• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

‘Do bëhet nami’ Rama i shpall ‘luftë’ KÇK dhe ‘të fortëve’: Ka ardhur koha, ja si do hetohen nga ligji Anti-M.afia

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
‘Do bëhet nami’ Rama i shpall ‘luftë’ KÇK dhe ‘të fortëve’: Ka ardhur koha, ja si do hetohen nga ligji Anti-M.afia
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ashtu siç e paralajmëroi  edhe më parë, kryeministri Edi Rama ka prezantuar sot platformën kundër grupit që ai e cilëson si kriminal “Kap ça të kapësh” ose KÇK.

Ai u shpreh se të gjithë ‘të fortët’ që janë përfshirë si të dyshuar për ngjarjen kriminale, ka ardhur koha që ata të nënshtrohen nëpërmjet një ligji special ku duhet të provojnë pasurinë e tyre.





“O popull në burg të fut drejtësia dhe policia e shkretë ka marrë mbi vete gurë dhe drurë pafund, megjithëse ka bërë më mirë se të gjithë punën e vet. Kur e çon çështjen tek prokurori dhe ai t’a liron kriminelin në sallë. Unë di që durimi është malli më i shtrenjtë në këtë vend. Çfarë po bëjmë sot, po e bëjmë se janë krijuar kushtet që t’a bënim.

Deri dje, oligarkia e sistemit të drejtësisë dominonte gjithçka. Ata që dolën nga sistemi, ishin dominuesë. S’merrej me to as media, as publiku. Milionerë që bënin ligjin, ndërsa sot jemi në fazën e ndërtimit të një sistemi tjetër.

Kush thotë se ata vetëm u pushuan nga puna, gabon. Vetting-u është për të pastruar, dhe për të vendosur aty njerëzit që do të luftojnë, dhe ata që dalin si të papunë sot, do jenë të akuzuar nesër. Këto të gjitha quhen propagandë.

Ndërsa faktet, janë gënjeshtra, janë muhabetet që fillojnë në 6 të mëngjesit deri në 12 të natës dhe bëhet virale çdo gjë e keqe, por ndodh kudo. Ne duhet që sot të jemi të bindur që ne të bëjmë një hap më tej me kurajo dhe vendosmëri.

Vijmë tek KÇK-ja. KÇK-ja është një organizatë kriminale gjykatësish dhe prokurorësh që janë shërbëtorë, tutorë të krimit të organizuar, janë një kancer në sistem që me nisjen e Vetting-ut, ka hyrë në fazën e vetë më agresive.

Janë njerëz që e dinë që s’kanë asnjë shans të kalojnë Vettingun. Ndaj sot janë shfaqur më ashpër se dje. Sot ata nuk e kanë më jetën përpara në kuptimin e karrierës, por kanë vetëm kohën e mbetur kur të dalin para Vettingut.

Motoja e tyre është, nuk është fantazi, e kam dëgjuar nga ata, Kap ça të kapësh. Rasti i Durrësit, është një nga ata.

Në rastin e Durrësit, e sollën rrethanat, që në një makinë ishte prokurori dhe një nga eksponentët e krimit. Në bagazh, dokumentet e vjedhura nga prokuroria. Ato që në një kohë të gjatë u vunë nën kurrizin e Donika Prelës, u gjetën atje. Çfarë duhet të bëjmë? Të presim Vettingun e atyre? Për shkak se kriminelët kanë shpatullat e ngrohta, ka një paturpësi ekstreme, një mungesë ekstreme frike jo e jo, por edhe për të fshehur gjurmët. Çfarë të bëjmë ne kur një kriminel merr peng hipotekën e Vlorës, dhe policia nuk vepron dot, se gjykata dhe prokuroria nuk veprojnë dot.

Jemi në një vend ku të gjithë ne që jemi këtu, për të ardhur këtu kemi plotësuar një formular, ku përtej të gjitha standarteve ndërkombëtare ju është kërkuar të tregoni të vërtetën. Nëse kur keni dalë nga barku i nënës keni shkelur vijat e bardha. Është një ligj unikal, ligji i pastërtisë dhe kjo bëhet për të gjithë ato që duan të punojnë në shtet. Po këta, a s’ka ardhur koha, që këtyre njerëzve që janë dënuar, akuzuar për krime të rënda, për rezultat i marrëdhënies me KÇK apo që janë nën hetim në vendet e BE, t’ju kërkohet të deklarojnë pasurinë.

T’ju kërkohet të provojnë që ato që kanë i kanë si rezultat i punës. Pse kjo u bëka për të gjithë ata që duan të zgjidhen, u bëka për gjykatësit dhe prokurorët dhe su bëka për këta? Pse? Kush janë këta?

Në këtë vakum mes drejtësisë së vjetër dhe të re, ku një sërë institucionesh janë në proces dhe KÇK-ja ka hyrë në veprim, ne duhet të ndërhyjmë me një ligj special. Të gjithë normat e ligjit anti-mafia t’a kalojmë tek këto subjektet, me radhë. Secili duhet të provojë se shtëpinë, makinën, biznesin i ka si rezultat i punës.

Ky s’është proces penal, por administrativ dhe ndërkohë KÇK-së i duhet vënë një kufi shumë i qartë. Në kushtet që një anëtar i KÇK-së shkel ligjin askush s’vepron, ndërkohë që duhet sqaruar se KLP dhe KLGJ të marrin masë për pezullim dhe inspektim për anëtarin e kësaj organizate kriminale. Deri në krijimin e SPAK nëse ne nuk e bëjmë, këtu do të bëhet name, nami do të bëhet. Do të kemi shfaqje tërbimi. Nëse inspektimi vlerëson që anëtari i KÇK-së që ka shkelur ligjin është në shkelje, mbi të duhet të nisë procesi anti-mafia, barra e provës atij, dhe të provojë nga i buron pasuria. Për të kaluar konkretisht tek lufta me krimin e organizuar.”u shpreh kryeministri gjatë fjalës së tij.

Pas

EMRAT/ Ngrihet SPAK, kush janë 8 prokurorët që marrin detyrën, ja kur do betohen te Meta

Para

‘Shqiptarët si skllevër për 300 mijë lekë, ju në avion me këmbë përpjetë’ Rama flet për problemet me shëndetin: Bussiness Classin e marr kur…

Para
‘Shqiptarët si skllevër për 300 mijë lekë, ju në avion me këmbë përpjetë’ Rama flet për problemet me shëndetin: Bussiness Classin e marr kur…

‘Shqiptarët si skllevër për 300 mijë lekë, ju në avion me këmbë përpjetë’ Rama flet për problemet me shëndetin: Bussiness Classin e marr kur…

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

nga Fast News
13:57 | 28/08/2025
0

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

nga Fast News
13:41 | 28/08/2025
0

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

Vajza 11-vjeçare shpiku një filxhan unik për gjyshin që vuan nga Parkinsoni, sot është milionere

nga Fast News
09:00 | 28/08/2025
0

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

Vëllazëri veterinare: Kroacia dhuron ndihma për Shqipërinë në luftën kundër PPR

nga Fast News
08:30 | 28/08/2025
0

Recent News

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike paralajmëron qytetarët: Platforma TXEX është mashtrim online!

13:57 | 28/08/2025
Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

Gratë drejtuese paguhen më shumë sesa burrat! Ja profesionet me diferencat më të mëdha të pagave

13:41 | 28/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar