• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

‘Zemra e kombit kullon gjak’ Basha video-mesazh solidariteti për 107 vjetorin e Pavarësisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
‘Zemra e kombit kullon gjak’ Basha video-mesazh solidariteti për 107 vjetorin e Pavarësisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter


Pas anulimit të ceremonive përkatëse për festat e 28-20 nëntorit, kryetari i Partisë Demokratike e ka nisur ditën me një mesazh solidarizimi për shqiptarët dhe për të prekurit nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit.

Me anë të një video-mesazhi të publikuar në rrjetet sociale, kreu i opozitës u shpreh se sot zemra e kombit kullon gjak dhe të gjithë duhet të lutemi së bashku për të prekurit dhe viktimat e kësaj tragjedie të madhe.

MESAZHI I PLOTE I LULZIM BASHES

Të dashur bashkëqytetarët e m!

Mëngjesin e të martës, ndërkohë që shqiptarët përgatiteshin për të përkujtuar 107 vjetorin e Pavarësisë, një tërmet i tmerrshëm goditi vendin tonë.

Ende nuk e dimë përmasën e plotë të dëmeve. Ajo që dimë deri tani është se me dhjetëra shqiptarë kanë humbur tragjikisht jetën nën rrënoja, qindra janë lënduar dhe shtëpitë e tyre janë shkatërruar.

Mendimet dhe lutjet tona janë me të lënduarit, me ata që vuajnë dhe me familjet që përjetuan dhimbjen më të madhe, atë të humbjes së njerëzve të tyre të shtrenjtë.

Në Ditën e Pavarësisë, nga zemra e kombit tonë kullon gjak.

Kjo që përjetuam ditët e fundit është një kujtesë për të gjithë ne, se sa e brishtë është jeta e njeriut. Se sa mirënjohës duhet të jemi për gjithçka që na ka falur Zoti, dhe për t’i përqafuar pak më fort fëmijët dhe të dashurit tanë.

Gjatë këtyre tre ditëve, kemi përjetuar disa prej orëve më të vështira të viteve të fundit, por po kështu kemi parë më të mirën e njerëzve tanë.

Njerëzit e parë që u sulën mbi rrënoja për të kërkuar të mbijetuarit, pa menduar dy herë për rrezikun që u kanosej; Mjekët dhe infermierët që punojnë pa orar për të mjekuar të lënduarit; Mijëra të tjerë që nuk janë kursyer për të ofruar ndihmë dhe kontribute për vëllezërit dhe motrat tona në nevojë.

Megjithë ndasitë tona, në orë nevoje ne jemi një komb i bashkuar, lidhur ngushtë nga të njëjtat vlera dhe nga e njëjta dhembshuri.

Kjo është Shqipëria e vërtetë! Shqipëria e njerëzve me zemër të madhe dhe me forcë të pashtershme.

Sot, në vend të festës së Pavarësisë, një komb i lënduar është kërrusur nga dhimbja për humbjen e jetëve.

Le ta nderojmë kujtimin e atyre që na mori kjo tragjedi duke qëndruar të bashkuar, të fortë dhe me dashuri për njëri-tjetrin.

Dhe qoftë kujtimi i tyre uratë për të gjithë ata që i njohën!

Zoti ju bekoftë ju dhe familjet tuaja dhe Zoti e bekoftë Shqipërinë!

 

 

 

 

Pas

‘Mos më nxirrni, dua të vdes në krahët e vajzës’ fjalët rrënqethëse të nënës që humbi jetën pas 12 orësh nën rrënoja

Para

Tre arsyet e forta se përse nuk i duhet dhënë ujë personave të bllokuar nën rrënoja

Para
Tre arsyet e forta se përse nuk i duhet dhënë ujë personave të bllokuar nën rrënoja

Tre arsyet e forta se përse nuk i duhet dhënë ujë personave të bllokuar nën rrënoja

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

nga Fast News
10:53 | 14/09/2025
0

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

nga Fast News
10:50 | 14/09/2025
0

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

Njoftim i rëndësishëm i Bashkisë Tiranë, për pronarët e makinave të braktisura

nga Fast News
10:47 | 14/09/2025
0

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

Pjeshkët e kontaminuara, ish ministri: Mund të jenë konsumuar në Shqipëri, ekspertja: Jemi vite dritë larg BE

nga Fast News
10:45 | 14/09/2025
0

Recent News

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

Si ndahen raportet gjinore në Shqipëri? Gratë dominojnë në numër, burrat në paga

10:53 | 14/09/2025
Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

Gati revolucioni i fluturimeve, NASA po teston avionin që do lëvizë me shpejtësi rekord

10:50 | 14/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar