• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

“Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta”, presidenca i përgjigjet zyrtares së lartë të BE

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
“Çfarë ndodh nëse shkarkohet Meta”, presidenca i përgjigjet zyrtares së lartë të BE
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenca ka reaguar përmes zëdhënësit, Tedi Bludhi pas deklaratës së Kocijancic në FaxNews lidhur me qëndrimin e BE-së nëse çështja e hapur për shkarkimin e Ilir Metës do të ndikonte ose jo në vendimin e vendeve të Uninionit në Tetor.

Blushi i adresohet Fax News duke sugjeruar që ti “dërgohet Kocijancic raporti final i misionit të OSBE/ODIHR-it për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta”.



Më tej Blushi thekson se presidenti është I kënaqur me thirrjen nga ana e Kuvendit të përfaqësuesve të Komisionit të Venecias, ndërsa shton se nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike.

Reagimi i plotë:

“Të dashur kolegë të Fax News,

Ju lutem dërgojini znj.Koçijançiç raportin final të misionit të OSBE/ODIHR për turpin e 30 qershorit, ku flitet dhe për dekretin e Presidentit Meta.

Po kështu tregojini që Presidenti Meta është shumë i kënaqur që Kuvendi ka ftuar Komisionin e Venecias të vlerësojë nëse Presidenti Meta ka respektuar apo jo Kushtetutën.

Nga e hëna do bëhet publik raporti i Presidencës për Komisionin e Venecias dhe për të gjithë institucionet demokratike, se si Presidenti Meta ka mbrojtur në mënyrën më transparente, jo vetëm Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, por edhe detyrimet e vendit ndaj Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe po kështu detyrimet ligjore që burojnë nga Marrëveshja e Stabilizim Asociimit midis Shqipërisë dhe Bashkimit Europian”.

Zëdhënësja e BE për Punët e Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, Maja Kocijancic, u pyet nga Fax News për zhvillimet e fundit në Shqipëri që kanë të bëjën me lëvizjen e mazhorancës në pushtet për të rrëzuar Presidentin Ilir Meta pasi ai pastroi një datë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit duke shtyrë zgjedhjet e 13 tetorit.

Kocijancic u pyet për qëndrimin që ka për këtë nismë, lëvizjet që pritet të ndërmarrin përfaqësuesit e Komisionit të Venecias që ndodhen në vendin tonë si dhe nëse situate e krijuar a do të ndikojë në procesin e integrimit dhe në vendimin për hapjen e negociatave.

“BE-ja është e vetëdijshme që u krijua një komitet hetimor për këtë çështje dhe se u mbajt seanca dëgjimore që përfshin Presidentin. Çështja u dërgua gjithashtu për shqyrtim në Komisionin e Venecias, i cili do të shqyrtojë aspektet ligjore. Hetimi dhe rishikimi i jashtëm nga Komisioni i Venecias janë duke vazhduar. Prandaj BE nuk ka ndonjë koment.

Partitë politike duhet të përfshihen në një dialog të mirëfilltë, në një frymë të mirëkuptimit të ndërsjellë, pa parakushte, dhe të tregojnë përkushtim të vendosur për të gjetur konsensus për një rrugë përpara.

Këshilli ka identifikuar qartë çështjet që dëshiron të shohë përpjekje të mëtutjeshme, që është ajo që Shqipëria duhet të vazhdojë të japë në funksion të diskutimit të ardhshëm nga Shtetet Anëtare të BE-së në Këshillin e Çështjeve të Përgjithshme më 15 tetor”, tha Kocijancic për Fax News.

Pas

Megaoperacion ndërkombëtar, ja 4 grupet kriminale që u shkatërruan sot

Para

Meta e tepron talljen ndaj Ramës: Ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!

Para
Meta e tepron talljen ndaj Ramës: Ky kërkon vetëm “Urdhrin e Tao-Spiropalit”!

Meta e tepron talljen ndaj Ramës: Ky kërkon vetëm "Urdhrin e Tao-Spiropalit"!

Të Gjitha

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

nga Fast News
13:00 | 15/05/2025
0

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

nga Fast News
12:30 | 15/05/2025
0

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

Nga një kurs 5-dollarësh tek një perandori, si lindi suksesi i Ben & Jerry’s?

nga Fast News
11:45 | 15/05/2025
0

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

Karakteristikat më të kërkuara nga punëdhënësit në LinkedIn

nga Fast News
11:30 | 15/05/2025
0

Recent News

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

Vendimet e gjykatave, jepen 3.8 milionë euro nga buxheti

13:00 | 15/05/2025
Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

Bill Gates do ishte triloner sot, po ja si “humbi” 1.2 trilion dollarë

12:30 | 15/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar