• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Po zë vendin e Qazim Sejdinit, kandidati për Elbasanin tregon punën më të vështirë që e pret

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Po zë vendin e Qazim Sejdinit, kandidati për Elbasanin tregon punën më të vështirë që e pret
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Elbasani është ndalesa e radhës e A2 Business Week. Edhe pse shumë afër me Tiranën, realiteti me të cilin përballet Elbasani është shumë i ndryshëm. Për të folur mbi problematikat e Elbasanit ishin të ftuar në studiot e A2 CNN ish kryetari i Bashkisë së Elbasanit,  Ardian Turku dhe Ahmet Mehmeti nga Shoqëria civile.

Pavarësisht paqartësive politike, të paktën zyrtarisht fushata për zgjedhjet e 30 qershorit mbetet e hapur dhe në Elbasan, një ndër qarqet kryesore në vend, me numrin më të madh të familjeve me ndihmë ekonomike, në garë është vetëm një kandidat, Gentjan Llatja i Partisë Socialiste, ish prefekti i Qarkut.

Ai pranon që zgjedhjet pa një rival tradicional bëjnë që kjo të jetë “fushata që ndoshta të gjithë do të donim përherë, pa shumë reklamë, postera, flamuj, fushatën e bëjnë njerëzit”, edhe pse shton se “normalisht, do të ishte mirë që të kishte edhe opozitë në këshillin bashkiak”.

Por kjo veçanti, sipas tij, nuk ndryshon fushatën e Partisë Socialiste në Elbasan, sepse “si përherë, jemi fokusuar te puna jonë, nuk do të ndryshonim edhe sikur të kishim një kandidat përpara”.

Problematikat dhe pikat e platformës



Elbasani ka 130 fshatra, ku ka probleme të mëdha në infrastrukturë. Ujësjellës, kanalizime, rrugë, ky është prioriteti kryesor.

Do të duhet të mendoj për të gjithë qytetarët e një zone territoriale shumë të madhe, nga Zavalini që është afër Gramshit deri në Krrabë që ndodhet pranë kryeqytetit.

Punësimi

Pushteti vendor është facilitues tek politikat shtetërore, por ka ndikim shumë të madh në bashkëpunimin  e institucioneve. Kemi Institucione të mira për sa i përket formimit profesional, por  duhet bërë një ndërmjetësim më i mirë. Vende pune ka, kemi shumë fasone këtu që nuk po gjejnë krahë pune, por edhe punëkërkues që nuk kanë qenë një herë në zyrat e punës. Kemi projekte për orientimin e bizneseve të reja, për punësimin e të rinjve”.

Pse duhet t’ju votojnë qytetarët?

Qytetarët do të kenë një kontratë me kryebashkiakun e ri të Elbasanit, për zhvillimin e qytetit dhe zhvillimin  e fshatit. Është bërë punë  e mirë në këto 6 vite me Qazim Sejdinin, dhe sigurisht me qeverinë e Edi Ramës, por ne kemi një vizion për zhvillimin ekonomik të qytetit, për projektet infrastrukturore të Bashkisë”. Burimi: a2cnn.com

Pas

Kush VIP-at e sotëm që ndoqën gjurmët e prindërve të tyre (LISTA+FOTO)

Para

Reali mbret i merkatos, zyrtarizon afrimin e futbollistit francez

Para
Reali mbret i merkatos, zyrtarizon afrimin e futbollistit francez

Reali mbret i merkatos, zyrtarizon afrimin e futbollistit francez

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar