• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Të gjithë të shqetësuar/ ‘Save the Children’ shpjegon se si duhet të sillemi me fëmijet pas një tërmeti

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Të gjithë të shqetësuar/ ‘Save the Children’ shpjegon se si duhet të sillemi me fëmijet pas një tërmeti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Pas tërmetit të fuqishëm 6.4 ballë që goditi Shqipërëinë mëngjesin e së martës më 26 nëntor, organizata e njohur ndërkombëtare “Save the Children” jep disa këshilla për kujdesin që duhet treguar ndaj fëmijëve në këto ditë të vështira.

“Save the children” sugjeron:

  1. Kujdesuni që fëmijët të mos qëndrojnë përpara televizionit. Nëse do të vijojnë të shikojnë pamjet e tragjedisë do ta kenë të vështirë të kapërcejnë traumën, pasi vogëlushët nuk e kuptojnë se bëhet fjalë për imazhe të regjistruara, dhe e përjetojnë ngjarjen sikur ndodh në kohë reale.
  2. Duhet t’i dëgjoni me vëmendje: përpara se t’u shpjegoni se ç’ka ndodhur, përpiquni të kuptoni perceptimin e tyre mbi ngjarjen. Nisni të dialogoni me ta, duke u dhënë shpjegime të thjeshta në bazë të moshës. Është shumë e rëndësishme t’i lini të shprehin shqetësimet e tyre e mandej të përpiqeni t’i qetësoni.
  3. Pranoni ndihmën e ekspertëve: në rast të viktimave në familje është e rëndësishme që fëmijët të trajtohen nga një staf i specializuar për të kapërcyer traumën e humbjes. Kujdes duhet treguar edhe ndaj fëmijëve që mund të jenë traumatizuar nga pamje të rënda që kanë parë apo histori që kanë dëgjuar. Të afërmit duhet të tregohen të kujdesshëm ndaj ndryshimeve në sjellje të vogëlushëve.
  4. Jini të përgatitur: jo të gjithë fëmijët reagojnë njësoj ndaj ngjarjeve traumatike. Nëse sjellja me më të vegjëlve varet edhe nga mënyra se si e interpretojnë ngjarjen të rriturit, adoleshentët mund të marrin informacion në burime të ndryshme, dhe janë pikërisht ata, që zakonisht janë më të ndjeshëm ndaj këtyre ngjarjeve. Edhe pse mund të mendohet se adoleshentët mund ta menaxhojnë më mirë situatën, edhe ata kanë nevojë për mirëkuptim dhe përkrahje morale.
  5. U kushtoni kohë dhe vëmendje: fëmijët kanë nevojë t’ju ndjejnë sa më pranë, t’i bëni të ndihen të sigurt. Është shumë e rëndësishme të flisni, të luani me ta e mbi të gjitha t’i dëgjoni. Leximi, përrallat dhe këngët ndikojnë pozitivisht.
  6. Ndihmojini fëmijët t’i kthehen aktivitetit të tyre normal: pothuajse të gjithë fëmijët ndihen më mirë pasi rinisin aktivitetin e tyre të zakonshëm. Sa më shpejt që fëmijët t’i rikthehen përditshmërisë, e sa më pak të flitet për goditjet sizmike aq më të lehtë do ta kenë të kalojnë traumën.
  7. Angazhojini fëmijët, inkurajojini që të përpiqen të ndihmojnë të tjerët. Sidomos për adoleshentët ky mund të jetë një hap shumë i rëndësishëm për një ndryshim pozitiv të gjendjes psikologjike.
Pas

Pas Valbona Sakos, jep dorëheqjen dhe nënkryetarja e Bashkisë Durrës

Para

E goditi tërmeti i fuqishëm, nis shembja e oxhakut gjigand në Tiranë (FOTO)

Para
E goditi tërmeti i fuqishëm, nis shembja e oxhakut gjigand në Tiranë (FOTO)

E goditi tërmeti i fuqishëm, nis shembja e oxhakut gjigand në Tiranë (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar