• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

E rëndë/ Dy foshnje 5 muajshe vdesin në Berat, dyshimet e para

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E rëndë/ Dy foshnje 5 muajshe vdesin në Berat, dyshimet e para
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Dy foshnje binjake kanë humbur jetën mëngjesin e sotëm në Berat. Foshnjet ishin 5 muajsh, të dy djem, kanë mbërritur të vdekur në Repartin e Pediatrisë së Spitalit Rajonal Berat rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm.

Foshnjat R. Agalliu dhe R. Agalliu janë dërguar në Mongun e spitalit, ku i janë nënshtruar autopsisë mjeko-ligjore.

Nga autopsia nuk ka rezultuar të ketë pasur shenja helmimi në trupin e fëmijëve, edhe pse prindërit kanë pasur dyshime se fëmijët mund të jenë helmuar nga qumështi me kuti, me të cilin nëna i ushqente që nga dita e lindjes.

Mjekët e morgut të Beratit konfirmojnë se, në trupin e dy foshnjave nuk ka pasur shenja dhune. Ata dyshojnë se, fëmijët mund të kenë gjetur vdekjen si pasojë e mungesës së ajrit në dhomë, ndërkohë që kanë dërguar për ekzaminim në Tiranë analizat e foshnjave dhe janë në pritje të përgjigjes së tyre, për të zbuluar shkaqet e vdekjes.

Foshnjat binjake jetonin me prindërit Eduard dhe Merushe Agalliu dhe me motrën 6-vjeçe dhe vëllain 5-vjeç në një banesë dy katëshe në periferi të qytetit,në lagjen “Uznovë”.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Kunata e Merushes, Natasha Agalliu tregon se, fëmijët ishin në gjendje të mirë shëndetësore në mëngjes dhe duke qene se ishte ftohtë, e ëma Merushja i kishte zbritur në katin e parë tek ajo ku ishte ndezur soba me dru. Gjysëm ore më vonë ajo i kishte kërkuar kunatës të vinte të merrte fëmijët se do dilte,por në atë moment kanë vënë re që fëmijët nuk reagonin.

Ajo pohon se i kanë dërguar menjëherë në spital por fëmijët ishin të vdekur. Natasha shprehet se fëmijët nuk ishin të sëmurë,asnjëri prej tyre nuk kishte shfaqur shenja virozash apo temperaturë dhe askush nuk e kuptoi dot shkakun se përse vdiqën papritur foshnjat. Natasha u shpreh se,prindërit e foshnjave binjake,pas autopsisë,i kanë varrosur që sot fëmijët në varrezat Suelasit.

 

Pas

Dokumenti/ Inxhinierë të palicensuar firmosën shembjen e Teatrit

Para

Çizme sipër gjurit, zbuloni tre kombinime perfekte

Para
Çizme sipër gjurit, zbuloni tre kombinime perfekte

Çizme sipër gjurit, zbuloni tre kombinime perfekte

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

nga Fast News
21:54 | 29/01/2026
0

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

nga Fast News
09:00 | 29/01/2026
0

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

nga Fast News
08:30 | 29/01/2026
0

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

Personat e hapur shpenzojnë më shumë para, edhe kur s’i kanë

nga Fast News
08:00 | 29/01/2026
0

Recent News

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

21:54 | 29/01/2026
Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

Hapen prenotimet për hotelin e parë në Hënë

09:00 | 29/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar