• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Ky do jetë viti që do përballemi me Rilindjen” Thirrja e fortë e Kryemadhit: Të bëhemi bashkë kundër kësaj të keqeje

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Ky do jetë viti që do përballemi me Rilindjen” Thirrja e fortë e Kryemadhit: Të bëhemi bashkë kundër kësaj të keqeje
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ishte e pranishme sot në qytetin e Korçës.

Gjatë fjalës së saj ajo u shpreh se 2020 do të jetë viti që do të përballet me hajdutët e votave, me Rilindjen, që sipas saj ka fytyrën e krimit.

“Do të jetë viti që ne do të përballemi me grupet e hajdutëve të votave.

Do të jetë viti që ne do të përballemi me grabitjen dhe zhvatjen që oligarkët iu bëjnë shqiptarëve.

Do të jetë viti që ne do të përballemi me rilindjen, e cila ka fytyrën e krimit, por do të jetë viti i ndryshimit, viti i shpresës që do të hape dekadën e re, dekadën e shpresës dhe të ardhmes së shqiptarëve. Që do të hapë dekadën e forcimit dhe të ngritjes së familjes shqiptare sepse vetëm duke pasur një familje shqiptare të fortë. Një familje shqiptare, e cila rritet dhe forcohet çdo ditë, vetëm kështu ne do të krijojmë mundësi të reja për të ndaluar shpopullimin që Edi Rama po iu bën shqiptarëve.

Për të ndaluar largimin e shqiptarëve që Edi Rama po i nxit në mënyrë të tillë për t’i zëvendësuar me realitet të tjera. Vetëm duke qenë të gjithë bashkë, ne do të krijojmë Shqipërinë që kemi ëndërruar. Shqipërinë e të gjithë atyre burrave dhe grave që kanë dhënë jetën për shtetin tonë, që kanë dhënë jetën për flamurin tonë.

Sëmundja e rilindjes që gërryen çdo ditë e më shumë shqiptarët vërtetë është një sëmundje e rrezikshme, sëmundje e cila e dërgon drejt zhdukjes së kombit shqiptar, por është dhe një sëmundje që shërohet. Është një sëmundje që në ia kemi gjetur ilaçin.
Është një sëmundje, e cila e largon menjëherë këtë sëmundje kaq të keqe. Kjo është forca jonë, bashkimi ynë, të gjithë ku jemi, demokrat, socialist, lsi-stë, me parti, pa parti, intelektual, punëtor, fermer kudo që jemi. Nga Tropoja deri në Sarandë për t’u bashkuar të gjithë kudo që jemi, nga Tropoja deri në Sarandë, për t’u bashkuar të gjithë kundër kësaj të keqeje. Ilaçi i vetëm që shëron Shqipërinë është bashkimi i të gjithë shqiptarëve, që e duan Shqipërinë, për të larguar njëherë e përgjithmonë këtë farë të keqe anti shqiptare, që zgjohet çdo 100 vjet, që gjithmonë kur Shqipëria është e dobët, është e vobektë, është e pafuqishme, nxjerrin rrënjët e tyre për t’i marrë frymën Shqipërisë dhe shqiptarëve.

 

Prandaj, forca, besimi, atdhedashuria për vendin dhe për flamurin tonë, do të na bëjë të gjithë bashkë kundër kësaj të keqeje. Sepse politika anti shqiptare e Edi Ramës, filloi me shkatërrimin e sistemit arsimor, filloi me rrënimin e shëndetësisë, filloi me shkatërrimin e infrastrukturës, filloi me varfërimin e shqiptarëve, për ta çuar deri në atë pikë që njerëzit me shkollë, me mend dhe me para të largohen nga Shqipëria sepse nuk kanë mundësi të shkollojnë fëmijët e tyre, të kujdesen për fëmijët e tyre dhe të ndërtojnë familjet e tyre.

Prandaj strategjia dhe plani i para 150 viteve i qarqeve anti shqiptare, vetëm Edi Rama mund t’ia realizonte këtë me rilindjen e tij. Sepse fasadat dhe ngjyrat e Edi Ramës nuk ishin gjë tjetër veçse mbulimi dhe mburoja e planit për të shkatërruar Shqipërinë, për t’i përçarë shqiptarët dhe për të shkatërruar kombin tonë.

Prandaj të gjithë bashkë kudo që jemi të mos ndalojmë, të trokasim derë më derë, të ndryshojmë këtë realitet, të forcojmë njëri tjetrin, të shtrëngohemi dorë më dorë, për ta rrëzuar shtetin e Edi Ramës, për të rrëzuar shtetin e krimit dhe për të rrëzuar këtë njeri, i cili çdo ditë e më shumë jo vetëm varfëron shqiptarët, por edhe shkatërron vendin tonë.
Zoti ju ruajttë ju, Zoti i ruajttë familjet tuaja, Zoti e ruajttë Shqipërinë dhe shqiptarët”, deklaroi kryetarja e LSI gjatë fjalës së saj.

 

 

Pas

E rëndë/ Arrestohet 60-vjeçari, dyshohet se përdhunoi të miturën me aftësi të kufizuara

Para

PD kërkesë urgjente Prokurorisë për dosjen e bujshme: Të transferohet në SPAK!

Para
PD kërkesë urgjente Prokurorisë për dosjen e bujshme: Të transferohet në SPAK!

PD kërkesë urgjente Prokurorisë për dosjen e bujshme: Të transferohet në SPAK!

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

nga Fast News
19:00 | 10/11/2025
0

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

nga Fast News
18:30 | 10/11/2025
0

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

112 milionë euro të BE të bllokuara, ministri i Financave tregon se kur jepen fondet për bujqësinë

nga Fast News
18:19 | 10/11/2025
0

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

Bashkitë mbeten peng i ciklit të ndërtimit, rënia e lejeve godet të ardhurat e 9-mujorit

nga Fast News
17:11 | 10/11/2025
0

Recent News

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

Japonia mposht Kinën dhe arrin “mrekullinë” e shndërrimit të ujit të kripur në energji

19:00 | 10/11/2025
Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

Në kohën e Diellës, Chatgpt dhe Satelitëve, Ne ende ndërtojmë kioska për gomerët!

18:30 | 10/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar