Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Do hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’, ja kush janë 3 prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Do hetojnë ‘peshqit e mëdhenj’, ja kush janë 3 prokurorët që synojnë drejtimin e SPAK (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nëntë ditë nga fillimi i punës së Strukturës së Posaçme Antikorrupsion (SPAK), 3 prokurorë shfaqën interesin për të drejtuar këtë institucion.

Në limit të afatit, prokurorët Edvin Kondili, Arben Kraja dhe Altin Dumani dorëzuan pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë dokumentacionin e nevojshëm. Tashmë KLP-ja do të kryejë vlerësimin e kandidaturave dhe më pas do të intervistojë tre prokurorët për të përzgjedhur kreun e SPAK-ut.

“Në afatin të përcaktuar nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, thirrjes për shprehje interesi i janë përgjigjur tre kandidatë: Arben Kraja, Edvin Kondili dhe Altin Dumani. Ata kanë dorëzuar pranë Këshillit letrën e motivimit, në të cilën shprehet motivimi për pozicionin e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme, letrën mbështetëse (shpjeguese) për standardet e parashikuara në metodologjinë e miratuar me vendim të KLP-së nr.237, datë 25.11.2019 (publikuar në faqen zyrtare të Këshillit) dhe vizionin ose planin e besueshëm për ndërtimin e Prokurorisë së Posaçme si një institucion funksional dhe efektiv, sipas standardit 6 të metodologjisë”, njoftoi këtë të martë KLP-ja.

Duke iu referuar rregullores, kreu i SPAK-ut do të zgjidhet në bazë të eksperiencës në ndjekjen e çështjeve sensitive, aftësia në organizimin dhe drejtimin e një strukture; eksperienca në çështje me ndjeshmëri të lartë publik, ku është dashur edhe bashkëpunimi me median; vizioni dhe plani që do ndjekin për krijimin e Prokurorisë së Posaçme, si dhe imazhit që ata kanë.

Ndërkohë, intervistimi do të jetë si një mjet vlerësimi plotësues dhe drejtuesi do të vlerësohet me pikë në 7 kriteret e paracaktuara në metodologjinë e vlerësimit. SPAK Në datën 19 dhjetor, 8 prokurorët e emëruar në Prokurorinë e Posaçme nga ana e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të betohen para Presidentit dhe do të fillojnë punë. Gjatë këtyre ditëve, Prokuroria për Krime të Rënda është duke përgatitur dosjet, të cilat do të qëndrojnë në SPAK dhe të tjerat që do të dërgohen në rrethe për kompetencë. Burime thanë se deri më tani janë 300 dosje që do t’i kalojnë SPAKut.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Duke iu referuar ligjit për krijimin e SPAK-ut, kompetencat e Gjykatave dhe Prokurorive të posaçme kanë të bëjnë me krimin e organizuar dhe korrupsionin në nivele të larta dhe jo vetëm. SPAK do të hetojë çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, si dhe korrupsionin.

Do të hetojë akuzat penale kundër Presidentit të Republikës, Kryetarit të Kuvendit, Kryeministrit, anëtarit të Këshillit të Ministrave, gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese dhe të Gjykatës së Lartë, Prokurorit të Përgjithshëm, Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, kryetarit të bashkisë, deputetit, zëvendësministrit, anëtarit të Këshillit të Lartë Gjyqësor, Këshillit të Lartë të Prokurorisë dhe drejtuesve të institucioneve qendrore ose të pavarura, të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj.

Gazeta Panorama

 

Pas

Aksident në autostradën Tiranë-Durrës, makina përplaset me bordurën dhe bie në kanal (FOTO)

Para

“Kanë luajtur tullat, merre 65 mijë euro” çmendet shqiptari, nxjerr në shitje apartamentin e shkatërruar nga tërmeti: Ka ulje (VIDEO)

Para
“Kanë luajtur tullat, merre 65 mijë euro” çmendet shqiptari, nxjerr në shitje apartamentin e shkatërruar nga tërmeti: Ka ulje (VIDEO)

“Kanë luajtur tullat, merre 65 mijë euro” çmendet shqiptari, nxjerr në shitje apartamentin e shkatërruar nga tërmeti: Ka ulje (VIDEO)

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

nga Fast News
12:00 | 14/03/2026
0

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

nga Fast News
11:00 | 14/03/2026
0

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

Një dado filipinase për fëmijën shqiptar

nga Fast News
10:30 | 14/03/2026
0

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

12 karakteristikat e një personaliteti tërheqës

nga Fast News
10:00 | 14/03/2026
0

Recent News

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

Të prodhosh atlete me robotë! – Prova e suksesshme e markës sportive në Korenë e Jugut

12:00 | 14/03/2026
OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

OSHEE rrit pagat për punonjësit e terrenit dhe inxhinierët elektrikë

11:00 | 14/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora