• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

“S’ja ke haberin ligjit, mos u bëj qesharake” Rama përplaset me Hajdarin dhe citon Kuranin: Je dhe deputete, flet në hava

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“S’ja ke haberin ligjit, mos u bëj qesharake” Rama përplaset me Hajdarin dhe citon Kuranin: Je dhe deputete, flet në hava
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeministri Edi Rama është përplasur ashpër  nga foltorja e Kuvendit me deputeten Rudina Hajdari, në lidhje me paketën anti-shpifje që pritet të miratohet sot.

Hajdari, e cila ka deklaruar publikisht dhe më parë që është kundër kësaj pakete dhe bëri thirrje se qeveria duhet të tërhiqet pasi po rrëshqet drejt Putinizmit.

“Jeni i lodhur se keni 6 vite në qeveri, që flisni pa fund, pa limit, dilni në cdo televizion shpikni cdo lloj platforme për të bërë propagandë me arrogancë që nuk është parë në vite. AMA, AKEP dhe KAA brenda AMA-s janë borde të kontrolluara nga politika. Edhe në kushtet që thoni ju dhe unë.

Edhe krimineli ka të drejtat e tij, prandaj unë do të mbroj kushtetutën dhe këtë po kërkoj. E di se cfarë është bërë në këtë parlament dhe sa herë kam goditur. Vetëm pak muaj më parë isha në zyrën e Presidentit dhe më tha ‘Rudina nuk ke bërë mirë, më ka ngelur hatri me ju’ Pse i thashë? ‘Sepse më ke goditur’.

I thashë edhe mua me ju më ka mbetur hatri dhe kjo është reciproke, sepse ke bërë një gabim fatal. Ju duhet të ishit i pari që duhet të më kishit thirurr kur nuk dogja mandatin. Pse pritët 8 muaj të më thonit bravo të qoftë. Pse lejuat si PD-ja dhe cdo person militant të më delegjitimonte mua si e bija e Azem Hajdarit.

Cdo individ ka të drejtë të shprehë fjalën e lirë. Koha do të jetë ajo që do i tregojë të gjitha. Paketa anti-shpifje e con vendin drejt një Putinizimi dhe Erdoganizimi, i kthen kurrizin BE-se. Nuk duhet të jetë politika që duhet të kontrollojë mediat. Keni akoma kohë të tërhiqeni dhe ta rishikoni, ka nevojë për amendime. Vërtetë ka ankesa dhe mundësi për të parë si mund të shikojmë mediat online si financohen. Janë disa cështje të nxehta që ju i përmendët.  Mos qani hallet e mia, unë qaj hallet e shqiptarëve” u shpreh Hajdari.

Menjëherë pas kësaj kryeministri Edi Rama është ngritur nga vendi dhe ka replikuar me deputeten.

“Zonja Hajdari, po të bëja replikën në një fjali do t’i referohesha avokat Ngjelës dhe do të thoja: Amanet Mushkat. Por unë do e shtoj edhe ca. Më nxorre mallin e liderit legjendar të Partisë tënde që thoshte je i lodhur, ka ikur koha juaj. Mua më dukeni e freskët ju zonja Hajdari, dhe koha juaj s’ka ardhur ende.

Por nuk është mënyra që bëhet politikë e re, pa lexuar ligjin, se nuk ia ke haberin fare ligjit dhe më vjen keq që nuk e plotësoj dëshirën tuaj për t’u tërhequr urgjentisht. Se kuptoj dot me çfarë logjike, që një person i ka kënduar dy libra dhe lëre pastaj një person që merr përsipër të përfaqësojë të tjerë, të vërë në diskutim të drejtën e një personi të akuzuar pafakte, për të kërkuar të vihet në vend dinjiteti i tij. Cila qenka kjo liri që u cënoka, nëse njër personi i jepet e drejta për t’u mbrojtur nga shpifja.

Kurani i Shenjtë i quan shpifësit mishngrënësë njerëzish që kërkojnë të vdekur. Kështu thotë Kurani, unë nuk e thashë. Të ngrihesh këtu, të më tregosh putinizmin dhe erdoganizmin, se këtu u bëka gjëmë e madhe, po të them që s’ja ke haberin, është limonadë. Ku po të them që në Gjermani të marrin shpirtin nëse guxon të shpifësh edhe s’di të japësh llogari për shpifjen. Kjo është e tepërtë. Ca të të them unë më shumë. Se dua unë këtë ligj për veten, fare.

Je në fakt një keqkuptim i madh. Flet për diçka që nuk e di, je viktima e asaj që ligjit nuk e di. Mos më trego mua Parlamentin Evropian, etj, se unë flas me përgjegjësi dhe nuk tregoj përralla si ti. Po të them që drafti është i dakordësuar me OSBE dhe 100% me standartet evropiane. Dhe e fundit, eja këtu, dhe na e thuaj si bëhet. Je deputete, si del e flet në hava. Ku e nxorre këtë që unë shpifkam gjithë ditën. Nëse unë të dukem shpifje, është perceptim. Ju thoni, ra tërmeti, po mos u merrni, po me se të merremi? Me ty? Po ja se u morëm me ty, po s’na del gjë. Mos u bëj qesharake me këto politika e re, që ndahet në dy pjesë…” , u shpreh Rama në përballjen e fortë me Rudina Hajdarin.

Pas

“Ke 6 vjet që del në çdo TV” Rudina Hajdari nxehet keq me Ramën: Koha jote ka mbaruar, je i lodhur

Para

Edhe ju e parkoni kështu makinën? Kujdes, mund të ndëshkoheni! Policia Rrugore nis kontrollet (VIDEO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

nga Fast News
16:00 | 11/11/2025
0

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

nga Fast News
15:15 | 11/11/2025
0

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

100 vjetori i Bankës së Shqipërisë, Guvernatori Sejko prezanton monedhën e re

nga Fast News
14:45 | 11/11/2025
0

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

9-mujori 2025, tkurrja e lindjeve përhapet në gjithë vendin, rënie vjetore 4.6 %

nga Fast News
14:14 | 11/11/2025
0

Recent News

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

Borxhet 10-vjeçare të bizneseve, drejt fshirjes/ Vlera që do të falet përbën rreth një të tretën e detyrimit total të tyre

16:00 | 11/11/2025
A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

A do të shkonit në Austri për 2200 euro? Shteti i BE po kërkon punëtorë, akomodim dhe ushqim falas

15:15 | 11/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar