejtues të policisë me rekorde kriminale, pra shqiptarët do të vazhdojnë të drejtohen nga krimi për sa kohë sa Edi Rama do të jetë kryeministër. Sa i përket rasteve të tjera, natyrisht ne jemi në ndjekje jo të dy, as të katër, por të paktën të 15 rasteve të tjera me ndihmën e partnerëve ndërkombëtarë. Duket qartë se procesi i 30 qershorit, përveçse jo kushtetues dhe ilegjitim është një provë më shumë e penetrimit dhe depërtimit total të trafikantëve të drogës, të trafikantëve të vajzave dhe grave shqiptare dhe pjesëtarëve të krimit të organizuar në skalionet më të larta të kupolës së Edi Ramës. Dhe është një thirrje për Partinë Socialiste për tu shkundur dhe për tu tërhequr nga gremina ku e ka çuar lidershipi aktual, duke e kthyer në partinë më të kriminalizuar të Europës, një nga partitë më të kriminalizuara të globit. Është interes kombëtar edhe për Partinë Demokratike dekriminalizimi i shpejtë i politikës dhe dekriminalizimi i Partisë Socialiste.

Pas denoncimeve tuaja, janë disa bashki që sot janë pa kryetarë, kujtoj këtu bashkinë e Shkodrës, atë të Vorës…

Basha: Asnjë bashki nuk ka kryetar. Të 61 bashkitë kanë njerëz të emëruar, nga të cilët duket se me dhjetëra janë me rekorde kriminale.

Krahas denoncimit të kryebashkiakëve, cila do të jetë rruga për të arritur atë qëllim që ju aktualisht e artikuloni vazhdimisht, zgjedhjet e parakohshme?

Basha: Ajo që do të shpaloset dhe po shpaloset hap pas hapi dhe do të keni mundësinë ta mbuloni.

Ndërkohë në 15 janar, ju dhe aleatët tuaj do të zhvilloni edhe një takim me ekspertët për reformën zgjedhore. Kur do të publikohet drafti dhe të jetë gati për konsultim publik?

Basha: Edhe për këtë rast do të jemi transparent dhe bashkëpunues me median si gjithmonë.

Edhe një pyetje në lidhje me çështjen e ndryshimit të sistemit zgjedhor. Ka pasur zëra edhe brenda forcës suaj politike se duhej të insistohej më shumë sa i takon ndryshimit të sistemit. Keni ju qëndrim për këtë?

Basha: Jo. Opozita është e bashkuar dhe e njëtrajtshme në qëndrimin tonë se problem kryesor i vendit është lidhja e politikës me krimin, është shitblerja e votës dhe mosndëshkimi i krimit elektoral. Është po kështu e njësuar se me një dialog gjithëpërfshirës dhe transparent me qytetarët shqiptarë, t’i lëmë qytetarët të vendosin sistemin që dëshirojnë.

 

Pas

Vrau kunatën në Tiranë, ja çfarë vendosi gjykata për Erdet Çapokun

Para

Del FOTO/ Kjo është gruaja që u masakrua nga kunati në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Investova shumë por…

Para
Del FOTO/ Kjo është gruaja që u masakrua nga kunati në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Investova shumë por…

Del FOTO/ Kjo është gruaja që u masakrua nga kunati në Tiranë, zbardhet dëshmia e autorit: Investova shumë por…

Të Gjitha

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

nga Fast News
10:59 | 17/08/2025
0

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

nga Fast News
10:22 | 17/08/2025
0

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

Pesë shkaqe që dëmtojnë biznesin pa e kuptuar

nga Fast News
10:12 | 17/08/2025
0

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Recent News

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

Presidenti Trump kërcënon me vendosjen e tarifave prej 200% ndaj pijeve evropiane

10:59 | 17/08/2025
6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

6 programet e strehimit social, ja cilat janë dhe kush përfiton sipas udhëzuesit të ri të qeverisë

10:22 | 17/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar