• Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
Nuk ka rezultat
View All Result
Nuk ka rezultat
View All Result
  • Logo LIGJET E BIZNESIT


Fillimi Të gjitha

Mega-operacion anti kokainë, arrestohet koka e bandës, 51-vjeçari nga Shkodra

nga Fast News
6 years më parë
në Të gjitha
0
Mega-operacion anti kokainë, arrestohet koka e bandës, 51-vjeçari nga Shkodra
152
SHPERNDAJ
1.9k
Klikime
Share on FacebookShare on Twitter

Një operacion i madh i policisë shqiptare në bashkëpunim me partnerët europian është përmbyllur këtë të mërkurë. 42, janë personat e arrestuar në operacionin masiv policor të shtrirë në Shqipëri dhe gjashtë shtete të Bashkimit Europian. Mësohet se në vendin tonë  është vënë në pranga në Shkodër një 51-vjeçar, me inicialet A.B. i cili konsiderohet si kreu i grupit kriminal.

Operacioni ndërkombëtar i koduar “Goldfinger”, është organizuar nga EUROPOL, në Danimarkë, por është shtrirë edhe në Suedi, Gjermani, Belgjikë, Holandë, Slloveni dhe Shqipëri, duke pasur bashkëpunimin me këto polici.

Policia ka shpallur në kërkim edhe një person tjetër në Shqipëri, por për arsye hetimi nuk bëhen të ditura gjeneralitetet e tij. Përmes veprimeve hetimore në të gjitha shtetet e lartpërmendura është dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1 mijë 650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së.

Janë sekuestruar 40 kg kokainë, u kontrolluan me dhjetëra ambiente, u sekuestruan mbi 600 mijë euro, arme zjarri, granata, disa automjete dhe objekte te ndryshme, etj.

“Në Shqipëri gjatë fazës operacionale u përfshinë Drejtoria Hetimore Qendrore në Departamentin e Policisë Kriminale, Drejtoria Vendore e Policisë  Shkodër, Tiranë dhe Korçë, ku në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda, mëngjesin e sotëm në Shkodër,  u bë arrestimi i shtetasit A. B., 51 vjeç, banues në Shkodër, me rol aktiv (kryetar i grupit kriminal), për veprat penale: “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. U shpall në kërkim një shtetas tjetër, por për arsye hetimi, nuk bëhen të ditura gjeneralitetet”.



Në Shqipëri gjatë operacionit u  sekuestruan rreth 200 mijë euro, 10 milion lekë, 7 automjete, 1 biznes me vlerë investimi mbi 1 milion euro.

Pas

Merkato e lojtarëve shqiptarë, Rrahmani dhe Mavraj me ekipe të reja

Para

Kush është koka e bandës me 42 anëtarë që u arrestua sot në Shkodër (EMRI)

Para
Kush është koka e bandës me 42 anëtarë që u arrestua sot në Shkodër (EMRI)

Kush është koka e bandës me 42 anëtarë që u arrestua sot në Shkodër (EMRI)

ADVERTISEMENT

Të Gjitha

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

nga Fast News
14:00 | 13/12/2025
0

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

Qyteti ku mund të paguash pothuajse gjithçka me Bitcoin

nga Fast News
13:30 | 13/12/2025
0

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

Arsyet shkencore pse kafja ju bën më të lumtur dhe më produktiv

nga Fast News
13:00 | 13/12/2025
0

Recent News

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

10 vendet më të mira për të jetuar në 2026

14:00 | 13/12/2025
Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

Samiti i NATO-s në Tiranë, qeveria ngre Task-Forcën për organizimin e eventit

13:30 | 13/12/2025

Categories

  • Aktualitet
  • Analizë
  • Barazia Gjinore
  • Biznes
  • Bota
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar
  • Ekonomi
  • Finance
  • Lifestyle
  • LIGJET e BIZNESIT
  • Të gjitha
  • Teknologji
  • Uncategorized

Rreth nesh

Fast News Economy është portali dedikuar ekonomisë, që informon mbi zhvillimet e fundit nga vendi dhe bota. Lajme të shpejta, analiza, opinione, gjithcka që doni dhe duhet të dini nga ekonomia i gjeni këtu.
Fast News Economy portali i lajmit të shpejtë!
Fast News Economy

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Home
  • Biznes
  • Finance
  • Analizë
  • Teknologji
  • Logo LIGJET E BIZNESIT
  • Barazia Gjinore
  • Burime Njerëzore
  • Edukim Financiar