• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

“Shumë zhurmë për asgjë”, si dështoi operacioni në Portin e Durrësit ditën e djeshme

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
“Shumë zhurmë për asgjë”, si dështoi operacioni në Portin e Durrësit ditën e djeshme
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Mbi 380 forca Policie të ardhur nga Tirana, Shkodra dhe Fieri kanë mësyrë dje portin më të madh në vend, atë të Durrësit. Në operacion u angazhuan 10 qen antidrogë si dhe dy dronë për të parandaluar çdo dështim të aksionit për zbulimin e drogës që mund të fshihej në ambientet e brendshme të portit.

Por, rezultati i aksionit ishte një dështim spektakolar, pasi nga kontrolli i mbi 100 kontenierëve dhe 65 magazinave nuk u gjet asgjë e paligjshme përveç një pistolete zhurmuese apo targa false automjetesh. Operacioni “Porti i Pastër”, sipas Policisë synon kontrollin e personave në hyrje e dalje, kontrollin e mjeteve, mallrave, të peshkarexhave apo mjeteve të tjera lundruese që përdoren në Portin e Durrësit, si dhe në disiplinimin e qarkullimit të automjeteve. “380 forca policore, kryesisht të FLO Tiranë, Shkodër e Fier, ato të Policisë Kriminale, të ‘Shqiponjave’ të DVP Tiranë, Durrës, Elbasan e Fier, të Patrullave të Përgjithshme, Njësia Operacionale e Policisë Rrugore dhe ato të Qarkullimit Rrugor të DVP Durrës e të Policisë Kufitare ushtruan kontrolle të imtësishme në të gjithë territorin e portit.

Në operacionin e kontrollit u përdorën edhe 10 qen antidrogë si dhe 2 dronë. U kontrolluan 106 kontejnerë, 65 magazina dhe objekte të ndryshme brenda portit, dhjetëra mjete lundruese, kryesisht peshkarexha, 345 automjete dhe rreth 770 persona. Gjatë kontrolleve, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 pistoletë zhurmuese, thikë, vula të falsifikuara, targa mjetesh të falsifikuara, dokumente të kundërligjshme, si dhe sasi me cigare kontrabandë. Policia ka shoqëruar për veprime të mëtejshme 23 persona”, bëhet e ditur nga Policia e Shtetit.



Pas

Ende pa nisur gara, zgjidhet fituesi i Festivalit të RTSH-së

Para

Studentja e shkëlqyer që lyp rrugëve për të ëmën e sëmurë, merr lajmin e mirë

Para
Studentja e shkëlqyer që lyp rrugëve për të ëmën e sëmurë, merr lajmin e mirë

Studentja e shkëlqyer që lyp rrugëve për të ëmën e sëmurë, merr lajmin e mirë

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

nga Fast News
10:56 | 16/12/2025
0

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

nga Fast News
10:54 | 16/12/2025
0

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

25 vite Institut i Kontabilistëve të Miratuar, roli i tij për zhvillimin e profesionit dhe ekonominë e vendit

nga Fast News
15:38 | 15/12/2025
0

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

Rama kthen sytë nga bujqësia, premton para fermerëve buxhet rekord

nga Fast News
15:09 | 15/12/2025
0

Recent News

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

Anketa, 37% e familjeve në Shqipëri të prekura nga emigracioni

10:56 | 16/12/2025
Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

Fermerët duhet të nisin grumbullimin e faturave për kompensimin 10%; Kërkesa do bëhet dy herë në vit

10:54 | 16/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar