• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Inxhinieri-Ramës: Përgatituni për 500 milionë euro dëm, më jep detyrën të filloj punën

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Inxhinieri-Ramës: Përgatituni për 500 milionë euro dëm, më jep detyrën të filloj punën
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Rindërtimit, ka qenë i pranishëm edhe inxhinieri Arben Meçe. Ai ka folur për sa i përket dëmeve të shkaktuar nga tërmeti dhe përgjegjësive që do t’i duhet qeverisë të mbajë.

Meçe tha se qeveria duhet të përgatitet për një dëm mbi 500 mijë euro, ndërsa theksoi se Durrësi është sot në një gjendje katastrofike.





“Zoti kryeministër përgatituni për një dëm mbi 500 mln euro. Edhe 10 mln, edhe 20 mln, 100 mln është hiç përpara dëmit që do të përballojë Shqipëria. Çka do të thotë mobilizimi i kësaj sasie kërkon organizim dhe vëmendja jonë kryesore është të organizohemi që në mënyrë kapilare të zbresin deri tek qytetari. Mund të diskutojmë legjislacion tani, nuk është koha për legjislacion. Po ka defekte. Mund të diskutojmë kushtet teknike. Po jua them unë defektet, jua them edhe ku janë defektet.

Jemi në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme, kjo do të thotë mobilizim, nuk ka vullnetare tani. Unë i jam përgjigjur mobilizimit që më mbështeti. Sot nuk ka diskutim për transparencë investimesh, ajo është e padiskutueshme. Nuk duhet ta diskutojmë kurrë. Ajo duhet të jetë e centralizuar dhe të gjithë kemi një gjeneral. Nuk e di kush është, sot kemi ardhur me një letër. Unë duhet të isha në punë. Unë dua detyrën zoti gjeneral, me jep detyrën sepse për atë kam ardhur. Nuk kam ardhur për të treguar sa i ndershëm jam. Sot duhet të nisim punën. Nuk duhet të humbasim asnjë sekondë. Me jep detyrën sepse për atë kam ardhur.

Koha e zgjidhjes së problemit do të jetë e gjatë. Durrësi është një katastrofë sa i përket dëmit që ka. Unë e kam theksuar, të dallojmë dëmin nga shkatërrimi. Sistemi ynë ndërtimor përballoi me sukses një nga goditjet më serioze që ka marrë Shqipëria deri më sot, por duhet të jemi të vërtetë që aty ka defekt të themi po, ka defekt dhe duhet të jemi prezent me grupet tona të ekspertizës”, u shpreh ai.

Pas

“Nuk përcjellim zërin e qeverisë, mos e kërko fajin tek mediat”, Marin Mema shpërthen ndaj Ramës

Para

Tërmeti shkatërron lagjen 17 në Durrës, banorët: Nuk kemi bukë të hamë

Para
Tërmeti prek edhe institucionet arsimore, 24 shkolla të dëmtuara rëndë në Tiranë, Durrës, Krujë dhe Laç

Tërmeti shkatërron lagjen 17 në Durrës, banorët: Nuk kemi bukë të hamë

Të Gjitha

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

nga Fast News
09:56 | 26/06/2025
0

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

nga Fast News
09:47 | 26/06/2025
0

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

Zihet më pak peshk, INSTAT: 14.9% më pak vitin e kaluar

nga Fast News
09:28 | 26/06/2025
0

Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë

Kërpudha toksike e lidhur me ‘mallkimin e Faraonëve’ shndërrohet në ilaç për leuçeminë

nga Fast News
09:17 | 26/06/2025
0

Recent News

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

Informaliteti në turizëm, vetëm 12% e turistëve flenë në hotele e shtëpi

09:56 | 26/06/2025
Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

Rritje e fondeve për sigurinë deri në 5% e PBB? Ja sa kemi paguar deri më tani

09:47 | 26/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar