• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Tërmeti/ Rama ultimatum ndërtuesve: Urgjentisht të riparojnë dhe paguajnë vetë dëmet ose…

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Tërmeti/ Rama ultimatum ndërtuesve: Urgjentisht të riparojnë dhe paguajnë vetë dëmet ose…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Gjatë mbledhjes së jashtëzakonshme që po zhvillon me qeverinë, kryeministri Edi Rama ka bërë një thirrje për të gjithë ndërtuesit e qarqeve të prekura nga tërmeti të paraqesin me deklaratë gatishmërine e tyre për të riparuar godinat e dëmtuara dhe të dëmshpërblejnë me 100 përqind dëmet që kanë pësuar banorët.

I gjithë ky aksion do të bëhet për godinat që mund t’i nënshtrohen rikonstruktimit.

Përndryshe Rama paralajmëroi se të gjithë ata që nuk e bëjnë këtë do të dënohen me burg.

“Me kërkesë të zotit Ilir Meta jemi duke punuar dhe besoj se do ta konkludojmë shpejt dhe kuadrin e ri ligjor dhe penal për abuzimet në ndërtim, ndërkohë që Njesia Speciale Kundër Korrupsionti ka filluar të përgatisë të gjitha hartën e veprimeve për të identifikuar përgjegjësitë  në godinat problematike.

Por dua të bëjë një apel për të gjithë ata që kanë ndërtuar godina kolektive dhe sot hyjnë tek godinat e dëmtuara, por jo të rrezikshme,  por “të dëmtuara” –  që të paraqiten vetë urgjentisht në zyrën përkatëse të drejtuesit të plotfuqishëm për Emergjencën apo në zyrën e Shtabit të Emergjencës në Durrës dhe të bëjnë Deklaratën e Gatishmërisë për t’i paguar një për një vetë, “vetë” në  godinat, të gjitha riparimet: Nga ato sipërfaqësorë deri tek dëmet materiale që i kanë shkaktuar njerëzve; për shkak të tërmetit natyrisht.

E bëj këtë apel sepse shumë shpejt do të jetë vonë për ta. Shumë shpejt do të jetë vonë për ta.

Kush dot i shmanget këtij detyrimi do të jetë i akuzuar drejtpërdrejt para organeve të drejtësisë dhe do ta çojmë ne në akuzë dhe do të kërkojmë burgim për papërgjegjshmëri.

Bëhet fjalë-  dhe për t’ua thënë këtë njerëzve – për dëmtime që nuk cenojnë qëndrueshmërinë e godinës, por vënë në pamundësi  banueshmërinë e saj dhe kanë të bëjnë me abuzim të ardhur gjatë ekzekutimit të lejeve të ndërtimit.

Është e  sigurtë që ndërtimet e reja, ato të bëra qysh nga mesi i viteve ’90 e më pak, në 99% të tyre kanë qëndruar më së miri përballë tërmetit. Pjesa tjetër shumë e vogël është abuzim nga individë – jo nga kompani, nga “individë”, që kanë ndërtuar “shto ujë e shto miell” dhe në një përqindje të vogël  nga kompani që kanë abuzuar me vete lejen.

Gjithashtu, kam kërkuar dhe një raport që duhet përgatitur me pushtetin vendor për katet e shtuara mbi lejen. Janë një sërë katesh të shtuara mbi leje .”, deklaroi kryeministri.

 

 

Pas

Rama mbledh që në mëngjes qeverinë, konfirmon takimin me Ilir Metën

Para

Nëntë lëkundje tërmeti gjatë natës, ja si ka ndryshuar magnituda

Para
Nëntë lëkundje tërmeti gjatë natës, ja si ka ndryshuar magnituda

Nëntë lëkundje tërmeti gjatë natës, ja si ka ndryshuar magnituda

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

nga Fast News
13:58 | 08/11/2025
0

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

nga Fast News
12:45 | 08/11/2025
0

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

Si ta fitoni besimin e bashkëbiseduesit, 8 këshilla

nga Fast News
12:15 | 08/11/2025
0

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

“1 miliardë euro për shëndetësinë”, Rama tregon se cfarë do të bëjë për të sëmurët me kancer, mjekët dhe infermierët

nga Fast News
11:55 | 08/11/2025
0

Recent News

Sherifi ka mbërritur në qytet

Sherifi ka mbërritur në qytet

13:58 | 08/11/2025
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

12:45 | 08/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar