• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Balluku kundër buxhetit që miratoi qeveria. Çfarë shprehu ajo para deputetëve?

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Balluku kundër buxhetit që miratoi qeveria. Çfarë shprehu ajo para deputetëve?
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka paraqitur disa ankesa dje në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, teksa ishte thirrur për të raportuar për projektbuxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjatë raportimin e saj, Belinda Balluku theksoi se në hartimin e këtij projektbuxheti për vitin 2020, nga Ministria e Financave janë marrë parasysh konsultimet e çuara, duke bërë që shumë projekte të planifikuara të mbesin të parealizuara. Ministrja e Infrastrukturës vuri theksin në zerimin e fondit për ndërtimin e hekurudhës Tiranë–Durrës, që, sipas saj, ishte në fazën finale.





“Ky buxhet kurrsesi nuk mund të quhet buxheti i infrastrukturës. Fatkeqësisht, ndërkohë që jemi përpara faktit dhe të gjitha studimet dhe projektimet për hekurudhën shqiptare tashmë kanë avancuar, ne kemi identifikuar se në buxhetin 2020, Ministria e Financave e ka zeruar fondin për hekurudhat, duke hequr 100 milionë lekë nga financimi i brendshëm dhe 200 milionë lekë nga financimi i jashtëm. Pas një lufte të gjatë për hekurudhën, tani nuk kemi fonde për ta vazhduar. Jemi në një pozicion të vështirë, pasi një nga projektet më të rëndësishme që ne kemi dhe pjesë e strategjisë së transportit sot, rrezikohet për shkak të një buxheti të prerë. MFE nuk mund të bëjë një buxhet të njëanshëm dhe pa marrë parasysh konsultimet”, u shpreh ministrja Belinda Balluku gjatë raportimit të saj në Kuvend.

Edhe pse e pakënaqur, ministrja Balluku sërish u shpreh optimiste se sektori që drejton do të ketë performancë pozitive për vitin 2020.

“Pavarësisht pengesave që paraqet në punën tonë ulja e ndjeshme e tavaneve pothuajse në të gjitha sektorët, unë do të thosha që angazhimi dhe performanca e ministrisë do të jetë akoma më e mirë se në vitin 2019. Do t’i luteshim Ministrisë së Financave që financimi i projekteve ekzistuese të bëhej në kohë dhe të mos pengohej ecuria e tyre dhe si rrjedhojë të mos ndryshohej afati i dorëzimit sepse na duhet të përmbushim angazhimet tona dhe të mos krijojmë më detyrime të prapambetura. Vonesa kryesore e realizimit të projekteve është problemi i shpronësimeve, jo rrallëherë kemi pasur edhe mungesë fondesh. Ne shpesh nisim projektin pa identifikuar vlerën që do kërkojnë shpronësimet. Shpronësimet në disa raste kalojnë vlerën e vetë projektit. Më tej, ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë ka folur për tri projektet kryesore që do të financohen gjatë vitit të ardhshëm. Aeroporti i Vlorës, rruga ThumanëRrogozhinë dhe Tuneli i Llogorasë, janë tri veprat prioritare sipas saj.

 

Pas

Bebe Rexha dhe artistja e famshme që do të zbulojnë të nominuarit për “Grammy”

Para

Në vazhdën e takimeve, Meta takon kreun e KLP-së

Para
Në vazhdën e takimeve, Meta takon kreun e KLP-së

Në vazhdën e takimeve, Meta takon kreun e KLP-së

Të Gjitha

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

nga Fast News
10:13 | 24/06/2025
0

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

nga Fast News
10:07 | 24/06/2025
0

Konflikti Izrael-Iran-SHBA,  pasojat e luftës, cfarë na pret?

Konflikti Izrael-Iran-SHBA, pasojat e luftës, cfarë na pret?

nga Fast News
10:03 | 24/06/2025
0

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

Analiza e ish ministrit të Financave, Anastas Angjeli për faturën e konfliktit Izrael- Iran

nga Fast News
09:50 | 24/06/2025
0

Recent News

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

Trump shpall armëpushimin midis Izraelit dhe Iranit

10:13 | 24/06/2025
Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

Kanali i Hormuzit dhe rreziku i një krize globale

10:07 | 24/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar