• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Do të udhëtoni në një nga vendet e BE? Njihuni me rregullat e reja për hyrjen në zonën Schengen

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Do të udhëtoni në një nga vendet e BE? Njihuni me rregullat e reja për hyrjen në zonën Schengen
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Duke filluar nga viti i ardhshëm, shtetasit e vendeve të treta që kanë marrë liberalizimin e vizave me Bashkimin Europian, përfshirë Shqipërinë do të duhet të kalojnë nëpër një sistem të ri për hyrjen në Zonën Schengen.

Unioni ka hartuar tanimë një program që synon “forcimin e kufijve të zonës Schengen”, i njohur si Sistemi Europian i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit, ETIAS.





Nëpërmjet këtij sistemi, BE do të kontrollojë paraprakisht të dhënat e udhëtarëve para se të hyjnë në vendet anëtare.

“Do të duhen vetëm disa minuta për të plotësuar një aplikim në internet, i cili në një shumicë dërrmuese të rasteve (mbi 95 për qind) do aprovojë automatikisht hyrjen”, thotë Katarzyna Kolanko, zyrtare e Komisionit Europian.

Sipas ndryshimeve, aplikantët duhet t’i përgjigjen në një seri pyetjesh duke futur informacione themelore siç janë emri i tyre, adresa, data e lindjes dhe detajet e pasaportës. Do të ketë gjithashtu disa “pyetje që lidhen me shëndetin dhe sigurinë”.

Çdo shqiptar që do të udhëtojë në një vendet e zonës Shengen do të duhet të aplikojë fillimisht, të paguajë një tarifë prej shtatë eurosh dhe të presë për përgjigjen elektronike nëse udhëtimi i tij aprovohet.

Sipas autoriteteve pasi një qytetar të marrë dritën jeshile nga kontrollet e sigurisë, ai do të jetë i vlefshëm për tre vjet për një numër të pakufizuar udhëtimesh në vendet e BE.

Por edhe pse procedura është në dukje e thjeshtë, ajo mund të paraqëse probleme për ata të cilët nuk e përdorin mirë internetin.

“ETIAS nuk është vizë”

Komisioni Europian ka theksuar vazhdimisht se marrja e autorizimit nga ETIAS nuk është vizë.

“Udhëtarët nga vendet që përfitojnë nga udhëtimi pa viza në BE, përfshirë ata nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, do të vazhdojnë të përfitojnë. Ky është thjesht një hap i vogël procedural për udhëtarët që nuk do të lejohen të udhëtojnë në zonën Shengen, për t’i ndihmuar ata të shmangin burokracinë dhe vonesat në kufijtë e BE”, tha Kolanko.

Këta persona përfshijnë qytetarët që kanë probleme me drejtësinë, ata që kanë ekspulse apo ata që ë kanë kaluar afatin e qëndrimit tre mujor.

Përveç ETIAS, Bashkimi Evropian aktualisht është duke zhvilluar një sistem të ri që do të lexojë të dhënat biometrike.

“Sistemi do të kontrollojë të dhëna të tilla si emri, dokumentet e udhëtimit, gjurmët e gishtërinjve dhe imazhi i fytyrës”, tha Kolanko.

Sidoqoftë, të dhënat biometrike do të mblidhen vetëm herën e parë që një shtetas shqiptar kalon kufirin e BE-së.

Gazeta Dita

Pas

Rama e paditi, Rakipi flet para gjyqit: Unë nuk po shpif, do ta çoj ankimimin deri te institucionet ndërkombëtare

Para

“Do ti qëndroj besnike Kushtetutës!” Arta Vorpsi sfidon Metën, bën betimin te noterja

Para
“Do ti qëndroj besnike Kushtetutës!” Arta Vorpsi sfidon Metën, bën betimin  te noterja

“Do ti qëndroj besnike Kushtetutës!” Arta Vorpsi sfidon Metën, bën betimin te noterja

Të Gjitha

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

nga Fast News
16:44 | 16/06/2025
0

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

nga Fast News
16:34 | 16/06/2025
0

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

Larg syve, pranë zemrës – Sot falënderojmë ata që kujdesen nga larg

nga Fast News
16:32 | 16/06/2025
0

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

Zhvillohet ministeriali i SEECP në Tiranë, ja rrugët që bllokohen

nga Fast News
11:54 | 16/06/2025
0

Recent News

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

Paqartësitë e kursit të këmbimit, fakorët që po rrëzojnë euron. Sa pritet të zbresë?

16:44 | 16/06/2025
Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

Një kapitull i ri për inovacionin në Shqipëri: One Albania nis bashkëpunimin me komunitetin EIT

16:34 | 16/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar