• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

SPAK gati për të hetuar 30 dosje VIP, flet kryegjyqtari: Ka 212 të pandehur

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
SPAK gati për të hetuar 30 dosje VIP, flet kryegjyqtari: Ka 212 të pandehur
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Fati i kujtdo që aktualisht po gjykohet, apo është nën hetim për krim të organizuar dhe për korrupsion nga Krimet e Rënda do varet nga Spak dhe nga GJKKO.

Gjithsej llogaritet te jenë mbi 200 persona, për të cilët si kuptohet nuk po vijnë ditë të mira. Duke shmangur emrat konkretë të atyre qe do gjykohen hetohen nga Spak e gjykohen nga GJKKO, kryegjyqtari Sandër Simoni shpjegon për Top Channel.

“Ne e kemi të qartë numrin e dosjeve që do mbajmë në shqyrtim, kryesisht janë 20 çështje me mbi 212 të pandehur, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe organizatave kriminale, gjthashtu edhe 10 çështje për çështje korrupsioni që ngelen në shqyrtim në këtë gjykatë, gjithashtu janë 24 procedime për grupe te strukturuara kriminale të cilat janë nën hetim dhe që i ndjekim dhe ne hetimet; ky është numri i dosjeve penale që do mbahen nga gjykata e re”, u shpreh Sandër Simoni, kryetar i Gjykatës së Krimeve të Rënda.

Por derisa Spak të ngrihet do te duhen dhe pak javë dhe këshilli i gjykatës ekzistuese që do zëvendësohet me Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i është drejtuar me kërkesë KLGJ për të shtuar stafin teknik, të cilët gjithashtu do t’i nënshtrohen vettingut.

“Do krijohet një komision verifikimi për figurën e punonjësve të tjerë të administratës gjyqësore, i cili do bëjë pothuajse atë vettingun për administratën gjyqësore dhe në përfundim konfirmimin në detyrë të administratës gjyqësore”, deklaroi Simoni.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Sakaq dy muaj nga vendimi i Këshillit të Ministrave për kushtet e sigurisë në godinën ku do vendoset Spak, Byroja Kombëtare dhe GJKKO, jo vetëm janë disenjuar tabelat por ka përfunduar blindimi i i gjithë perimetrit të godinës me kamera sigurie dhe jo vetëm.

“Për përgatitjen e kushteve infrastrukturore dhe sigurisë për fillimin e punës në institucionet e reja të luftës ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar , sic është Gjykata e Posaçme dhe ajo e apelit dhe SPAK dhe Byroja Kombëtare e Hetimit, ne kemi bërë një investim duke ridimensionuar elementët e sigurisë në të gjithë godinën ku do jenë këto institucione, pasi deri në këto momente ne kemi qe në institucioni përgjegjës për mirëmbajtjen dhe administrimin e godinës së Gjykatës së Krimeve të Rënda. Ne përshtatëm sistemin e ri të sigurisë, me të gjithë elementët e reja duke ridimensionuar sistemin e kamerave të vëzhgimit, sistemin e identifikimit të hyrjeve të paautorizuara, atë të sinjalistikës akustike dhe komplet aksesin e hyrjedaljeve në insititucion”, tha Sandër Simoni.

Top Channel

Pas

Përplasje mes banorëve dhe policisë, çfarë po ndodh në dalje të Tiranës

Para

Skandali me “Silikon Mix”/ Peleshi urdhër për të futur në treg 4600 litra helm, alarmohen mjekët: Shkakton deformim në ADN

Para
Skandali me “Silikon Mix”/ Peleshi urdhër për të futur në treg 4600 litra helm, alarmohen mjekët: Shkakton deformim në ADN

Skandali me “Silikon Mix”/ Peleshi urdhër për të futur në treg 4600 litra helm, alarmohen mjekët: Shkakton deformim në ADN

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar