Presidenti Ilir Meta ka folur për gazetarët menjëherë sapo ka dalë nga Prokuroria e Tiranës, ku u thirr për të dëshmuar në lidhje me padinë e tij ndaj kreut të KED Ardian Dvorani.
Meta shtoi se Prokuroria tashmë i ka provat dhe duhet të bëjë punën dhe mos të jetë nën presion politik.
Ndër të tjera Kreu i Shtetit gjithashtu shtoi se sapo të shkojë në zyrë do të autorizojë zëdhënësin e tij Tedi Blushi që të nxjerrë spotin e parë në lidhje me Ardian Dvoranin dhe mbrojtjen e Kushtetutës.
“Dëshmova ndaj shtetasit Ardian Dvorani, për dy vepra të qarta penale, të përmbushura me dashje plotësisht prej tij, të shpërdorimit të detyrës dhe përvetësimit të kompetencë së titullit shtetëror.
Besoj se kemi dhënë sqarime plotësues enë vijim të gjitha provave që kemi dorëzuar bashkë me kallëzimin penal. Rasti është tmerrësisht flagrant. Unë shpreson që prokuroria të mos jete nën presion politike dhe të bëjë punën e saj me profesionalizëm dhe durim.
Besoj se kjo është një provë e madhe për të ardhmen e reformë s në drejtësi. Mund t’ju them se Kushtetuta e thotë shumë qartë, se kushtetua është ligji më i lartë në Republikën e Shqipërisë dhe se dispozitat kushtetuese zbatohen në mënyrë të drejtpërdrejtë përveç rasteve kur kushtetuesja përcakton ndryshe.
Këtë radhë bëhet fjalë për Gjykatën Kushtetuese, integriteti i së cilës është mbarëkombëtar, që garanton dhe mbron sovranitetin e popullit shqiptar dhe interesi kombëtar dhe në këtë drejtim dua të siguroj edhe njëherë qytetarët shqiptarët se presidenti i tyre ka zbatuar një për një dispozitat kushtetuese.
Të gjitha provat deri tani janë të mjaftueshme që prokuroria të veprojë ndaj shtetasin Ardian Dvorani. Ne nuk bëjmë presione, megjithëse çështja është më se e qartë tani, prokuroria ka pasur edhe çështje të tjera të rëndësishme, por kësaj çështje askush nuk mund ti shmanget por ne do të jemi të duruar dhe d të bashkëpunojmë ngushtë me prokurorinë sepse ky është një rast tepër flagrant.
Nuk dua të vazhdoj më me këtë çështje sepse vendi ndodhet në situatë të jashtëzakonshme për shkak të pasojave të tërmetit, por ne do të vijojmë të komunikojmë me qetësi dhe argumente me të gjithë qytetarët ti ndërgjegjësojmë ata dhe sap të mbërrij në zyrë do të autorizoj zotin Blushin të publikojë spotin e parë për rëndësinë e kushtetutës.”, u shpreh Ilir Meta gjatë fjalës së tij.