• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Iu sekuestruan 70 mijë euro dhe makina luksoze, kush është ‘Juli i Pashakos’, rivali i betuar i Aldo Bares

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Iu sekuestruan 70 mijë euro dhe makina luksoze, kush është ‘Juli i Pashakos’, rivali i betuar i Aldo Bares
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Julian Sula, i njohur me nofkën “Juli i Pashakos” është personi të cilit sot policia i ka sekuestruar gjatë një aksioni 70 mijë euro dhe makinën luksoze 100 mijë euroshe, duke u shprehur se këto asete ishin rezultat i aktivitetit kriminal me të cilin ai merrej kryesisht në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit.

37-vjeçari Julian Sula, ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit 2017, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.



Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.

“Në kuadër të luftës kundër informalitetit dhe pastrimit të parave, gjurmimit dhe identifikimit të aseteve që janë përfituar nga veprimtari kriminale, pas informacioneve të mara në rrugë operative se shtetasi J. S merrej me aktivitet kriminal në fushën e narkotikëve dhe krimeve kundër personit, nga strukturat e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Fier u ushtrua kontroll në banesën e tij, ku u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 70 000 euro dhe 1 automjet me vlerë rreth 100 000 euro”-njoftoi policia sot.

Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës Shkallës së Parë Lushnjë, për veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” për shtetasin J. S., 39 vjeç, banues në Lushnjë.

“Vijojnë hetimet dhe verifikimet për evidentimin e pasurive të tjera që mund të jenë në emër të këtij shtetasi dhe personave të lidhur me të”- thekson policia.

MARS 2018/ Nga plagosja te masakra, zbulohet e shkuara e biznesmenit lushnjar ‘rivali’ i Aldo Bares që sfidoi policinë me BMË të blinduar

Po udhëtonte i armatosur me makinë të blinduar, nuk i bindet urdhrit të policisë dhe tenton të largohet.

Një aksion si në filma është realizuar nga Policia e Lushnjës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë për arrestimin e një 37- vjeçari, pasi udhëtonte me armë dhe nuk i është bindur urdhrit të policisë për të ndaluar.

Në pranga përfundoi Julian Sulo, banues në Karbunarë, Lushnjë, i njohur ndryshe dhe si “Juli i Pashakos”. I riu u kap nga Policia e Lushnjës në bashkëpunim me FNSH-në e Fierit, ku në momentin e arrestimit u bë dhe sekuestrimi i armës së zjarrit tip “Grand Poëer” dhe një krehër me 15 fishekë.

Gjithçka ka nisur kur gjatë një kontrolli të ushtruar nga policia në lagjen “Gafur Muço”, Julian Sulo, duke udhëtuar me mjetin tip BMË të blinduar, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar.

Pas kësaj, forcat e policisë kërkuan përforcime dhe u vunë në ndjekje të 37- vjeçarit. Në tentativë për t’i shpëtuar kapjes, Julian Sulo braktis makinën e blinduar dhe gjatë largimit në këmbë ka mundur të hedhë disa metra larg automjetit armën që mbante me vete./ panorama.al

I riu nga Lushnja ka mundur të largohet disa metra nga automjeti, duke tentuar të fshihet në rrugicat e qytetit, por përpjekjet e tij morën fund pas ndë- rhyrjes së shpejtë të forcave të policisë. “Falë veprimeve të shpejta të Policisë së Lushnjës dhe FNSH-së Fier, u bë e mundur kapja e këtij shtetasi në lagjen “18 Tetori”, Lushnjë”, sqaron Policia.

Nga kontrolli, në afërsi të mjetit është gjetur një pistoletë tip “Grand Power” Q 100, një krehër me 15 fishekë dhe një fishek në folenë e armës, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Julian Sulo, biznesmen nga Lushnja, nuk është një emër i panjohur nga Policia. Paraprakisht, gjatë marrjes në pyetje, mësohet se 37-vjeçari nuk ka pranuar të flasë, përveçse ka thënë se udhëtonte i armatosur për vetëmbrojtje.

Kjo pasi pak kohë më parë është tentuar të vritet nga disa persona, që e sulmuan me sende të forta, por ngjarja nuk u zbardh asnjëherë. Pavarësisht kësaj, ndaj tij do të rëndojnë akuzat “Prodhimi dhe shitja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Mosbindje e punonjësit të policisë së rendit publik”.

37-vjeçari i arrestuar ka në pronësi të tij një lokal dhe një lavazh në qytetin e Lushnjës. Ndryshe ai njihet edhe si “Juli i Pashakos” dhe si rival i Aldo Bares, pasi është një nga personat e shoqëruar si të dyshuar për masakrën në Lushnjë të ndodhur në tetor të vitit të kaluar, ku mbetën të vrarë dy persona, miq të nipit të Bares, por u la i lirë për mungesë provash.

Ndërsa më 11 qershor 2016, Julian Sulo u plagos pas ndeshjes Shqipëri-Zvicër në një pikë bastesh nga Arjan Aliço, anëtar i bandës së Aldo Bares, i njohur si “Arti i Braçes”. Ky i fundit është dënuar dhe më parë si i përfshirë në vrasje.

Pas

Shkarkohet nga detyra kreu i AKU, zbulohet kush e zëvendëson (EMRI)

Para

Basha i tha hap krahun, vjen përgjigja ‘rrufe’ e Ramës: Është njësoj sikur një karrocë me kalë ti thotë një treni…

Para
Basha i tha hap krahun, vjen përgjigja ‘rrufe’ e Ramës: Është njësoj sikur një karrocë me kalë ti thotë një treni…

Basha i tha hap krahun, vjen përgjigja ‘rrufe’ e Ramës: Është njësoj sikur një karrocë me kalë ti thotë një treni…

Të Gjitha

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

nga Fast News
08:00 | 13/05/2025
0

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

nga Fast News
14:14 | 12/05/2025
0

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

Shqipëria voton, ja si e pasqyrojnë mediat ndërkombëtare këtë moment kyç

nga Fast News
08:23 | 12/05/2025
0

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

Këngët më “të çmendura” të Eurovision 2025 që nuk duhet t’i humbisni

nga Fast News
08:19 | 12/05/2025
0

Recent News

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

3 ide që tingëlluan qesharake…por u kthyen në biznese që tronditën industrinë

08:00 | 13/05/2025
Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

Samiti i Komunitetit Politik Europian -TIA njofton: Qytetarët të paraqiten 3-4 orë përpara fluturimit!

14:14 | 12/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar