• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

Klani mposht Top-in në fitimet e vitit 2018, këta janë 3 televizionet që kanë pasur rënie

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
Klani mposht Top-in në fitimet e vitit 2018, këta janë 3 televizionet që kanë pasur rënie
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Televizionet kryesore në Shqipëri realizuan të ardhura të përgjithshme prej 4.2 miliardë lekësh gjatë vitit 2018, me një rritje prej 7% në krahasim me vitin 2017, sipas bilanceve që kompanitë mediatike publikuan në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Indeksi i përqendrimit të tregut shënoi përkeqësim në 84%, nga 82% që ishte një vit më parë.





BIRN analizoi bilancet e nëntë kompanive mediatike kryesore në vend që operojnë në tregun e televizioneve pa pagesë, për të parë të ardhurat dhe fitimet, ecurinë e përgjithshme financiare të tregut si dhe treguesit e përqendrimit të të ardhurave si matës indirekt i pluralitetit të informimit.

Viti 2018 ishte i pari në tre vjet kur tregu i televizioneve u rrit, por rritja e shënuar vitin e kaluar nuk ishte e njëtrajtshme. Televizioni Klan rriti të ardhurat me 26%, duke u bërë edhe televizioni më i madh në vend sa i përket të ardhurave, pozicion që gjatë viteve të shkuara e mbante Top Channel.

Top Channel shënoi një rritje minimale të ardhurash prej 0.5%, ndërsa mes televizioneve të tjera, ABC News shënoi rënie me 30% në të ardhura ndërsa Scan TV shënoi rritje me 27%.

Indeksi i përqendrimit të tregut, i matur si pesha e katër televizioneve më të mëdha në treg shënoi një përkeqësim të mëtejshëm.

Të katër televizionet TV Klan, Top Channel, Media Vizion dhe Focus Media patën së bashku 84.6% të tregut, ndërsa në vitin 2017, katërshja kryesuese, Top Channel, TV Klan, Media Vizion dhe Ora News zotëronin së bashku 82% të tregut.

Indeksi i përqendrimit të tregut është një tregues ndërkombëtar që synon të masë larmishmërinë e burimeve të informimit të qytetarëve të një vendi. Përqendrimi konsiderohet i lartë ose tepër i lartë nëse katër pronarët kryesorë të medias kontrollojnë më shumë se gjysmën e saj.

Në rastin e Shqipërisë, vetëm dy televizionet kryesore në vend, Klan dhe Top Channel kontrollojnë së bashku 67% të tregut, ndërsa pjesa tjetër e televizioneve ndan pjesën e mbetur. Përqendrimi i të ardhurave në duart e dy televizioneve të mëdha është shtuar në krahasim me vitin 2017 nga 64 në 67%.

Tregu i medias në Shqipëri është i përqendruar jo vetëm sa i përket të ardhurave, por edhe sa i përket pronësisë së infrastrukturës bazë, gjë që ka shkaktuar edhe shqetësime për Autoritetin e Konkurrencës.

Ndryshimi më i madh në tregun e medias gjatë vitit të kaluar është që televizioni Klan arriti të kapërcejë Top Channel si kompania mediatike më e madhe në vend për herë të parë në shumë vite. Të ardhurat e Klan prej 1.46 miliardë lekësh ishin pak më të larta se sa ato të Top Channel, 1.37 miliardë lekë, por patën një rritje prej 26% në krahasim me një vit më parë.

Klan është aktualisht nën pronësinë e familjes Frangaj, ku paketa e aksioneve ndahet në masën 60% për Aleksandër Frangajn dhe 40% për Alba Ginën.

Frangaj dhe Gina ishin më herët edhe aksionerë të ABC News, një televizioni që kishte 2.9% të tregut sipas të ardhurave gjatë vitit të kaluar, por që pa edhe një rënie drastike të të ardhurave në masën 30%. Sipas të dhënave të publikuara në Qendrën Kombëtare të Biznesit, ABC Neës u shit te kompania e sapokrijuar A.B.C. MANAGEMENT për 600 mijë euro.

Blerësi A.B.C. MANAGEMENT është një kompani e re e regjistruar në Shqipëri, nën pronësinë e shtetases greke Efthymia Gkouma./ BIRN

 

 

Pas

Transferimi nga Krimet e Rënda, caktohen dy prokurorët që do të hetojnë “Dosjen 184” në Dibër (EMRAT)

Para

Keta janë biznesmenët e fuqishëm që po sundojnë Bashkitë e Shqipërisë

Para
Keta janë biznesmenët e fuqishëm që po sundojnë Bashkitë e Shqipërisë

Keta janë biznesmenët e fuqishëm që po sundojnë Bashkitë e Shqipërisë

Të Gjitha

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

nga Fast News
07:30 | 19/06/2025
0

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

nga Fast News
12:30 | 18/06/2025
0

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

Analiza e Jorida Tabakut: Pas zgjedhjeve bie euro, biznesi dhe familjet shqiptare po vuajnë pasojat

nga Fast News
11:53 | 18/06/2025
0

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

Shifrat e fundit/ Turistët rrisin konsumin dhe të ardhurat në buxhet

nga Fast News
16:37 | 17/06/2025
0

Recent News

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

Vlerësimi i “World Economic Forum”: Shqipëria e para për qëndrueshmërinë energjetike

07:30 | 19/06/2025
Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

Truri i njerëzve me mbipeshë, 10 vjet më i plakur

12:30 | 18/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar