• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Ke fyer inteligjencën shqiptare” Mustafa Nano i turret këngëtares së njohur: Teksti i këngës mizerabël, atentat ndaj gjuhës shqipe

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Ke fyer inteligjencën shqiptare” Mustafa Nano i turret këngëtares së njohur: Teksti i këngës mizerabël, atentat ndaj gjuhës shqipe
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Nuk është hera e parë që analisti Mustafa Nano bën deklarata publike ku kritikon hapur personazhet e njohur në Shqipëri.

E njëjta gjë ka ndodhur dhe së fundmi, ku ai ka bërë ‘për ujë të ftohtë’ këngëtaren Rovena Dilo për performancën e saj në “Këngën Magjike”.

Nano thekson se ajo ka patur një këngë me tekst mizerabël dhe ka fyer inteligjencën shqiptare dhe e cilëson këtë si një atentat ndaj gjuhës shqipe.

Para dy ditësh këngëtarja Rovena Dilo mori pjesë në “Kënga Magjike” duke kënduar një këngë bashkë me dy artistë të tjerë dhe ne mund ta shohim në ekran. Rovena Dilo dha një intervistë dhe ngriti zërin për të denoncuar një numër halabakësh, kështu foli ajo që kanë penetruar në botën e muzikës shqiptare dhe me halabakë pati parasysh, autorë, këngëtarë, të cilët sipas saj po e dëmtojnë, po e e korruptojnë shpirtin e muzikës shqiptare.

Unë kam përshtypjen që ajo ka dashur të denoncojë një lloj muzike që po dëmton dhe prish traditën e muzikës shqiptare. Kam përshtypjen se ka dashur të flasë për ritmete muzikës tallava.

Nësë nuk është kështu atëherë Rovena duhet ta sqarojë mirë se çfarë ka dashur të thotë kur ka denoncuar halabakët sepse mesazhi rezulton atëherë i paqartë. Por unë kështu e mora dhe unë jam dakord me atë nëse ajo ka synuar të bëjë këtë gjë, sepse është e vërtetë që me ritmet e tyre po krijojnë një lloj konflikti me traditën e muzikës shqiptare.

Mirëpo, Rovena Dilo duhet të dijë që muzikën shqiptare janë duke e dëmtuar edhe disa këngë të tjera jo nëpërmjet vijës së tyre melodike por nepërmjet teksteve të këtyre këngëve dhe Rovena Dilo ndonëse shumë kush ka pritur të bëjë diferencën në kompeticionin e ‘Këngës Magjike’ në këtë drejtim ajo nuk e ka bërë këtë diferencë.

Ajo ka kënduar një këngë me tekst mizerabël. Për ta ilustruar unë po lexoj një pjesë të tekstit….Po dukesh si hard killa,  kur po vjen veshur me k’to stilla, jena shumë nalt për këto dilla. Baby t’boj m’u ndi Cinderella, Kur bohet fjalë për money…

Kjo është një pjesë e këngës së kënduar nga Rovena Dilo dhe nga dy artistë të tjerë. Ju e dini nuk është hera e parë që unë ndalem te një argument i tillë. E kam bërë edhe herë të tjera, ka momente që mendoj se tekste të tilla duhet të fshihen, apo duhet të konsiderohen si kundravajtje penale. Ka momente…nuk është se e mendoj gjithë kohën. Në këto momente unë is hoh këto tekste si një atentat që i bëhet kulturës shqipatre, por edhe në përgjitësi. I shoh si një fyerje që i bëhet inteligjencës shqiptare, i shoh si një atentat që i bëhet gjuhës shqipe’, ka deklaruar analisti Mustafa Nano.

Pas

“Citimet bëji në kishë e xhami” komentuesja ‘shpërthen’ ndaj Ramës, ia kthen kryeministri: Je gabim shumë… (FOTO)

Para

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurën dhe bie në kanal (FOTO)

Para
Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurën dhe bie në kanal (FOTO)

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurën dhe bie në kanal (FOTO)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

Kinezët zhytet në fund të Oqeanit Paqësor, zbulojnë një nga sekretet e mëdha

nga Fast News
08:30 | 12/09/2025
0

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

Kabineti “Rama 4”, lundrimi i provës drejt Integrimit

nga Fast News
08:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

12:16 | 12/09/2025
Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

09:00 | 12/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar