Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Bota

Mbledhja e G7, të ndarë më shumë se kurrë për Rusinë dhe Iranin

nga Fast News
7 years më parë
në Bota
0
Mbledhja e G7, të ndarë më shumë se kurrë për Rusinë dhe Iranin
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Udhëheqësit e vendeve më të industrializuara të botës po marrin pjesë në samitin e tyre të përvitshëm.

Grupi i të Shtatëve (G-7) është mbledhur këtë vit në qytetin Biarritz, të Francës.

Përpara fillimit të samitit, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi se do të vendoste tarifa ndaj verës franceze, e cila përfaqëson pjesën më simbolike të industrisë së vendit. Kjo deklaratë shtoi edhe më shumë tensionin mes udhëheqësve, të cilët vazhdojnë të jenë të ndarë për çështje si ndryshimet klimatike, përballja me Kinën dhe Iranin, apo mundësia e rikthimit të anëtarësisë së Rusisë në G-7, si dhe dalja e Britanisë nga Bashkimi Evropian.

Për shkak të këtyre diferencave të thella, konsensusi duket se ka pak shanse për t’u arritur. Pas sesionit të parë të së dielës, udhëheqësit nuk arritën dot një marrëveshje për ripranimin e Rusisë në G-7 brenda vitit 2020. Rusia u dëbua pas pushtimit të Ukrainës dhe aneksimit të Krimesë në vitin 2014.

Pas sesionit të parë të punimeve për ekonominë globale, politikën e jashtme dhe çështjet e sigurisë, qeveria franceze njoftoi se udhëheqësit kishin rënë dakort që Presidenti francez Emmanuel Macron t’i dërgojë një mesazh Iranit dhe të zhvillojë bisedime me zyrtarët iranianë. Nuk u dhanë detaje për përmbajtjen e këtij mesazhi dhe Presidenti Trump tha se nuk kishte diskutuar asgjë për ndonjë mesazh drejtuar Iranit apo për bisedime. Megjithatë, ai shtoi më vonë se nuk do të pengojë askënd që dëshiron të bisedojë me Iranin.

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Donald Tusk, President i Këshillit Evropian, pranoi se “është bërë gjithnjë e më e vështirë që të gjejmë gjuhën e përbashkët”.

Presidenti francez Emmanuel Macron ka bërë të ditur se nuk do të ketë një komunikatë të përbashkët në përfundim të samitit, duke përmendur ndër arsyet mosmarrëveshjet mes Presidentit Trump dhe udhëheqësve të tjerë për çështjet kyçe.

Kjo do të jetë hera e parë në historinë e G-7tës që samiti do të përfundojë pa një komunikatë.

Samiti mundësoi takimin e parë mes Presidentit Trump dhe Kryeministrit britanik Boris Johnson, që kur ai pasoi në këtë detyrë ish-Kryeministren Theresa May, e cila nuk arriti menaxhimin e suksesshëm të procesit të daljes së Britanisë nga BE-ja – Brexit.

Vendet anëtare të G-7tës janë Kanadaja, Franca, Gjermania, Italia, Japonia, Britania dhe Shtetet e Bashkuara.

Pas

Mos bëni GABIM! Pse s’duhet të lejoni që fëmijë juaj të ulet në pozicionin W

Para

Aksident i frikshëm në Tepelenë, makinat bëhen copë

Para
Aksident i frikshëm në Tepelenë, makinat bëhen copë

Aksident i frikshëm në Tepelenë, makinat bëhen copë

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

nga Fast News
13:31 | 28/03/2026
0

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

nga Fast News
13:28 | 28/03/2026
0

WhatsApp tani mund të hartojë përgjigje të gjeneruara nga AI bazuar në bisedat e tua

WhatsApp tani mund të hartojë përgjigje të gjeneruara nga AI bazuar në bisedat e tua

nga Fast News
11:45 | 28/03/2026
0

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, nafta shkon në 218 lekë/litër

Bordi i Transparencës rrit sërish çmimin e karburanteve, nafta shkon në 218 lekë/litër

nga Fast News
11:38 | 28/03/2026
0

Recent News

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

Zakone të njerëzve me vetëbesim të lartë

13:31 | 28/03/2026
Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

Bie numri i aksidenteve rrugorë, por shkaku kryesor mbeten drejtuesit e mjeteve

13:28 | 28/03/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Diaspora
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Diaspora