Ish-deputetja e Partisë Demokratike Majlinda Bregu ka folur ditën e sotme në Konferencën e Komisioneve Parlamentare, ku u shpreh se të dhënat e studimeve të kryera me popullsinë e rajonit për atë që mendojnë të rinjtë që jetojnë në këto vende janë një këmbanë alarmi.
Ajo është shprehur se aktualisht jemi në një presion të jashtëzakonshëm të popullsisë nga rajoni i Ballkanit, ku 1/3 është larguar.
“Ajo që do dëgjoni janë kambana e alarmit e asaj që perceptojnë vetë qytetarët në rajon. Jemi në presion të jashtëzakonshëm të zhvendosjes së popullsisë nga rajoni i Ballkanit. Deri tani 1/3 është larguar.
Por nuk është dukuri që vjen duke rënë. 23% e të rinjve në rajon për momentin s’janë as në punë as në shkollë as duke u trajnuar. Një shifër e konsiderueshme po të mendosh për atë cfarë do ndodhë për pak vite duke marrë parasysh mbushjen e administratës publike…
Alarmante janë shifra të tjera ku të rinjtë në rajon në mënyrë të cuditshme bashkojnë bashkë dy shifra që për ne ishin gati surprizë me një saktësi matematikore të cuditshme.
61% e të rinjve në rajon janë pro integrimit evropian dhe shpresojnë se do i ndryshojë jetën.
Por 61% e tyre janë gati të largohen nga vendi i tyre nëse kjo gjë nuk ndodh.
Është analogji për të kuptuar se sa lart pritshmëria për integrimin dhe për të ndryshuar vendet tona dhe si qëndron ajo në raport për tu larguar nga vendet nëse ky ndryshim nuk ndodh”, u shpreh Bregu.