Deputetët e Partisë Socialiste kanë firmosur një kërkesë ndaj Kuvendit me të cilën I kërkojnë shtimin e akuzave Presidentit të Republikës në lidhje me çështjet që po heton Komisioni Hetimor I ngritur posaçërisht për shkeljet e Presidentit.
Në këtë kërkesë ndaj Kuvendit është rënditur edhe shtimi i akuzave për dekretimin e Marsida Xhaferllarit si anëtare e Gjykatës Kushtetuese por edhe mos dekretimin e Arta Vorpsit.
“Kerkese per shtese ne objektin e komisionit hetimor: “Per kontrollin e ligjshmiirise se veprimeve te veprimeve nga ana e Presidentit te Republikes se Shqipiirise, ne kuader te uslttrimit ti! Kompetencave te tij lidhur me zhvillimin e zgjedjeve per organ et e qeverisjes vendore”
Nderkohe, Presidenti i Republikes ne nje kurs perplasje te plote te tij me Kuvendin dhe institucione te tjera kushtetuese, ka vijuar cenimin e Kushtctutes me pasoja te renda, permes veprimeve konkrete apo mosveprimeve te qellimshme, te cilat po i rendisim dhe faktojme ne vijim. Rrjedhirnisht, vleresojme te domosdoshme qe edhe keto veprime te behen pjese e vleresimit nga Kuvendi i Republikes, ne kuader te procedures se nisur tashme per shkarkimin e Presidentit te Republikes. Kushtetuta e Republikes, Rregullorja e Kuvendit apo Ligji nr.8891, date 02.05.2002 “Per organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore te Kuvendit” praktikisht nuk parashikojne ndalim per shtimin e objektit te nje Komisioni Hetimor, madje neni 8 i Ligjit nr.8891, date 02.05.2002 praktikisht e mundeson kete kur parashikon se “Kuvendi nuk mund te vendose kufizime ne objektin e punes, … , pervec rasteve kur nga rrethanat gjykohet se kerkesa permban elemente te shkeljes se Kushtetutes”. E thene ndryshe, nese kjo kerkese e jona nuk vleresohet si ne shkelje te Kushtetutes, atehere shtesa ne objekt eshte detyrim dhe jo diskrecion i Kuvendit. Per analogji, edhe neni 64, pika 1 i Ligjit Nr. 44/2015 “Kodi i Procedurave Administrative i RSH” parashikon se “Nje pale qe ka dorezuar nje kerkese mund ta plotesoje ose ndryshoje ate, vetem kur qellimi i kerkeses se ndryshuar bazohet ne te njejten situate faktike si kerkesa fillestare.” Duke verejtur se shkelja e Kushtetutes nga ana e Presidentit te Republikes tashme eshte bere kronike, permes kesaj kerkese vleresojme se edhe veprimet e mosveprimet e tij te fundit duhet te behen pjese e vleresimit nga Komisioni Hetimor i ngritur per kete qellim, ne menyre qe edhe vendimmarrja vijuese e Kuvendit te jete sa me serioze dhe e bazuar”, shkruhet në kërkesën e firmosur nga 56 deputetë socialistë.
Shkeljet për dekretimin e Marsida Xhaferllarit në Kushtetuese:
- Është dekretuar një gjyqtar kushtetues në kundërshtim flagrant me kushtetutën dhe ligjin.
- Ne mungese të kompetencës për të emëruar gjyqtarin kushtetues, Presidenti, ne mënyrë të kundërligjshme ka ndërhyrë në një proces kushtetues.
- Presidenti ka ushtruar kompetenca te Këshillit te Emërimit në Drejtesi, duke i veshur vetes atribute te organeve te qeverisjes se sistemit te drejtësisë.
- është cenuar e drejta e subjekteve për te patur një proces të rregullt gjykimi kushtetues, në kushtet kur do të gjykohen nga gjyqtar kushtetues me mandat te paligjshëm.
- është cenuar funksionaliteti i Gjykatës Kushtetuese.