Linda Rama do të udhëtojë në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për një mision të rëndësishëm.
Ajo do të jetë folësja kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër që do të mbahet në datat 13-14 korrik.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetarja e kësaj shoqate, Mirela Sula.
“Është zyrtare, Linda Rama, gruaja e kryeministrit të Shqipërisë do të jetë folësja jonë kryesore në Samitin Global të Gruas në Londër – Bashkohu me ne në 13-14 korrik”, shkruan Sula në një foto ku shfaqet përkrah bashkëshortes së kryeministrit.