• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Kur shteti çmendet më keq se Mihali

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Kur shteti çmendet më keq se Mihali
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Nga Armand Shkullaku 

Kur erdhi në pushtet, rreth 6 vite më parë, Edi Rama deklaroi se “do të qeveriste me forcën e shembullit dhe jo me shembullin e forcës”. Midis dhjetra rasteve që vërtetojnë të kundërtën e këtij premtimi, shkëlqeu sot aksioni “i fuqishëm” për të shembur lokalin e Mihal Kokëdhimës në Porto Palermo.



Pasi e burgosi, damkosi, e shpalli armik të imazhit të Shqipërisë në botë, gjithë shteti u ngrit në këmbë për të shembur një ndërtesë, që bënte hije tash sa vite në sytë e të parit të vendit, sa herë që ai kalonte ndër ato vise ku ka bërë ndërmend edhe të pleqërojë (me ose pa Koçon). Ndaj Mihalit të ish “Panoramës”, tani ka mbetur vetëm masa e dëbim- internimit familjar dhe heqja e të drejtës së studimit për fëmijët e nipërit.

Një dhunë e tillë shtetërore, që transmetohet live që në pikë të mëngjesit, është ku e ku më shqetësuese sesa çmenduria e Mihalit mbi një makinë turistësh. Sepse kur çmendet shteti pasojat nuk janë më tek imazhi i Shqipërisë në botë, por tek jeta e gjithësecilit prej nesh që kemi të bëjmë çdo ditë me një shtet të tillë.

Fadromat e shfaqura në një spektakël populist të hakmarrjes, nuk ishin gjë tjetër veçse metaforë e një fenomeni që e përjetojmë prej kohësh: shteti jam unë, ligji jam unë!

Kryeminstri nuk arriti dot në asnjë ditë të vetme që të qeverisë nëpërmjet forcës së shembullit. Entuziastët që brohorisnin aksionet e tij të fillimit për kontrollin e territorit, u ftohën shpejt kur panë shembullin e selektimit dhe të standarteve të dyfishta. Disa ndërtime në Jug, por edhe në shumë vende të tjera, pronë e njerëzve pranë kryeministrit, jo vetëm nuk u prekën, por u rritën me ritme të shfrenuara duke gërryer kodra e duke zaptuar edhe bregun e detit.

Mbiemri i Mihalit, përsa kohë Edi Rama do pleqëronte me Koçon, ishte garanci e lulëzimit të një biznesi, që tani “u zbulua” se paskërka qenë pa leje. Sigurisht që nuk është vetëm Mihali. Drejtorët aksionsitë të Ramës mjafton të bëjnë një verifikim të thjeshtë të zonës dhe do dalin plot mihalë që janë shembulli i dëshmtimit të kontrollit të famshëm mbi territorin.

Dhuna shproporcionale dhe e zhurmshme e shtetit ndaj individi, qoftë ky edhe në një aktivitet ta paligjshëm, u manifestua pikërisht për të shurdhuar dështimin 6 vjeçar dhe aferat korruptive me pronat në bregdet.

Kjo dhunë u transmetua live për të treguar se Ai nuk fal, se Ai është i ndjeshëm ndaj shkelësve të ligjit, se Ai nuk duron dot t’i preket imazhi i Shqipërisë…  Se Ai të bën gjëmën. Ai dhe jo ligji, lideri populist dhe jo kryeminstri i zgjedhur për të qeverisur dhe respektuar shtetin ligjor.

Mihali u burgos në emër të këtij populizmi. Në një vend normal, burgu është masa më ekstreme dhe për një rast të tillë nuk do të ishte aplikuar. Mihali mund të dërgohej në një spital psikiatrik apo të detyrohej të paguante dëmin e shkaktuar, material dhe shëndetësor, por në Shqipëri nuk vendos ligji i ftohtë por vullneti i nxehtë i të parit të vendit, sepse ai nuk mund të qeverisi veçse me shembullin e forcës.

Ky shembull force shkatërroi sot edhe godinën në Porto Palermo, pa respektuar asnjë procedurë ligjore, pa verifikuar nëse ishte në proces legalizimi, pa pyetur për të drejtën e ankimimit. Sepse kryeministri do të tregojë se shteti dhe ligji është ai vetë, ndërsa çmënduri të tilla populiste i paguajmë ne të gjithë.

Kemi paguar miliona për pallatin e famshëm të “Lul Bashës” në Vlorë, do paguajmë shumë të tjera për mbylljen e Agon Channel, vazhdojmë të paguajmë për dhjetra raste, ku nuk është përfillur ligji e procedura por ka vendosur vullneti i kryeministrit.

Çmenduria mbi makinë, bashkë me mbiemrin, i kushtoi shtrenjtë Mihalit, kurse çmenduria e shtetit sa herë hipën mbi fadroma na kushton shumë më shtrenjtë të gjithëve. Prandaj përpara se të mbërthehemi nga histeria kolektive për të linçuar atë që na “prishi imazhin”, të kërkojmë që ai dhe kushdo tjetër të gjykohen e ndëshkohen me metrin e ligjit dhe jo me humorin e kryeministrit.

Përndryshe, mihalët e çmendur nuk do të na mungojnë asnjëherë në krye të vendit dhe halli ynë do jetë shumë herë më i madh se sa ankthi që përjetoi miliarderi spanjoll./Lapsi.al

Pas

Iu kthye policit me grushte, arrestohet 27-vjeçari

Para

Mahnitëse, del në shitje vila 13 milionë dollarëshe e Valentino-s

Para
Mahnitëse, del në shitje vila 13 milionë dollarëshe e Valentino-s

Mahnitëse, del në shitje vila 13 milionë dollarëshe e Valentino-s

Të Gjitha

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

nga Fast News
08:43 | 14/05/2025
0

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

nga Fast News
08:25 | 14/05/2025
0

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

Aftësia që duhet të zotëroni para të 20-ave!

nga Fast News
08:10 | 14/05/2025
0

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

Samiti i BE-së në Tiranë, akset rrugore që do të bllokohen

nga Fast News
08:05 | 14/05/2025
0

Recent News

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

PS fitoi/ A do mbahen premtimet për rritje pagash e pensionesh?

08:43 | 14/05/2025
Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

Mandati i katërt kërkon ekonomi të re – Jo vetëm stabilitet politik

08:25 | 14/05/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Mbështetur nga

Ky website mirëmbahet me mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian dhe Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim. Përmbajtja e tij është përgjegjësi e vetme e „Fast News Economy by Aurora Sulce“ dhe nuk përfaqësojnë domosdoshmërisht pikëpamjet e Bashkimit Evropian apo të Ministrisë Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar