• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Dy zjarret që na bëjnë të harrojmë tumoret malinje që po na vrasin…

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Dy zjarret që na bëjnë të harrojmë tumoret malinje që po na vrasin…
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Melhem, pomadë e balsam, e tillë është koha që kalon, herë shumë ngadalë,  herë shumë shpejt, por, sidoqoftë, ajo kalon, plagët zënë  kore, mbyllen, ndonëse vragat përkohësisht, të tjerat gjithë jetën. Kështu ndodhi me tërmetin e fundit në vendin tonë historikisht problematik nga të gjitha pikëpamjet, natyrore e shoqërore. Pasojat e tij, reagimet e njerëzve, të partive, të shoqatave, të mediave etj., etj., por sidomos të qeveritarëve e të opozitës hodhën valë, pastaj u fashitën, mandej u shuan, u harruan justifikimet dhe zbythjet e të parëve, kritikat dhe sulmet e së dytës, u shuan e u harruan tashmë, sepse koha, e pamëshirshmja kohë, kaloi si pa u ndier.

Po, koha kaloi si pa u ndier, por ja që Zoti, Perëndia, Allahu apo Rastësia, quajeni si të doni, nuk na lënka rehat ne, mëkatarëve të pafajshëm shqiptarë dhe, me t’u fshirë nga ekrani i aktualitetit fantazma e tërmetit, na futi midis dy zjarresh, kështu që harruam përkohësisht tumoret malinje që e kanë mbërthyer aq keq shoqërinë tonë të hallakatur, të çoroditur e të shkalafendur, të tillë si keqqeverisja, korrupsioni, kriminaliteti, varfëria, papunësia dhe emigracioni ndër shumë e shumë të tjerë.

Cilët janë këta dy zjarre? Sigurisht, e prisja këtë pyetje nga ana juaj, të nderuara lexuese dhe të respektuar lexues të kësaj rubrike të përjavshme, prandaj po nxitoj të hyj në temë: I pari nga këto dy zjarre, qe padrejtësia që Komiteti i Çmimit Nobel i bëri Ismail Kadaresë, duke mos ia dhënë këtë çmim prestigjioz, të cilin, sipas mendimit të njëzëshëm të personaliteteve të shumta letrare, intelektuale e kulturore jo vetëm në vendin tonë, por edhe jashtë kufijve të tij, shkrimtari ynë kombëtar e meritonte plotësisht.

I dyti nga këto zjarre, qe bomba e papritur për kryeqeveritarin tonë dhe shpurën e tij ministrore, d.m.th. vendimi negativ i Bashkimit Europian për hapjen e negociatave me Shqipërinë tonë politikisht, ekonomikisht e shoqërisht të stërkrimbur e të stërkalbur nga brenda.

Midis këtyre dy zjarreve u gjendëm kështu të gjithë ne, burra e gra, të mirë e të këqij, të ndjeshëm e të pandjeshëm, fatbardhë e fatzinj, të pasur e të varfër, të lumtur e të humbur. Këto dy zjarre na tërhoqën e na ndezën vëmendjen, na shtynë në debate, hamendësime, shpresa e zhgënjime, dukuri këto që, për disa ditë, na bënë të harronim hallet e përditshme…

 

Pas

Pas vdekjes së motrës, Blerina Gjylameti bën dedikimin e ndjerë për vdekjen e të vëllait

Para

Publikon mesazhet/ Rreperi i njohur i kërkon nuse nga Tayna

Para
Publikon mesazhet/ Rreperi i njohur i kërkon nuse nga Tayna

Publikon mesazhet/ Rreperi i njohur i kërkon nuse nga Tayna

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

nga Fast News
09:30 | 05/11/2025
0

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

nga Fast News
09:00 | 05/11/2025
0

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

Zbardhet skema e re e kompensimit, fermerët do marrin 10% rimbursim TVSH për inputet bujqësore

nga Fast News
08:30 | 05/11/2025
0

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

Këshilla si ta vendosni parfumin që të zgjasë më gjatë

nga Fast News
08:00 | 05/11/2025
0

Recent News

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

Qeveria dorëzon në Kuvend buxhetin 2026, nga investimet, koncensionet, pagat dhe pensionet

09:30 | 05/11/2025
Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

Paketa Fiskale 2026, ja cila taksë rritet

09:00 | 05/11/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar