• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë “Jo”- Nga Lutfi Dervishi

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Edhe sikur Zvicër të bëhet Shqipëria, Franca do thotë “Jo”- Nga Lutfi Dervishi
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Lufti Dervishi

Ka “Jo” që të mërzit, por ka edhe “Jo” që të humb shpresën. Jo-ja franceze ndryshon si nata me ditën me Jo-në holandeze apo daneze. Holanda nuk është kundër perspektivës së anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut





– Holanda kërkon të bëhen reformat dhe të shihen rezultate. Holanda kërkon të bindet, që vendet janë në shinat e shtetit ligjor.

Jo-ja franceze nuk ka të bëj me reformat – por ka të bëj me qasjen e Presidentit Macron ndaj rajonit.

Franca është deri më tani kundër liberalizimit të vizave për 1 milion shqiptarët e Kosovës.

Franca, sot, është kundër anëtarësimit të vendeve të rajonit në BE. Franca kërkon të reformojë BE-në nga brenda, para se të vijojë zgjerimi. Ky proces mund të zgjasë pafundësisht.

Franca është për një partnership special me Ballkanin, njëlloj si me Ukrainën apo Gjeorgjinë. Franca mund të stopojë edhe Serbinë dhe Malin e Zi, që kanë hapur negociatat!

Jo-ja e Francës do të thotë se edhe sikur Zvicër (me det) të bëhet Shqipëria – dhe të mos ketë nevojë për asnjë reformë, Franca do të vijojë të thotë: nuk kemi reformuar ende veten.

Franca përdor metaforën e derës së shtëpisë që nuk mund të pranojë anëtarë të rinj pa rregulluar derën, anipse Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut nuk po trokisnin në derën e shtëpisë, por në derën e oborrit.

Shqipëria nuk ka as këllqet dhe as ëndërron t’i adresojë Jo-në e Francës.

Nga Jo-ja e Francës është mërzitur Gjermania, është revoltuar Italia, është çuditur Çekia e Franca është vetëm me veton e saj përballë 27 anëtarëve të tjerë të familjes.

Ajo që mund të bëj Shqipëria, është të merret me Jo-në holandeze.

Deklarimi se ne “kemi bërë detyrat e shtëpisë” edhe kur vjen nga Brukseli dhe sidomos kur artikulohet në Tiranë, nuk ka asnjë vlerë.

Holanda ishte pro hapjes së negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe kërkonte më shumë punë nga Shqipëria dhe rezultate konkrete, sidomos në luftën ndaj krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Një vend që i vihet si kusht Reforma në Drejtësi dhe ndërtimi i Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese, nuk ka shumë gjëra për t’u mburrur dhe nuk ka shumë arsye për të treguar me gisht të tjerët.

Nuk ka asnjë dyshim për përgjegjësinë e qeverisë për Jo-në (e mundshme) holandeze dhe Jo-në (e mundshme) e Danimarkës!

Përgjegjësia është më e thellë për Jo-në e Macron-it. Shqipëria ka pasur shansin e artë për të hapur negociatat në qershor të 2018, më 2010, më 2012, madje edhe dy dekada më parë 1996-1997. Sot është vonë.

Çështja nuk është jemi vetëm pas Malit të Zi, që është krijuar si shtet më 2006, as sepse jemi pas Serbisë, që nisi 4 luftëra në rajon, as sepse Maqedonia e Veriut ka nota më të mira në kryerjen e detyrave të shtëpisë.

Çështja se kemi humbur trenin e kohës!

JO-ja franceze është problem i diplomacisë europiane. Maqedonia e Veriut ndërroi emrin, ndërroi flamurin, ndërroi tekstet shkollore, ndërroi gjithçka iu kërkua dhe në fund… Franca ndërroi mendjen!

Jo-ja holandeze është problem vetëm i yni. Nuk mjafton të thuash kam bërë “detyrat e shtëpisë”. Detyrat e shtëpisë quhen të bëra edhe kur nuk merr notë kaluese!

Jo-ja e Holandës kthehet në po – me reforma, me gjyqësor të pastruar, të ngritur dhe të pavarur, me zyrtarë të lartë të ndëshkuar për aferat korruptive, me zgjedhje model, me ndëshkime të atyre që prekin votën, nuk ka nevojë të shpikësh rrotën për të plotësuar 9 kushtet e Bundestagut dhe për të kthyer në PO, Jo-në e Holandës.

Për Jo-në e Holandës, përgjegjësia është 100% e qeverisë.

Për Jo-në e Francës, përgjegjësia është 100% e atyre që kanë vënë gjithmonë interesin personal/partiak mbi interesin e Shqipërisë. Dhe kjo ka ndodhur në mënyrë të përsëritur gjatë këtyre 30 viteve.

Pas

U arrestua si anëtar i grupit Bajri, lirohet nga burgu ish-trajneri i Kombëtares

Para

I dha fund martesës pas 16 vitesh, Arbana Osmani rrëfen si e përballon dhimbjen: Gjithçka kalon…(FOTO)

Para
I dha fund martesës pas 16 vitesh, Arbana Osmani rrëfen si e përballon dhimbjen: Gjithçka kalon…(FOTO)

I dha fund martesës pas 16 vitesh, Arbana Osmani rrëfen si e përballon dhimbjen: Gjithçka kalon…(FOTO)

Të Gjitha

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

nga Fast News
08:30 | 07/08/2025
0

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

nga Fast News
08:00 | 07/08/2025
0

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

BSH mban të pandryshuar normën bazë të interesit, por rreziqet që kërcënojnë ekonominë ekzistojnë

nga Fast News
07:30 | 07/08/2025
0

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

Kredi për shtëpi, pritet shtrëngimi i kushteve nga bankat

nga Fast News
09:00 | 06/08/2025
0

Recent News

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

Pse duhet të hani një banane në ditë! Çfarë i ndodh organizmit

08:30 | 07/08/2025
“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

“Basti” i qeverisë Meloni, fillojnë punimet për urën 3.6 km që lidh Siçilinë me Italinë

08:00 | 07/08/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar