• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Palmer: Koha e lojërave politike në Ballkan ka mbaruar!

nga Fast News
6 years më parë
në Bota
0
Palmer: Koha e lojërave politike në Ballkan ka mbaruar!
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Sundimi i ligjit në Ballkan duhet të funksionojë dhe koha për lojëra politike dhe përpjekje për të shmangur përgjegjësinë ka mbaruar”. Ky ishte mesazhi i parë i Matthew Palmer, si i Dërguari Special i SHBA-së për Ballkanin, duke dhënë porosi të qarta për të gjitha qeveritë e rajonit.

Gjatë një takimi me Ministrin e Jashtëm maqedonas Nikolla Dimitrov dhe Ministren maqedonase të Mbrojtjes Radmila Sekerinska në forumin në Bled të Sllovenisë, diplomati amerikan deklaroi se SHBA mbështesin fuqishëm Maqedoninë e Veriut për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian.

Në forumin strategjik të Sllovenisë, ku do të bëhej edhe prezantimi i parë i zotit Palmer si i dërguari i posaçëm i Shtëpisë së Bardhë për vendet e Ballkanit, Shqipëria nuk është përfaqësuar nga ministri i Jashtëm në detyrë, Gent Cakaj, por nga Ambasadori shqiptar në Slloveni, Pëllumb Qazimi, ndërkohë që Maqedonia e Veriut përfaqësohej nga dy ministra.

Duke qenë se takimi ishte i nivelit të lartë politik, ambasadori Qazimi nuk është lejuar të flasë si përfaqësuesi i Tiranës zyrtare në këtë forum strategjik. Palmer është duke mbajtur takime të njëpasnjëshme me të gjithë ministrat e vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor, por deri më tani nuk ka takuar asnjë përfaqësues të palës shqiptare, e cila ka zgjedhur të përfaqësohet nga ambasadori ynë Lubjanë.

Mediat maqedonase shkruajnë se fokusi i takimit ishte procesi i anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në NATO dhe fillimin e negociatave me BE, por nuk raportohet nëse Palmer e ka përmendur vendin tonë.



Dy zyrtarët e lartë të qeverisë së Maqedonisë së Veriut uruan Mathew Palmer për emërimin si i dërguari special për Ballkanin Perëndimor. Duke folur për këtë emërim për mediat serbe, diplomati amerikan deklaroi të hënën se e presin shumë sfida dhe se njëra prej tyre është hapja e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut sa më shpejt që të jetë e mundur.

Palmer është shprehur se Administrata e Presidentit Trump mbetet e fokusuar dhe i përkushtuar për të ndihmuar vendet e Ballkanit Perëndimor të arrijnë qëllimin e tyre për të hyrë në institucionet evuropiane dhe euroatlantike.

“Ne kemi punuar për këtë qëllim për shumë vite përmes administratave të shumëfishta. Ky mbetet qëllimi kryesor strategjik dhe objektivi i politikës amerikane. Gjithmonë ka konkurrencë për kohën dhe vëmendjen, nga ana e parimeve. Sigurisht, nëse shikoni prapa në vitet 1990, Ballkani Perëndimor ishte në krye të prioritetit, jo vetëm për SHBA-në, por për mbarë botën. Gjërat kanë ndryshuar në këtë drejtim, por SHBA mbetet e angazhuar në këtë rajon. Ne jemi këtu, po punojmë ngushtë me qeveritë e Ballkanit Perëndimor për të çuar përpara objektivin tonë të përbashkët të integrimit evropian”, deklaron ai për “Tanjung”.

Po ashtu, ai shprehu shpresën se qeveria e ardhshme e Kosovës do të pranojë të pezullojë tarifat ndaj mallrave serbe, në mënyrë që dialogu të mund të fillojë sa më shpejt dhe i bëri thirrje Beogradit të ndalojë përpjekjet e tij për izolimin ndërkombëtar të Kosovës.

Në Forumin e përvitshëm që po mbahet në Slloveni, janë duke marrë pjesë rë gjithë ministrat e jashtëm të Ballkanit Perëndimor, ku do të diskutojnë sfidat e rajonit së bashku me zotin Palmer.

Po ashtu në këtë takim po merr pjesë edhe ish-ministri italian, Enrico Letta, Presidenti Estonez, Kersti Kaljulaid, ish-ministri i Jashtëm Spanjoll, Josep Borrell, i zgjedhur si pasuesi i Federica Mogherini në pozicionin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, ministri i Jashtëm turk, Mevlüt Cavusoglu, kolegu i tij finlandez Pekka Haavisto dhe Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut, Michelle Bachelet./gazeta si

Pas

Artan Hoxha plas ‘bombën’: Ja çfarë do të ndodhë me dy dosjet e bujshme

Para

Zyrtari i PD plas ‘bombën’: Ky bobi këtu përlau gjithë buxhetin e shtetit prej 800,000 usd…

Para
Zyrtari i PD plas ‘bombën’: Ky bobi këtu përlau gjithë buxhetin e shtetit prej 800,000 usd…

Zyrtari i PD plas 'bombën': Ky bobi këtu përlau gjithë buxhetin e shtetit prej 800,000 usd...

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar