• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Gati plani special i SHBA-BE për Shqipërinë, ja si do shfaroset klasa politike e korruptuar dhe do sekuestrohen pasuritë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Gati plani special i SHBA-BE për Shqipërinë, ja si do shfaroset klasa politike e korruptuar dhe do sekuestrohen pasuritë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ndërkombëtarët duken të vendosur për t’i shkuar deri në fund luftës ndaj korrupsionit. Përveç deklaratave publike, SHBA dhe BE janë duke punuar dhe në prapavijë, duke mos lejuar që politika të bllokojë reformën në drejtësi.

Gazeta ka mësuar se projekti më i fundit ku janë përqendruar ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT është Byroja e Hetimit. Javën e shkuar morën detyrën 8 prokurorët e SPAK dhe një ndër aktet e para që do të nxjerrë kreu i saj, Arben Kraja është rregullorja për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit.





Por gazeta ka mësuar se ky akt është duke u punuar me asistencë të ekspertëve të SHBA dhe BE dhe në janar pritet të jetë gati. Aty do të përcaktohet e gjithë rruga që do të ndiqet për ngritjen e FBI shqiptare, që nga thirrja për aplikime, e deri te procesi i trajnimit dhe emërimi. Pra duket qartë se BKH do të jetë në dorë të ndërkombëtarëve, pasi ata jo vetëm do të sjellin ekspertë, por dhe do të asistojnë për të gjitha aktet nënligjore që do të dalin. Kjo do të thotë se pritet të kemi një viti të ngarkuar sa i takon luftës ndaj të korruptuarve.

Procedurat për BKH

Por cilat do të jenë disa nga procedurat që do të ndiqen për ngritjen e Byrosë Kombëtare të Hetimit? Sipas përcaktimeve në ligj, çdo person që ka kaluar testet dhe kushtet për të qenë anëtar i Byrosë, i nënshtrohet një regjimi rigoroz trajnimi dhe arsimimi, me një sërë modulesh vlerësimi që duhen kaluar përpara se të certifikohet. Pasi është certifikuar si i trajnuar dhe i aftë, kandidati konsiderohet hetues.

Po ashtu çdo dy vjet hetuesit do kalojnë në testim dhe kush ngel, largohet nga detyra. Pra, kjo do të thotë se Byroja e Hetimit do jetë mjaft e përgatitur dhe rol shumë të madh do kenë të huajt. Një agjent i FBI do qëndrojë aty për më shumë se dy vite dhe do japë udhëzime për luftën ndaj korrupsionit. FBI do këtë një zyrë të vetën që do bëjë trajnime. Nga ana tjetër edhe në SPAK, SHBA-BE do kenë zyrat e tyre.

Elementi tjetër është që fokusi i saj do jetë vetëm korrupsioni në nivele të larta, duke filluar nga presidenti, kryeministri, ministrat, deputetët, etj. E bukura është se BKH do të ketë rol të madh dhe në zbatimin e ligjit antimafia. Me ndryshimet e reja që janë bërë, pjesë e tij është dhe korrupsioni.

Pra, në momentin që regjistrohet procedimi penal për një zyrtar, automatikisht nis një hetim pasuror. Janë të shumtë ata me pasuri sheikësh që do të duhet të mbajnë përgjegjësi. Kush nuk i justifikon paratë, përveç dënimit, do i bëhet dhe sekuestrimi i pronave.

Shtrirja rajonale

Por fokusi i BKH nuk do jenë vetëm pushtetarët e Tiranës, pasi në skaner do kalojë dhe pushteti vendor. Sapo të ngrihet njësia qendrore e BKH në Tiranë, më pas do ngrihen dhe disa degë të saj në qarqet kryesore të vendit, ku ka dyshime për krim të organizuar dhe rritje të korrupsionit. “Gjykatat kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar dhe Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar e kanë vendndodhjen në Tiranë dhe e ushtrojnë juridiksionin e tyre penal në të gjithë territorin e Shqipërisë. Byroja Kombëtare e Hetimit mund të krijojë zyra të përkohshme ose të përhershme jashtë Tiranës, për të përmbushur qëllimin e saj”, thuhet në nenin 10 të ligjit për luftën ndaj korrupsionit.

Shembulli kroat dhe rumun

SPAK dhe Byroja e Hetimit do të ngrihen sipas shembullit të Kroacisë dhe Rumanisë. Në Kroaci funksionon USKOK, që është simotra e SPAK, ndërsa në Rumani ky institucion quhet DNA. Në të dyja këto vende strukturat e posaçme kanë dërguar pas hekurave me qindra zyrtarë të lartë, nga ish-kryeministra te deputetë e ministra. Rasti i më i njohur i luftës ndaj korrupsionit është ai i arrestimit të kryeministrit kroat, Ivo Sanader. Hetimi ndaj tij ka nisur nga informimi proaktiv i vazhdueshëm në media. Gazetarët raportonin që Sanader mbante ora dore shumë të shtrenjta, një prej të cilave vlente mbi 100.000 Euro. Hetimi ka nisur pas indicieve të para dhe ishte shumë i vështirë grumbullimi i provave. Hetimi u krye nga një skuadër, që konsistonte nga 7 prokurorë dhe që punonin 16 orë në ditë përfshi të shtuna dhe të diela. Është arritur të merren fakte të rëndësishme, që çonin në konkluzionin se ish-kryeministri ishte përfshirë në aktivitete korruptive kriminale. Dëshmitarë të ndryshëm janë kontaktuar ku kanë dhënë fakte shumë të rëndësishëm veçanërisht për fillimin e procesit. Ai është arrestuar në Austri më 10 Dhjetor 2010 dhe u dënua me 8 vjet burg.

Gazeta SOT

Pas

Tjetër aksident i frikshëm/ Përplasen 3 makina, bien në kanal (VIDEO)

Para

Habit Juliana Pasha: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovision

Para
Habit Juliana Pasha: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovision

Habit Juliana Pasha: Ja kush ka qenë performanca më e dobët në Eurovision

Të Gjitha

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

nga Fast News
08:00 | 16/08/2025
0

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

nga Fast News
20:00 | 15/08/2025
0

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

Detajet e takimit “kokë më kokë” mes Trump dhe Putin

nga Fast News
19:44 | 15/08/2025
0

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

Dëmshpërblimi i banorëve nga zjarret, ministri Vëngu shpjegon procedurat si do të bëhet

nga Fast News
19:39 | 15/08/2025
0

Recent News

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

Si ta ruani qetësinë kur diçka shkon keq në punë

08:00 | 16/08/2025
Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

Ndryshime në procedurat për vizat amerikane, hyjnë në fuqi nga 2 shtatori

20:00 | 15/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar