• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Meta shtyu zgjedhjet, vjen reagimi i Bindjes Demokratike: S’ka lidhje me kushtetutën, vendimi erdhi pas intervistës së Palmer

nga Fast News
7 years më parë
në Të gjitha
0
Meta shtyu zgjedhjet, vjen reagimi i Bindjes Demokratike: S’ka lidhje me kushtetutën, vendimi erdhi pas intervistës së Palmer
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Kryetari i partisë Bindja Demokratike ka folur për herë të parë pas vendimit të presidentit Ilir Meta për të shfuqizuar datën 30 qershor për zgjedhjet elektorale në vend.

Patozi shprehet se akti i presidentit nuk ka lidhje me kushtëtutën dhe se ky vendim sipas tij u mor pas intervistës së Mattheë Palmer, ndihmës sekretar i shtetit në SHBA.

Sipas kryetarit të BD, ky vendim shkon kundër kushtetutës por edhe logjikës më minimale.

REAGIMI I PLOTE I ASTRIT PATOZIT

AKTI I PRESIDENTIT NUK KA LIDHJE ME KUSHTETUTËN. REAGIMI ERDHI PAS INTERVISTËS SË METTHEË PALMER

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy



🏛️ LIGJET E BIZNESIT–Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

(Në përgjigje të interesit të medias, lidhur me paralajmërimin e dekretit për ndryshimin e datës së zgjedhjeve)

BINDJA DEMOKRATIKE është shprehur që në ditën e parë të themelimit të saj se nuk e ka shqetësim fare datën e zgjedhjeve, sepse ajo do të merrte pjesë në to, kurdo që ato të mbaheshin. Për ne ka pasur më tepër rëndësi procesi, i cili duhet të ishte brenda standarteve të OSBE/ODIHR-it, se sa rezultati i partisë në ato zgjedhje.
Dëshira jonë e fortë ka qenë që në këto zgjedhje të merrnin pjesë të gjitha forcat politike të vendit dhe pas përfundimit të tyre mundësisht të gjitha ta pranonin rezultatin, që Shqipëria të kthehej më në fund në një vend normal.
Thënë këto, ne nuk mund të qëndronim indiferentë dhe të bënim si të painteresuar ndaj një realiteti të ri që është krijuar artifiacialisht në Shqipëri. E kam fjalën, për lajmërimin e Presidentit të Republikës se ka ndërmend të ndryshojë me dekret datën e zgjedhjeve vendore.
Si njëra nga forcat politike pjesmarrëse në garën e 30 qershorit, ne mendojmë se këtu nuk kemi të bëjmë fare me një debat kushtetues. Po të kishte pasur të tillë, Presidenti i Republikës, me shumë gjasa, do ta kishte ezauruar atë përpara se të binte gongu i fushatës dhe jo tani që jemi gati në mesin e saj.
Sepse ne besojmë që zgjedhjet janë një çështje shumë e rëndësishme dhe serioze dhe se ato nuk mund të trajtohen si shaka. Ti nuk mund t’u thuash sot miliona shqiptarëve, që janë përfshirë në këto zgjedhje, qoftë edhe duke parë në televior fushatat e partive garuese, se loja duhet të anullohet. Sepse, kjo do të ishte shumë e tëndë. Unë besoj se një gjë e tillë shkon kundër kushtetutës, kundër precedentit, por edhe kundër logjikës më minimale.
Ndaj edhe nuk shikoj asnjë arsye pse të presim të hënën që të njihemi me argumentet kushtetuese të Presidentit, për shkak se kjo është një çështje thellësisht politike. Dhe mjafton një analizë e thjeshtë për këtë.
Dje në Tiranë nuk kishte asgjë të re nga palët ndërluftuese të politikës sonë të vjetër. Edi Rama ishte në fushatë, ndërsa Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, në protestë. Pra të gjithë në llogoret e tyre të kahershme, një pozicion që e mbajnë njësoj prej pothuajse katër muajsh.
E vetmja e re dje për politikën në Shqipëri ishte intervista e zotit Palmer nga Uashingtoni, e cila me sa duket prishi qetësinë dhe zgjoi reagimin radikal të Presidentit.
Ndaj unë gjykoj, se kjo është një arsye më shumë, se përse shqiptarët duhet të shkojnë në zgjedhje dhe të votojnë më 30 qershor.

 

 

 

 

Pas

Oficeri i policisë i veshur civil kërcënon gazetarin në krye të detyrës

Para

“Gruaja s’më ka frikë”, Kujtim Gjuzi flet hapur për çështjet e zemrës

Para
“Gruaja s’më ka frikë”, Kujtim Gjuzi flet hapur për çështjet e zemrës

“Gruaja s’më ka frikë”, Kujtim Gjuzi flet hapur për çështjet e zemrës

🎙️ Podcast “Money Hour” | Fast News Economy

🏛️ LIGJET E BIZNESIT | Ligji në Kohë Reale për Biznesin Modern

Të Gjitha

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

nga Fast News
14:00 | 17/01/2026
0

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

nga Fast News
13:10 | 17/01/2026
0

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

20 shprehi ditore që ju bëjnë më të mençur

nga Fast News
13:00 | 17/01/2026
0

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

“BBC -ja dhe Churchilli si leksion historie për RTSH-në”

nga Fast News
12:30 | 17/01/2026
0

Recent News

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

Koleksionisti francez që mblodhi mbi 200 mijë sende, veshje dhe objekte të Brigitte Bardot

14:00 | 17/01/2026
Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

Kushti i Ramës për kryebashkiakët: 1 mijë investime përmes Paketës së Maleve ose nuk rikandidoni

13:10 | 17/01/2026

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar