Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Tritol vilës 5 katëshe, zbradhen detajet dhe motivet

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Tritol vilës 5 katëshe, zbradhen detajet dhe motivet
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një sasi eksplozivi ka shpërthyer mbrëmjen e së hënës në oborrin e një vile në zonën e Kamzës, fatmirësisht duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 22:14, në afërsi të shtëpisë 5-katëshe që ndodhet në rrugën “Mujo Ulqinaku”, por anëtarët e familjes kanë shpëtuar pa dëmtime, duke qenë se jetonin në katet e sipërme.

Valës shpërthyese të eksplozivit, që dyshohet të ketë qenë tritol, nuk i ka shpëtuar as një automjet që ndodhej i parkuar në oborr. Burimet thanë se ngjarja ka ndodhur në banesën e shtetasin Gjergji Kola, i cili ka pretenduar se nuk ka probleme me njeri.

Në njoftimin zyrtar, Policia e kryeqytetit shprehet se në momentin e shpërthimit nuk ka pasur njeri në shtëpi, megjithëse familjarët thanë dje se ndodheshin brenda, por në katet e sipërme. Policia thekson gjithashtu se e ka identifikuar autorin e dyshuar të ngjarjes dhe po punon për kapjen e tij.

“Më datë 19 gusht, rreth orës 22:14, në rrugën ‘Mujo Ulqinaku’, në Kamzë, në oborrin afër derës së banesës së shtetasit Gj. K., ka shpërthyer një sasi e vogël lënde e dyshuar plasëse, duke shkaktuar dëme të vogla materiale. Në momentin e shpërthimit në banesë nuk ka pasur njeri. Pas veprimeve të para hetimore, Policia ka identifikuar autorin e dyshuar dhe po punon për kapjen e tij. Për arsye hetimore, nuk bëhen me dije të dhënat e tij”, tha zyrtarisht Policia e Tiranës.

Sa i përket motivit të kësaj ngjarjeje, edhe Policia, edhe vetë familjarët shprehen të rezervuar. Ata flasin për një konflikt të brendshëm, familjar, por pa dhënë detaje rreth këtij konflikti.

Ndërsa në Polici, i zoti i shtëpisë ka theksuar se nuk ka probleme me askënd dhe nuk mund të japë asnjë emër konkret si autor të dyshuar të kësaj ngjarjeje.

Edhe disa banorë të zonës pranë vendit ku ndodhi ngjarja, tregojnë se sulmi me eksploziv mund të ketë ardhur si pasojë e konflikteve familjare që Gjergji Kola ka pasur, duke qenë se ai ishte person i qetë dhe nuk kishte probleme me persona të tjerë.

Burime nga Policia thanë se Kola, prej disa kohësh ka pasur probleme të brendshme, të cilat nuk i ka adresuar as në Polici, as te të afërmit e tij./PANORAMA

Pas

Bllokimi i 550 tonëve naftë, Rama: Do godasim të mëdhenjtë në fillim

Para

Tregtonin jashtë kushteve sanitare, AKU bllokon katër subjekte në Lushjne, Fier dhe Durrës

Para
Tregtonin jashtë kushteve sanitare, AKU bllokon katër subjekte në Lushjne, Fier dhe Durrës

Tregtonin jashtë kushteve sanitare, AKU bllokon katër subjekte në Lushjne, Fier dhe Durrës

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

nga Fast News
18:43 | 09/11/2026
0

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

nga Fast News
16:17 | 09/11/2026
0

Pensionistët/ Bonusi dyfishohet nga janari 2027, ja sa do të përfitojë çdo kategori

Ibrahimaj: 20 miliardë lekë për bonusin e pensionistëve, 4 miliardë për indeksimin

nga Fast News
15:17 | 09/11/2026
0

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

Buxheti 2027/ Ministrja Ibrahimaj zbardh fondet për biznesin dhe punësimin

nga Fast News
12:29 | 09/11/2026
0

Recent News

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

Falja e detyrimeve tatimore, 223 mijë përfitues dhe 465 milionë euro të fshira

18:43 | 09/11/2026
5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

5,000–10,000 lekë në muaj për fëmijët, Rama prezanton skemën

16:17 | 09/11/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora