• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT

Fillimi Të gjitha

E papritur, deputeti i opozitës kërkon mbledhje urgjente: Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta!

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
E papritur, deputeti i opozitës kërkon mbledhje urgjente: Të shkarkohet menjëherë Ilir Meta!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti Halit Valteri, anëtar i komisionit hetimor për kontrollin e veprimtarisë së Presidentit Ilir Meta në raport me zgjedhjet e 30 qershorit, kërkon zhvillimin e një mbledhje urgjente të këtij komisioni, për të finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta, për shkelje të Kushtetutës me dekretimin e dy datave për një palë zgjedhje, shkelje e cila sipas tij u konfirmua edhe nga Komisioni i Venecias. Deputeti Valteri tha për Shqiptarja.com se komisioni hetimor duhet të respektojë detyrën që i ka caktuar Kuvendi i Shqipërisë dhe opinionin e Komisionit të Venecias, duke shkarkuar sa më parë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili sipas tij, po vijon të ndërmarrë shkelje të tjera të rënda, siç janë manovrat e tij me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese.

“Kërkoj urgjentisht mbledhjen e komisionit hetimor për finalizuar shkarkimin e Presidentit Ilir Meta. Nuk ka asnjë arsye pse të zvarritet veprimtaria e komisionit. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë tallje. Komisioni duhet të çojë deri në fund detyrën që i ka caktuar Kuvendi me vendim nr. 84/2019. Komisioni i Venecias është shprehur shumë qartë që Presidenti i Republikës ka tejkaluar kompetencat, duke deklaruat dy data për një palë zgjedhje. Komisionit nuk i mbetet gjë tjetër veçse të respektojë këtë opinion dhe të shkarkojë nga detyra Presidentin Ilir Meta, i cili po ndërmerr aktet të tjera të rënda antikushtetuese, siç janë manovrat e fundit me dublimin e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Ne duhet t’i kalojmë sa më parë vendimin e shkarkimit Kuvendit. I takon Kuvendit më pas nëse e voton apo jo vendimin e komisionit hetimor. Më pas do të vendosë Gjykata Kushtetuese për fatin e Presidentit”, u shpreh Valteri.

Deputeti Valteri shpreh dyshime të forta se mazhoranca po e zvarrit komisionin për shkarkimin e Metës, për shkak të pasigurisë së votave. “Duhet t’i japim fund mungesës së seriozitetit me komisionet hetimore. Ulsi Manja ka frikë ta mbledhë komisionin hetimor dhe ta çojë përpara këtë proces. Unë mendoj se mazhoranca nuk është e sigurt nëse i ka votat e domosdoshme për shkarkimin e Metës në Kuvend, ndaj po e zvarrit komisionin”, tha ai. Ndërkaq, në seancën e fundit plenare, kryeministri Edi Rama i dha një mesazh të qartë kryetarit të komisionit hetimor Ulsi Manja, teka tha se “Besoj se komisioni ad-hoc, i ngritur për shkarkimin e Ilir Metës, duhet ta konsiderojë shumë seriozisht edhe paketën e rekomandimeve për Kuvendin, ashtu sikundër në dritën e kësaj ngjarjeje të re, Komisioni i Ligjeve dhe gjithë deputetët duhet të kontribuojnë për të riardhur këtu në Kuvend, më shpejt se vonë dhe për të votuar këtu neutralizimin e akteve të Presidentit, e akteve antikushtetuese dhe antiligjore”. Megjithatë, komisioni vijon të mos mblidhet./ shqiptarja.com

Pas

Llogari bankare dhe prona, policia nis hetimin mbi pasurinë e Agim Kajmakut

Para

I kërkoi favore s.eksuale studentes në këmbim të provimeve, jepet vendimi për pedagogun e Elbasanit

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

nga Fast News
21:14 | 13/09/2025
0

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

nga Fast News
11:29 | 13/09/2025
0

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

Hapet tenderi për elektrifikimin e hekurudhës Tiranë-Durrës

nga Fast News
12:16 | 12/09/2025
0

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

Kryesisht nga fëmijët në Greqi e Itali, emigrantët dërguan 532 milionë euro deri në qershor

nga Fast News
09:00 | 12/09/2025
0

Recent News

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

Rritet fatura e pensioneve, mbi 2 miliardë euro në 2026 për të moshuarit! Problem, skema deficitare

21:14 | 13/09/2025
Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

Emigracioni po zbraz vendin, shndërrohet në një fenomen kronik! BE dha 154 mijë leje qëndrimi në 2023-2024, një pjesë e madhe e të ikurve me kontrata pune

11:29 | 13/09/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar