• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Mund të shpërthejnë viroza” Malaj thirrje qeverisë: Duhet plan kombëtar veprimi pas tërmeti

nga Fast News
5 years më parë
në Aktualitet
0
“Mund të shpërthejnë viroza” Malaj thirrje qeverisë: Duhet plan kombëtar veprimi pas tërmeti
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

ish-deputetja e LSI, Nora Malaj i bëri thirrje qeverisë që të miratojë një plan kombëtar veprimi për të menaxhuar situatën pas tërmetit.

Malaj deklaroi se tani është shumë e rëndësishme që njerëzit të trajnohen për të vënë nën kontroll frikën nga tërmetet.



Duke e ndalur theksin tek banorët që janë evakuuar dhe strehuar në çadra, Malaj u shpreh se në këtë duhet të veprojë Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet të kujdeset për vaksinimin e fëmijëve si edhe të ndalojë përhapjen e ndonjë viroze.

“Duhet një plan kombëtar veprimi duke thirrur Këshillin Kombëtar të Prindërve që do të bëjë rakordimet për të bërë terapi në grup apo terapi individuale. Kjo situatë ka kapur edhe prindërit, mësuesit, sidomos ata që japin mësim në zonat e dëmtuara, dhe grupimin e fëmijëve që e kanë ndjerë shumë nga mosha 3 deri në 6 vjeç dhe mosha e sistemit paraadoleshent dhe adoleshenca.

Këto janë grupe që kanë kërkuar më shumë ndihma. Kryefjalë të bisedës së sotme dua të bëj planet kombëtare që Ministria e Shëndeteësisë dhe Ministria e Arsimit duhet të hartojnë. Duhet një plan kombëtar për shëndetin. Kur kemi situata evakuimi është shumë e vështirë për tu menaxhuar dhe duhet shumë kujdes për tu menaxhuar sepse mund të plasin, shperthejnë viroza.

Duhet të vaksinohen fëmijët dhe të bëhet një program i dedikuar për të menaxhuar çdo lloj situate që mund të jetë pas-traumatike. Temperaturat e ulëta dhe reshjet e shiut mund të na kërkojnë situata që nuk do të kishim kurrë dëshirë t’i kishim”, tha Nora Malaj.

Ish-deputetja e LSI kërkoi edhe nga Ministria e Arsimit që të mësuesit të kenë një fokus më të veçantë tek fëmijët për t’iu shpjeguar mbi tërmetin dhe për t’i trajnuar sesi duhet të sillen nëse përballen me një situatë të tillë.

“Personeli i shkollës duhet të mësojë nxënësit për evakuim dhe për daljen e emergjencës. Pothuajse të gjitha shkollat nuk kanë pasur emergjencën. Është shumë e nevojshme që të ngrihen qendrat e këshillimit. Duhet të krijojmë gjuhën e komunikimit në familje. Frikërat që do të kenë fëmijëert do të duhet kohë t’iu ikin. Prandaj është shumë e rëndësishme të bëhet edhe terapi në grup.

Studentët e degës së psikologjiosë dhe të shkencave spciale mund të bëhen pjesë e vullnetarizmit. Kjo është detuyrë e MASR. Rektorët e universiteteve të bëhen të gjithë bashkë për të nënshkruar një memorandum dhe ky vullnetarizëm për studentët le të jetë vlerë kreditesh. Prindërit nuk duhet të shfaqin frikë tek fëmijët. Duhen trajnuar edukatorët dhe mësuesit”, deklaroi Malaj.

Ajo pati një thirrje edhe për mediat, duke kërkuar që nëpër studio të ketë më shumë ekspertë që shpjegojnë me raste konkrete sesi duhet të menaxhohet frika dhe ankthi kur dëgjojmë lëkundjet e tokës dhe përballemi me një tragjedi.

“Më pas duhet edhe trajnimi i mediave që të japim informacione edukuese. Të ketë edhe një numër të dedikuar për të gjithë qytetarët, që mund t’u jepet mediave dhe më pas ata ta shpërndajnë në instancat përkatëse. Nga tërmeti të gjithë kanë frikë, por është shumë e rëndësishme të menaxhohet frika, prandaj ekspertët duhet të jenë prezentë në media duke treguar edhe raste konkrete”, deklaroi Nora Malaj për “FaxNews”.

Pas

Tragjike/ Përmbyset varka me 150 emigrantë, vdesin 62 prej tyre

Para

Jepte mësim në një shkollë për djem, fundoset 30-vjecarja: Bënte s*ks me 5 studentë

Para
Jepte mësim në një shkollë për djem, fundoset 30-vjecarja: Bënte s*ks me 5 studentë

Jepte mësim në një shkollë për djem, fundoset 30-vjecarja: Bënte s*ks me 5 studentë

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar