• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Policia superaksion në Vlorë, arrestohen 7 persona, në kërkim 3 të tjerë, çfarë u gjet në banesa (EMRAT)

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Policia superaksion në Vlorë, arrestohen 7 persona, në kërkim 3 të tjerë, çfarë u gjet në banesa (EMRAT)
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Policia e Shtetit në kuadër të operacionit “Vjeshta” ka arrestuar 7 persona dhe ka shpallur në kërkim 3 të tjerë.

Fillimisht policia ka ushtruar kontroll në banesat e tyre dhe më pas është bërë arrestimi.





Mësohet se të arrestuarit janë: Çerçiz Velaj, Enton Likaj, Daniel Nikaj, Altin (Shkëlzen) Veizaj, Antonio Veizaj, Mario Veizaj dhe Romeo Lika.

Ata akuzohen për veprat penale të “Kultivimit të bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve e kryer në bashkëpunim”, “Shpërdorimi i detyrës”, “Armëmbajtja pa leje” dhe “Moskallëzimi i krimit”.

Blutë raportojnë se gjithahstu gjatë operacionit të koduar “Vjeshta” janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.

NJOFTIMI ZYRTAR I POLICISE

Finalizohet operacioni policor i koduar “Vjeshta”

Operacioni për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni nga DVP Vlorë dhe FNSH Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Vlorës.

Ndalohen 7 persona e shpallen në kërkim 3 të tjerë.

Në përmbushje të një prej prioriteteve kryesore të punës, atë të parandalimit, evidentimit dhe goditjes së kultivimit e trafikimit të lëndëve narkotike, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë në bashkëpunim me FNSH Fier kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Vjeshta”.

Ky operacion është realizuar në kuadër të hetimeve të zhvilluara në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Vlorë, të cilat kanë zgjatur për një periudhë 6-mujore. Operacioni është përqëndruar në dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal kryesisht kundër ”Kultivimit të bimëve narkotike”, por edhe veprave të tjera penale si ”Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, ”Shpërdorimi i detyrës”, ”Armëmbajtja pa leje” dhe ”Moskallëzimi i krimit”.

Gjatë këtij hetimi është dokumentuar në mënyre të plotë e të gjithanshme ky aktivitet kriminal për një nga zonat me risk të lartë për kultivimin e bimëve narkotike, siç janë Njësitë Administrative të Bashkisë Selenicë.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë kanë ekzekutuar urdhrat e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë për arrestimin e shtetasve:

Ç. V, 33 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

  1. L, 28 vjeç, banues në fshatin Kotë, Bashkia Selenicë.
  2. N, 22 vjeç, banues në fshatin Mazhar, Bashkia Selenicë.
  3. (Sh) V., 37 vjeç, banues në Vlorë.
  4. V., 27 vjeç, banues në Vlorë.
  5. V., 22 vjeç, banues në Vlorë.
  6. L., 29 vjeç, banues në fshatin Lapardha, Bashkia Selenicë.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e 3 shtetasve të tjerë dhe vijon puna për kapjen e tyre.

Në vazhdimësi të këtij hetimi, janë evidentuar 24 raste të kultivimit të bimëve narkotike në 5 Njësitë Administrative (Armen, Sevaster, Brataj, Kotë dhe Vllahinë), ku më parë janë arrestuar, proceduar dhe shpallur në kërkim 16 persona (8 të arrestuar, 4 në kërkim, 4 në gjendje të lirë).

  • • Janë sekuestruar 3 armë zjarri (2 kallashnikov dhe 1 pistoletë), 1 226 000 lekë dhe 4 850 €uro, 3 automjete dhe 19 aparate celulare, si dhe janë asgjësuar bimë dhe fidanë kanabis sativa.
    Vazhdojnë hetimet për dokumentimin e plotë ligjor për persona të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal, si dhe po punohet për kapjen e personave të shpallur në kërkim.

Policia e Vlorës falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe mbështetjen e deritanishme, duke i siguruar se është tërësisht e angazhuar në parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe krijimin e një ambienti sa më të sigurt. Në këtë kuadër fton cilindo që të denoncojë cdo rast të paligjshmërisë në numrin 112 apo në Komisariatin Dixhital duke ju garantuar anonimat të plotë dhe një reagim të shpejtë e të paanshëm

 

Pas

Arrihet marrëveshje e re për ‘Brexit’ mes Britanisë dhe BE / Johnson dhe Juncker shtrëngojnë duart

Para

“Nëse mendon se më do..” Marsida Qatja nxjerr mesazhin, ja çfarë i kërkon burri nga burgu (FOTO)

Para
“Nëse mendon se më do..” Marsida Qatja nxjerr mesazhin, ja çfarë i kërkon burri nga burgu (FOTO)

“Nëse mendon se më do..” Marsida Qatja nxjerr mesazhin, ja çfarë i kërkon burri nga burgu (FOTO)

Të Gjitha

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

nga Fast News
17:46 | 05/08/2025
0

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

nga Fast News
17:33 | 05/08/2025
0

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

Frika nga gjobat, mbi 90% e bizneseve dorëzojnë në kohë bilancet

nga Fast News
17:14 | 05/08/2025
0

Edukimi nga e shkuara plot sakrifica tek sfidat e zhvillimit të shekullit

Edukimi nga e shkuara plot sakrifica tek sfidat e zhvillimit të shekullit

nga Fast News
17:07 | 05/08/2025
0

Recent News

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

Vështirësi për të blerë një banesë, Organizata Europiane dhe Shqiptare japin alarmin: Ja ku duhet ndërhyrë

17:46 | 05/08/2025
Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

Britani-Francë, marrëveshja për emigrantët hyn në fuqi – Skema lejon “shkëmbimin” e azilkërkuesve midis palëve

17:33 | 05/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar