Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Erdogan ashpërson tonet, kërcënon hapur SHBA: Po të jetë e nevojshme do të…

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Erdogan ashpërson tonet, kërcënon hapur SHBA: Po të jetë e nevojshme do të…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan kërcënoi  se do të mbyllë dy baza ushtarake strategjike të përdorura nga Shtetet e Bashkuara në Turqi, nëse Uashingtoni vendos sanksione kundër Ankarasë për blerjen e një sistemi raketash ruse.

“Po të jetë e nevojshme, ne do t’i mbyllim Incirlikun dhe gjithashtu Kurecikun,” i tha Presidenti turk Rexhep Tayipp Erdogan stacionit A Haber të dielën, duke iu referuar dy bazave ushtarake të përdorura nga Shtetet e Bashkuara. “Po të zbatohet kundër nesh kërcënimi i sanksioneve, ne do t’u përgjigjemi atyre në kuadrin e reciprocitetit.”

Incirliku është një bazë ajrore në jug të Turqisë, që ka luajtur një rol të madh në operacionet ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme dhe në Afganistan, dhe së fundmi kundër grupit “Shteti Islamik” (IS) në Siri dhe Irak. Ushtria amerikane ka strehuar gjithashtu rreth 50 bomba bërthamore me gravitet B-61 në këtë bazë. Në Kurecik në Turqinë lindore ndodhet një stacion radari i NATO-s.

Në fillim të kësaj jave, Ministri i Jashtëm turk Mevlut Cavusoglu e ngriti gjithashtu çështjen e mbylljes së dy bazave për SHBA nëse Uashingtoni vendos sanksione.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sanksionet në horizont

Ligjvënësit amerikanë kanë bërë presion ndaj presidentit amerikan Donald Trump që të vendosë sanksione ndaj Turqisë për blerjen dhe vendosjen e sistemit të mbrojtjes raketore S-400 të Rusisë, për të cilin Uashingtoni thotë se është i papajtueshëm me NATO-n dhe kërcënon avionët luftarakë F-35. Si reagim, SHBA e larguan Turqinë nga programi i avionëve luftarakë F-35, në të cilin Ankaraja ishte partner.

Administrata e Trumpit deri tani është përmbajtur për të mos vendosur sanksione ndaj aleates së NATO-s, për blerjen e S-400. Sipas një ligji amerikan të njohur si Akti i Kundërshtimit të Kundërshtarëve me sanksione (CAATSA), shtetet që blejnë pajisje të caktuara ushtarake nga Rusia duhet të sanksionohen.

Marrëdhëniet midis dy aleatëve të NATO-s gjithashtu janë tendosur në lidhje me ndërhyrjen ushtarake të Turqisë në verilindje të Sirisë kundër forcave kurde, që janë partnerë me SHBA kundër IS-it. Pasi ushtria amerikane u tërhoq nga kufiri turko-sirian, Turqia arriti një marrëveshje me presidentin rus Vladimir Putin për të patrulluar veriun e Sirisë.

Turqia e konsideron milicinë YPG siriane kurde një grup terrorist me lidhje me kryengritësit kurdë që luftojnë në një kryengritje 35-vjeçare kundër shtetit turk. Erdogani kërcënoi të dielën gjithashtu se do të hakmerret ndaj SHBA, pasi Senati dhe Dhoma votuan pro njohjes së vrasjes së armenëve në vitin 1915 si gjenocid. Trumpi nuk e ka nënshkruar rezolutën.

Deutschewelle

Pas

Nga feja në filozofi, Rama e nis mëngjesin me ‘fjalët e shenjta’ të Kamy: Më mirë të jetoj sikur ka Zot…

Para

“Shpirti im, po më mbyt malli…” Sot ditëlindja e Sokol Olldashit, nëna bën dedikimin rrënqethës

Para
“Shpirti im, po më mbyt malli…” Sot ditëlindja e Sokol Olldashit, nëna bën dedikimin rrënqethës

“Shpirti im, po më mbyt malli…” Sot ditëlindja e Sokol Olldashit, nëna bën dedikimin rrënqethës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

nga Fast News
14:54 | 09/04/2026
0

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

nga Fast News
14:48 | 09/04/2026
0

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

Rama flet për ndërtimin: Ndërtimi i kullave në Tiranë nuk është krim, por kontribuues të ardhurash

nga Fast News
14:47 | 09/04/2026
0

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

Armëpushimi SHBA-Iran i pasigurt, në tregje sërish rriten çmimet e naftës

nga Fast News
11:28 | 09/04/2026
0

Recent News

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

Bordi i Transparencës ul çmimet e karburanteve

14:54 | 09/04/2026
Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

Pse çmimet e naftës dhe gazit mund të mbeten të larta në Europë edhe nëse lufta me Iranin përfundon

14:48 | 09/04/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora