• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Aktualitet

INTERVISTA / Zirina Llambro: Dimensioni social i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë

nga Fast News
6 years më parë
në Aktualitet
0
INTERVISTA / Zirina Llambro: Dimensioni social i Universitetit Mesdhetar të Shqipërisë
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

“Plot 1500 familje në pamundësi ekonomike janë mbështetur me bursa studimi”

“RevistaWho.Com” në vazhdën e artikujve këshillues për të gjithë maturantët që duan të ndërtojnë një të ardhme të sigurt, përmes shkollimit, sjell sot intervistën me drejtuesen e departamentit të marketingut dhe PR-it në “Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë”. Si një profesioniste me përvojë shumëdimensionale, Zirina Llambro, jep këshillat e duhura dhe na prezanton me filozofinë e “UMSH”.





Zirina, vjen në drejtimin e departamentit të marketingut dhe PR-it në UMSH, pas një përvoje shumëvjeçare në marrëdhënie me mediat, fillimisht si gazetare dhe më vonë si këshilltare në Ministrinë e Integrimit… Çfarë të intrigoi?

Ju falenderoj për intervistën. Në fakt, oferta për të drejtuar Zyrën e Marëdhënieve me Publikun dhe  Marketingut në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë më ka ardhur që gjatë kohës kur isha Këshilltare për Median dhe Komunikimin në Ministrinë e Integrimit, por për shkak të angazhimit tim aty vendosa ta mbyllja njëherë atë cikël. Katër vitet në Ministrinë e Integrimit ishin një supereksperiencë, ndaj kishte ardhur momenti për diçka të re, impenjative gjithashtu. Ajo që më intrigoi në punën e re ishte ndryshimi  dhe një qasje e re që ne do të ndërtonim në lidhje me Marketingun dhe PR e UMSH-së. Të jem e sinqertë, në dy vite është bërë një punë jo e vogël në ekip dhe Universiteti Mesdhetar është ristrukturuar në imazhin e tij, duke ruajtur të njëjtën filozofi që vë studentët në qendër, por duke qenë më pranë tyre, më interaktivë, më mbështetës.

Thënë kjo, duke qenë se e njeh shumë mirë ambientin mediatik, e sheh veten si pedagoge të komunikimit?

E kam menduar, por në një fazë më të vonë të jetës sime. E sigurtë është që nuk do të isha me studentët modeli i pedagogut teorik, por do t’i mëshoja fort potencialit për të bërë ndryshimin në praktikë. Nga eksperienca di të them se ajo që mësojmë në auditorë shpesh ndryshon nga realiteti, veçanërisht në shkencat e komunikimit, ndaj sot më shumë se më parë studentët kanë nevojë për pedagogë që jo vetëm t’u percjellin dije, por t’i nxisin e motivojnë, t’i përgatisin të jenë të aftë në çdo përballje që kanë në tregun e punës.

Dikur ke shkruar për studentët, më pas i ke pasur pjesë të aktiviteteve për integrimin e Shqipërisë në BE-së, sot i takon ndryshe… A vë re një ndryshim të të rinjve në këto vite?

Më kujtuat kohën kur mbuloja Arsimin si gazetare e çështjeve sociale. Të punosh me dhe për të rinjtë është në fakt gjëja me ë bukur që mund t’i ndodhë dikujt. Pavarësisht ndryshimeve në perceptim e botëkuptim, ata kanë një energji të pashtershme dhe kanë vetëm nevojë për modelet e duhura, mundësitë e duhura dhe një ushqim të vazhdueshëm për ëndrrat e tyre. Këtu roli i edukimit është parësor dhe flas jo vetëm edukimin në auditorë  apo familje, por edukimin e përgjithshëm të një shoqërie. Media apo mjetet e tjera të komunikimit kanë një rol parësor në modelet që u induktohen të rinjve. Padiskutim që vë re një ndryshim të tyre për t’i parë gjërat herë-herë sipërfaqshëm, në lupën e ‘instagram’-it apo ‘facebook’, por më besoni kemi shumë të rinj që janë një minierë ari në gjenialitetin, talentin e tyre dhe me mbështetjen e duhur do bënin krenar këdo.

Çfarë do t’u këshilloje të rinjve që nuk e kanë marrë ende vendimin për studimet e larta? Çfarë beson se e kompleton arsimimin e një individi?

Prej dy vitesh në Universitetin Mesdhetar të Shqipërisë kam qenë sistematikisht në takimet me maturantët për Këshillimin e Karrierës. Personalisht, gjithnjë kam qenë kundër një bashkëbisedimi me ta thjesht për të prezantuar atë çka ofron UMSH. Këshilla më e vyer që mund t’i jepet një maturanti është: Të informohet mirë përpara se të nisë studimet e larta, të ndjekë pasionin dhe të mos e konsiderojë Universitetin thjesht si një mjedis nga ku do të marrë një diplomë, por si një investim për të ardhmen e tij. Nëse dega që ke zgjedhur nuk të pëlqen, nuk bën për ty. Arsimi i një individi, për mua, plotësohet me vullnetin dhe dëshirën për të dhënë maksimumin në arritjen e rezultateve që dëshiron në një fushë të caktuar.

Të ndalemi pak tek bursat e studimit që ofron UMSH. Ky universitet ofron bursa jo vetëm për studentët ekselentë, por edhe për ata që vijnë nga shtresat në nevojë dhe të rinjtë e talentuar. Pse kjo qasje?

Është e vërtetë që UMSH është sot një nga institucionet arsimore që me politikën e tij të bursave mbështet fuqimisht të rinjtë. Dua të ndalem te bursat për shtresat në nevojë, të cilat i kanë dhënë mundësinë ndër vite 1500 familjeve shqiptare të edukojnë fëmijët e tyre, një ndihmë që dëshmon për dimensionin social me të cilin funksionon UMSH. Më besoni që nuk ka krenari më të madhe se t’i hapësh derën një të riu që dëshiron të arsimohet. Vetëm përpara pak muajsh UMSH kishte ceremoninë e 10-vjetorit dhe ishte impresionuese të dëgjoje dëshmitë e studentëve bursistë, të cilët tashmë kanë ndërtuar karrierat e tyre, janë bërë dikushi, falë këtyre bursave. Në lidhje me talentet, gjithashtu janë me dhjetëra të rinjtë që janë mbështetur për t’i lehtësuar në ndjekjen e studimeve paralel me pasionet e tyre për artin, pikturën apo kërcimin.

Ju drejtoni Marrëdhëniet me Publikun dhe Marketingun e Universitetit, pra duhet të kuroni imazhin e një institucioni të arsimit të lartë që tashmë ka mijëra studentë. Sa e vështirë është kjo në Shqipëri?

Arsimi ka specifikën e tij. Nuk e kam menduar asnjëherë si diçka të vështirë, por jam përpjekur që bashkë me gjithë ekipin e UMSH, të informojmë me vërtetësi dhe përgjegjësi, në mënyrë që  gjithkush që zgjedh UMSH , të bindet se ka bërë zgjedhjen e duhur. Në Shqipëri të gjithë i njohim problematikat e arsimit të lartë, por kjo nuk duhet të pengojë asnjë institucion të bëjë përpjekjet maksimale për t’u përmirësuar e kësisoj duke ofruar edukim cilësor tek brezi i ri. / revistawho.com

 

 

Pas

Zbulohet skandali, kush është prokurori që të mbyll punë për 4 mijë euro

Para

Lirohet nga qelia mashtruesja e pazakontë, si hipnotizoi postierin me 7 profile për t’i marrë 53 mln lekë

Para
Lirohet nga qelia mashtruesja e pazakontë, si hipnotizoi postierin me 7 profile për t’i marrë 53 mln lekë

Lirohet nga qelia mashtruesja e pazakontë, si hipnotizoi postierin me 7 profile për t'i marrë 53 mln lekë

Të Gjitha

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

nga Fast News
10:36 | 08/06/2025
0

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

nga Fast News
10:33 | 08/06/2025
0

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

Përballja ‘ndryshe’ Shqipëri-Serbi/ Skuadra Serbe kushton rreth dy herë më shumë në treg

nga Fast News
16:06 | 07/06/2025
0

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

Plani për të moshuarit/ A do të rriten pensionet? Sa do të jetë pension i 13-të?

nga Fast News
16:04 | 07/06/2025
0

Recent News

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

Puna pas pensionit, domosdoshmëri apo zgjedhje? Shqipëria, mes rekordeve për punësimin e pensionistëve

10:36 | 08/06/2025
Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

Kuptojeni çfarë ju bën të lumtur!

10:33 | 08/06/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar